LIVE UPDATES
Politike

"Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e Shpiragut!", Berisha: Të vijë në debat, por është mbyllur me zhaba dhe Lali Lulin

Kreu i PD-së tha se në momentet më serioze për një komb, siç janë fushatat elektorale, që duhet të mësojnë se çfarë bëjnë forcat politike për 4 vite, Rama servir hardhuca dhe bretkosa.

26 Mars 2025, 13:30 Nga r.ll
"Miliardat e Ramës për integrimin si miliardat e
sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se dënon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për të mos zhvilluar debat para qytetarëve. Berisha tha se Rama ka gjetur Lulzim Bashën të cilit iu referua si "Lali Luli" dhe bën shfaqjen me të. 

Më tej, lideri i opozitës tha se premtimi i kryeministrit për integrimin në BE është një piramidë madhore mashtrimi. Ai u shpreh se milionat e Ramës për integrimin janë si miliardat e naftës së Shpiragut. 

Kreu i PD-së tha se në momentet më serioze për një komb, siç janë fushatat elektorale, që duhet të mësojnë se çfarë bëjnë forcat politike për 4 vite, Rama servir hardhuca dhe bretkosa. Ai tha gjithashtu se më 11 maj shqiptarët do i presin biletën e largimit nga qeveria Ramës dhe PS. 

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Natyrisht unë dënoj me forcën më të madhe mashtrimet e tij që bën, mbylljen e tij totale ndaj medieve, qëndrimin e tij prej burracaku dhe frikacaku që nuk guxon të ballafaqohet në debat para qytetarëve. Një njeri që ka qeverisur 12 vite duhej të ishte 12 herë i gatshëm të dilte para qytetarëve. Dhe bën lojën e klounit. Ka gjetur një Lali Lulin aty dhe e zëvendësoi Lali Erin dhe kjo është paraqitja e tij. Është dizastër.

Të vijë në debat televiziv, qoftë edhe për një temë të vetme. Të dalim në debat për integrimin evropian, të vijë. Integrimi i tij evropian është një piramidë madhore mashtrimi. Miliardat e tij janë të njëjta me ato të naftës së Shpiragut. Ju e mbani mend kur u tha shqiptarëve se do vërshojnë miliardat. Kush e shterroi naftën e Shpiragut? Mashtrimet e Edi Ramës se kompania nuk foli asnjë fjalë. Po, del me pasaportë ky, po prit, çfarë u ofron shqiptarëve?

U ofron shqiptarëve integrimin evropian me largimin nga Shqipëria dhe integrimin në Europë të tyre. Kurse Shqipëria protektorat krimi, droge dhe hajnie. Prisni se të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, as galaksitë. Kudo që të jenë ato, do të dalin dhe shqiptarët do marrin vesh dora-dorës se si po dalin ato vrullshëm. Po merret vesh se njeriu që paraqitet nëpër samite me atlete të bardha, herë si sportis dhe herë si piktor shgarravitës, është një shpirtkeq diktator që nuk respekton asnjë parim, asnjë normë dhe që ulet me shishe sa 210 pensione në një vakt.

Udhëton me avion 2 vjet 21 milionë dollarë apo 130 mijë pensione. Vetëm avion, vetëm fluturim i shpenzon. Merr Kopshtin e Edenit 5 milionë euro, 31 mijë pensione dhe hip e zbret shkallët mbi 31 mijë shqiptarë që nuk marrin pension me të cilin nuk ushqehen dot. Pastaj del e thotë, ata që flasin për pensione. Mashtrues dhe i pashpirt. Pensionet do i rrisim siç i kemi parashikuar. Nuk do ketë pension në Shqipëri nën 200 euro. Dhe sot nën 200 euro janë dy të tretat e pensionistëve shqiptarë. Po atij nuk ia ndjen, nuk ia kërcet se ai ka hallin vetëm të sarajeve të tij dhe pasurive të tij.

Kështu që ky njeri është i shkëputur nga realiteti, është futur në një realitet zoologjik dhe idilik me Lul Bravën. Zoologjik me hardhuca e reptilë ndaj dhe kjo është. Edhe njëherë i bëj thirrje medieve, monologjet e tij t’i hedhin në kosh nëse ai nuk pranon konferencat me gazetarët. Imagjinoni të dashur qytetarë, çfarë bën ai. Ai urdhëron mediat e tij që të mos thonë asnjë fjalë për programet, për konferencat e mia për programet, vetëm e vetëm që ta dominojë hapësirën mediatike me marrëzitë e tij, banalitetet e paskrupullta, me reptilë. Dhe më në fund me Lul Bravën. Pra, në momentet më serioze për një komb, siç janë fushatat elektorale, që duhet të mësojnë se çfarë bëjnë forcat politike për 4 vite, ai servir hardhuca dhe bretkosa dhe thashë edhe njëherë të mos ia themi emrin, tallje me të, mashtrime, gënjeshtra. Por 11 maji po vjen, shqiptarët do i presin biletën.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet