LIVE UPDATES
Politike

Berisha prezanton 17 pikat e programit në bujqësi: Do dalim menjëherë nga Ballkani i Hapur, kanë falimentuar mijëra fermerë

Berisha u shpreh se pjesa e fondit të parashikuar në buxhet për bujqësinë, nuk shkon tek fermerët, por shpenzohet për administratën.

26 Mars 2025, 13:01 Nga r.ll
Berisha prezanton 17 pikat e programit në bujqësi: Do dalim
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka prezantuar 17 pikat e programit të koalicionit "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore" në bujqësi. 

Berisha u shpreh gjatë deklaratës së tij se në 12 vitet e fundit bujqësia ka njohur rënie të madhe. Sipas tij me firmosjen e Ballkanit të Hapur, mijëra ferma në Shqipëri kanë falimentuar dhe prodhimi bujqësor e blegtoral ka pasur një rënie dramatike. Kryedemokrati tha se 80 përqind e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në tregun shqiptar vijnë nga eksportet.

Sipas tij, bujqësia, e cila punëson rreth gjysmë milionë shqiptarë dhe jep 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, merr nga buxheti një mbështetje prej 0.19 përqind të PBB.

Më tej shtoi se pjesa e fondit të parashikuar në buxhet për bujqësinë, nuk shkon tek fermerët, por shpenzohet për administratën. Ai tha se programi për Shqipërinë Madhështore në bujqësi bazohet në Made in Albania, rritjen e madhe të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, mbështetjen e fuqishme për fermerët dhe suksesin e tyre.

PJESË NGA PREZANTIMI: 

Made in Albania, shtyllë kryesore e Shqipërisë Madhështore, kërkon një bujqësi të zhvilluar dhe fermerë shqiptarë të suksesshëm. Bujqësia në Shqipëri këto 12 vite ka njohur rënie të madhe. Me firmosjen e Ballkanit të Hapur, mijëra ferma në Shqipëri kanë falimentuar. Prodhimi bujqësor dhe blegtoral ka një rënie dramatike. Numri i krerëve të bagëtive është ulur me 62 përqind krahasuar me vitin 2013.

Sot, 80 përqind e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale në tregun shqiptar vijnë nga eksportet. Bujqësia, e cila punëson rreth gjysmë milionë shqiptarë dhe jep 19 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, merr nga buxheti një mbështetje prej 0.19 përqind të PBB. Pra, disa herë më pak se vendet e rajonit, dhe në dallim nga këto vende, shumica e fondit të parashikuar në buxhet për bujqësinë, nuk shkon tek fermerët, por shpenzohet për administratën. Programi ynë për Shqipërinë Madhështore në bujqësi bazohet në Made in Albania, rritjen e madhe të prodhimit bujqësor dhe blegtoral, mbështetjen e fuqishme për fermerët dhe suksesin e tyre.

Për arritjen e këtij qëllimi, qeveria e koalicionit të PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore do të:

-Subvencionojë për çdo njësi prodhimi, kokë bagëti dhe fidan të blerë fermerët dhe rritje për këtë qëllim e fondit të subvencionimit direkt të fermerëve nga 0.5 përqind e shpenzimeve buxhetore, apo 31 milionë që është de facto, në 3.5 përqind sa është niveli mesatar i rajonit.

-Mbrojtje sezonale e prodhimeve bujqësore.

-Dalje e menjëhershme nga Ballkani i Hapur që po rrënon prodhimin bujqësor dhe blegtoral shqiptar dhe zbatimi i të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga Procesi i Berlinit dhe procesi i integrimit evropian.

-Karta e ID do jetë NIPT-i i fermerit, mbështetje direkte, subvencion për sipërmarrësit në fushën e bujqësisë, ku çdo fermer do identifikohet me një NIPT.

-TVSH-ja në sektorin e përpunimit të prodhimeve bujqësore do jetë e njëjtë në shitje dhe blerje, kështu që paratë do shkojnë direkt tek fermeri dhe jo tek grosisti.

-Nafta do të subvencionohet gjer në nivelin e kostos.

-Mbështetje të veçanta pa kufizim për fermerët në fushat prioritare të bujqësisë, të përcaktuara nga qeveria, fushat e eksportit, fusha e blegtorisë, pemëtarisë dhe agro-përpunimit.

-Subvencionim i normave të interesit deri në masën 80 përqind për kreditë bankare në fushën e bujqësisë. Kjo ndërhyrje është emergjente për rritjen e injektimit të parave në këtë sektor.

-Zhvillimi i infrastrukturës bujqësore do mbështetet nga investime thelbësore veçanërisht në ujitje dhe kullim ku çdo vit do investohen një shumë rreth 70 milionë dollarë me qëllim dyfishimin në katër vite të sipërfaqjes së ujitjes.

-Krijimi i agjencisë së studimit të tregjeve që të studiojnë tregun e brendshëm dhe të jashtëm dhe të bëjnë një orientim makro për fermerët shqiptarë për çfarë dhe sa duhet të mbjellin. Kështu do zbuten shumë krizat e krijuara nga stoqet.

-Mbështetje me grante dhe kredi të buta fermerëve dhe agropërpunuese për futjen e teknologjive të reja në prodhim dhe përpunimin e produkteve bujqësore, automatizimin, dixhitalizimin, blerjen e traktorëve dhe pajisjeve të tjera.

-Kompensim financiar me çmim dysheme për stokun e prodhimit të shkaktuar nga çrregullime të forta të tregut dhe incentivim në ngritjen e industrisë agroushqimore për absorbimin e këtij stoku dhe shmangien e asgjësimit të këtyre produkteve. Kjo si mënyrë efektive për të shmangur falimentimin e fermerëve dhe braktisjen e zonave rurale.

-Kryerja falas nga shteti i analizave të tokës bujqësore dhe puseve të ujitjes së saj.

-Garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore nëpërmjet laboratorëve të akredituara.

-Rritje e sigurisë ushqimore nëpërmjet fuqizimit të institucioneve përgjegjëse, futjes së sistemeve mbikëqyrëse sipas standardeve të BE, rishikim në themel i kuadrit ligjor për abuzuesit e tregut që dëmtojnë shëndetin e konsumatorit.

-Rritje e kapaciteteve laboratorike shtetërore me qëllim eliminimin e praktikave abuzive të kryerje së analizave nga laboratorët privatë.

-Ngritja e infrastrukturës për kryerjen e kontrolleve zyrtareve në pikat e inspektimit kufitar pasi aktualisht mungesa e ambienteve karantinore dhe frigoriferike kompromentojnë drejtpërdrejt sigurinë e produkteve ushqimore të importuara.

sali berisha

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait