LIVE UPDATES
Politike

Arlind Qori prezanton programin e Lëvizjes Bashkë, nga pensionet tek ekonomia, arsimi e shëndetësia, ja çfarë përfshihet

Ai foli më tepër se çfarë do të bëjë Lëvizja Bashkë për bujqësinë. Duke u ndalur tek arsimi, Qori vlerësoi se pikërisht arsimi përbën një shtyllë të rëndësishme të shtetit social. Ai shtoi se duhet gjithashtu që të shëndoshet demokracia universitare.

26 Mars 2025, 17:49 Nga M.B
Arlind Qori prezanton programin e Lëvizjes Bashkë, nga pensionet tek
Arlind Qori

TIRANA- Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori shpjegoi disa aspekte të rëndësishme të programit të Lëvizjes Bashkë. I ftuar në studion e News 24 Qori tha se Lëvizja Bashkë ka bashkëpunuar me ekspertë të njohur për të përgatitur programin. Ai foli më tepër se çfarë do të bëjë Lëvizja Bashkë për bujqësinë. Duke u ndalur tek arsimi, Qori vlerësoi se pikërisht arsimi përbën një shtyllë të rëndësishme të shtetit social. Ai shtoi se duhet gjithashtu që të shëndoshet demokracia universitare.

Për ekonominë, Qori tha se Lëvizja Bashkë është për taksën progresive. Ai premtoi se nëse Lëvizja Bashkë do jetë në qeveri, paga minimale do të jetë 60 mijë lekë të reja. Më tej, Arlind Qori foli me detaje për programin e Lëvizjes Bashkë, sa i përket shëndetësisë dhe pensioneve. Ai tha se shëndetësia do jetë falas e se pensioni minimal do të jetë 200 euro.

Pjesë nga fjala e Qorit:

Kemi 15 muaj që punojmë për programin e Lëvizjes Bashkë. Na duhet një shtet zhvillimor. Kemi bashkëpunuar me 50 ekspertë për programin. Industria dhe bujqësia duhet të mbështeten. Programi ynë ka 177 faqe. Buxhetin e shtetit për bujqësinë duam ta dërgojmë tek 5 përqind. Ne duam të kemi skemë subvencioni tek 5 përqind. Bujqit nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë shumë herë më tepër traktorë sesa bujku shqiptar. Do rrisim subvencionet, do ngremë institucione që shpërndajnë subvencionet sipas meritës, subvencionet do shkojnë dhe për produktin. Do të nxisim bashkëpunimin mes bujqve. Sot ligji është çmenduri, që nëse bashkëpunon me fermer tjetër, ti taksohesh më shumë. Është çmenduri. Në Perëndim, shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor janë tepër të rëndësishme. Shteti duhet të nxisë prodhimin e produkteve. Shteti ndërhyn duke mundësuar dhoma frigoriferike dhe vendos çmime minimale. Ne duam që shkollat publike të jenë me ushqim. Duam të lidhim arsimin me bujqësinë. Çdo vend i rajonit e subvencionon më mirë bujqësinë. Këtu janë vjedhur edhe fondet e IPART.

Arsimi është shtyllë e shtetit tonë social. Pagat e mësuesve duam t’i rrisim me 20 përqind, që pagat të jenë 1 milion së paku. Fëmijët duhet të qëndrojnë më shumë në shkollë. Financimin e arsimit duhet ta çojmë në së paku 4 përqind. Fëmija duhet të rrijë në shkollë edhe për të bërë një kurs, që të ketë komunitet të shëndetshëm. Ne luanim pas shkolle, ndërsa sot poshtë pallatit të shtyp makina. Të përdorim shkollat si qendra të edukimit të avancuar të fëmijëve. Ne duhet të ngremë grupe ekspertësh të pavarur që të përcaktojmë kurrikulat. Partia në pushtet nuk do vendosë për kurrikulat. Tiranës i mungojnë 30 shkolla. Të ngremë infrastrukturën arsimore. Të marrë fund mësimi me turne, mësuesit duhet të mos kërcënohen, pasi ndihen të kërcënuar nga politika. Në universitet, do luftohen marrëdhëniet klienteliste në universitet, do luftohen plagjiaturat. Plagjiatura është vjedhje, duhet të hetohet. Duhet të shëndoshet demokracia universitare.

Ne jemi për taksim progresiv. Ne duam të vëmë taksë 3 përqind për kompanitë që investon në teknologjinë e informacionit, por bazohet edhe sa e madhe është kompania. Tatimi personal është me fasha. Tatimi për ata që marrin shumë para do shkojë deri në 35 përqind. Ne duam të kemi ngremë pensionet, të investojmë më shumë në arsim e në shëndetësi. Për punonjësit që kanë të ardhura deri në 2 milionë lekë të vjetra të muaj, tatimi nuk do jetë i lartë. Ne propozojmë pagë minimale 60 mijë lekë të reja, me zero taksë. Tatimi vjen në rritje në bazë të të ardhurave. Ne duam që të nxisim punën efikase në administratë. Në vende të zhvilluara, tatimi për ata që kanë të ardhura të mira, tatimi është shumë i lartë. Një përqind e popullsisë mendoj se marrin aq shumë, sa duhet të japin. Nuk mund të jesh i lumtur, aty ku të tjerët janë të varfër. Ne duam të kthejmë shtetin social, ne duam të luftojmë korrupsionin dhe evazorët. Problemi jonë është që taksat na marrin, nuk bëjnë gjë.

Ne duam që 6 përqind e PPB të shkojë tek shëndetësia. Shëndetësia do jetë realisht falas, që kur të shkosh në spital mos të kesh nevojë të paguash. Ne duam që të rritet kontributi i shtetit tek ilaçet. Shqipëria ka nivelin më të lartë të pagesës nga xhepi, tek 60 përqind. Në Holandë prsh qytetari nxjerr 10 përqind nga xhepi, ku qytetarët janë të pasur. Na duhen fonde për shëndetësinë. Minimumi jetik është 21 mijë lekë të reja, pensioni minimal do jetë aq. Sikur ne të përgjysmojmë informalitetin në punë, do kishim gjysmën e parave që na duhen. Së paku ta kemi nivelin e informalitetit që ka Serbia dhe RMV. Sikur të mos kemi vjedhje, do kemi para të tjera.

arlind qori

Sondazh

Poll
Politike 26 Mars 2025, 14:59 N.F

Kenia njeh pavarësinë e Kosovës

Foto ilustruese KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë të mërkurën se Kenia e ka njohur zyrtarisht ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj