26 Mars 2025, 16:57
Nga M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte rënë pre e një thirrjeje me video nga dy humoristë rusë pak pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë. Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stolyarov, të njohur si Vovan dhe Lexus, publikuan në platformën Rumble një video të bisedës me kryeministrin Albin Kurti, duke pretenduar se po flisnin në emër të presidentit të Letonisë, Edgar Rinkevics.
Në një komunikatë në X, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se “ky incident” ndodhi më 11 shkurt, dy ditë pas zgjedhjeve në Kosovë. Ai e arsyetoi rënien e kryeministri pre e mashtrimit duke thënë se gjatë asaj kohe, Kurti po merrte telefonata të shumta urimi, pasi partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, doli e para në zgjedhje me rreth 42 për qind të votave.
“Për shkak të kohës së kufizuar, nuk ka qenë gjithmonë e mundur të kryheshin verifikime të thella të çdo thirrjeje”, tha Kryeziu.
Dyshja i ka vënë në siklet edhe më herët disa politikanë evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin polak Andrzej Duda, ish-kryeministrin britanik Boris Johnson, ish-kryeministrat e Malit të Zi Dushko Markoviç dhe Millo Gjukanoviç, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe figura të njohura si Elton John dhe Princi Harry, përmes thirrjeve të ngjashme.
Në video, Kurti i pranon urimet e dy humoristëve rusë që shtiren se po flasin në emër të presidentit Rinkevics dhe flet me ta për një sërë çështjes, përfshirë zgjedhjet, dialogun me Serbinë, të dërguarin e Trumpit për misione të veçanta, Richard Grenell, luftën hibride e çështje të tjera. Publikimi i kësaj videoje ka ngjallur shumë reagime në vend./ REL
albin kurti
Politike
26 Mars 2025, 16:39
B.Z
Edi Rama
SHKODËR - Kryeministri Edi Rama, po zhvillon këtë pasdite në një takim me sipërmarrësit e rinj në...
Politike
26 Mars 2025, 16:30
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë tri ankesat e fundit të subjekteve politike ndaj rezultateve të zgjedhjeve ...
Politike
26 Mars 2025, 16:00
M.B
Momenti i nënshkrimit
KOSOVA- Kenia, shtet afrikan, ka njohur pavarësinë e Kosovës të mërkurën, duke u bërë k&...
Politike
26 Mars 2025, 15:45
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha për Radion Evropa e Lirë se ka refuz...
Politike
26 Mars 2025, 15:29
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Shtatë kandidatë të partive të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen në Komisionin Qe...
Politike
26 Mars 2025, 14:59
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë të mërkurën se Kenia e ka njohur zyrtarisht ...
Politike
26 Mars 2025, 14:37
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Serbia ia ka ndalur vizitën ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në Preshev&eu...
Politike
26 Mars 2025, 13:35
r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet par...
Politike
26 Mars 2025, 13:30
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të mos zhvilluar debat pa...
Politike
26 Mars 2025, 13:20
N.F
Renzi
GJADËR- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi pas vizitës së tij në kampin e Gjadrit ka mbajtur fjalën e tij para mediave. ...