Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-kryeministri vuri theksin te intervista e mbrëmshme e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe te deklaratat e këtij të fundit, duke thënë se Ahmetaj ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë.
TIRANA- Ka vijuar përsëri mbrëmjen e sotme protesta e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha poshtë banesës së tij.
Berisha vuri theksin te intervista e mbrëmshme e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj dhe te deklaratat e këtij të fundit, duke thënë se Ahmetaj ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë.
Berisha tha se 'vjedhje e shekullit' kurrë nuk mund të ndodhte pa angazhimin direkt të Edi Ramës. Ai shtoi se lidhur me këtë, Edi Rama zgjodhi për kurban Arben Ahmetaj.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD-së, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.
Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani. Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprera nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Arben Ahmetaj. Por Arben Ahmetaj mbrëmë nuk ju tha të vërtetën ju dhe as demokratëve, se ju e keni dëgjuar dhe besuar, por ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë llahtarisht, është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë. Se ka për kokë Edi Ramën dhe fallangat e tjera të krimit pas tij. Të dashur miq! Gjatë verës, në mënyrën më të përsëritur por edhe në këto kohë në mënyrë të përditshme, PD-ja ju ka deklaruar shqiptarëve se afera e djegësave është vjedhja e shekullit. Se kjo vjedhje e shekullit kurrë nuk mund të ndodhte pa angazhimin direkt, personal, pa firmat fap, fap, fap, e paf, paf, paf, të kryehajdutit të kombit, Edi Rama. Sepse është Edi Rama që në 2014 përmbysi strategjinë e trajtimit të mbetjeve me landfille të hartuar me paratë e BE-së dhe e zëvendësoi në mënyrë të kundraligjshme me strategjinë e djegësave. Është personalisht Edi Rama përgjegjës direkt, që imponoi me Agaçin me Metanin kalimin nga strategjia e landfill në strategjinë e djegësave. Është personalisht Edi Rama dhe askush tjetër nuk mundej që të përfshinte në buxhetin afatmesëm, buxhetimin me 200 mln euro të tre djegësave që mjaftonin për të djegur mbeturinat e gjithë Ballkanit. Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin ata të cilët mblodhën brenda 24 orësh, 17 firma të të gjitha ministrive që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shtetit shqiptar. Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin e tij të cilët firmosën për procedurën me negociata të mbyllura, ndërkohë që ajo ishte në kundërshtim flagrant me çdo ligj të vendit. Gjithçka ne e paraqitëm para jush. Paraqitëm çdo dokument. Komisioni Hetimor parlament nxorri në dritë të gjitha. Por Edi Rama për të larë duart si pilati zgjodhi politikën e kokave të turkut. Pas arrestimit të Lefterit, i cili ishte një hajdut me qira, e merrnin me qira sa herë u duhej për të vjedhur. Edi Rama zgjodhi për kurban Arben Ahmetaj.
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas interivtës së ish-zëv...
arben ahmetaj ZVICËR- Media zvicerane "Tagesanzeiger.ch" i ka kushtuar një artikull intervistës që ka dhënë ish-zëvend&e...
Fatmir Mediu SHBA- Mbledhja e zhvilluar e një forumi të Kongresit amerikan ka patur në fokus ndikimin e Rusisë dhe Kinës n&eu...
pamje nga takimi SHBA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga e hëna ndodhet në një vizitë...
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka reaguar për intervistën e djesh...
Foto ilustruese TIRANË- Të hënën opozita do të zhvillojë një protestë para Kuvendit. Protesta do të mbahet n&e...
Vangjush Dako TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë ditën e sotme sërish gjykimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vang...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Beqaj...
Arben Ahmetaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 16 shkurt seancën paraprake në lidhje me kalimin ose p&e...
Arben Ahmetaj TIRANË- Me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se po tenton ta bëjë kokë turku për të fshehur të vërtet...