LIVE UPDATES
Politike

"Rama ka kaluar në monolog, ka frikë nga publiku dhe gazetarët", Berisha: LaCivita është kryestrategu i fushatës elektorale të fitores së opozitës

Berisha tha se po del çdo ditë në konferenca dhe deklarata me qëllimin që gazetarë në emër të qytetarëve të bëjnë pyetje dhe të jepet çdo sqarim për programin e PD. sa

26 Mars 2025, 13:19 Nga r.ll
"Rama ka kaluar në monolog, ka frikë nga publiku dhe
sali berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha sot në deklaratën për mediat nga selia blu se kryeministri Edi Rama është tmerruar nga publiku dhe gazetarët dhe tani ka filluar të bëjë monologje. 

Ndryshe nga Rama, Berisha tha se po del çdo ditë në konferenca dhe deklarata me qëllimin që gazetarë në emër të qytetarëve të bëjnë pyetje dhe të jepet çdo sqarim për programin e PD. Ai u shpreh gjithashtu se programi i paraqitur sot për bujqësinë do të jetë më i miri për fshatin dhe fermerët shqiptarë.

Kreu i PD gjatë fjalës së tij, foli edhe drejtuesin e fushatës elektorale, Chris LaCivitan, për të cilin tha se është faktor botëror elektoral.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Tani, të lutem, unë nuk bëj dialog me veten time, ja ku jeni ju. Nuk mund të bëj Edi Ramën unë të them që Eduardi që kam në mendje unë, më pyeti mua këtë pyetje dhe po i përgjigjem kësaj pyetje. Ai bën këtë, ai ka kaluar në një monolog unik, i tmerruar nga gazetarët, i tmerruar nga publiku dhe fansat e tij. Ai ka ndërprerë çdo komunikim sikur të ishte në Korenë e Veriut ose në ndonjë vend diktatorial ku populli shumëzohet me zero. Ju keni parë që unë dal këtu çdo ditë para jush me programin, me qëllimin më të mirë që ju në emër të qytetarëve të bëni çdo pyetje dhe të merrni çdo sqarim për programin.

Sot unë paraqita një program, të them më të mirin e jetës sime për fshatin shqiptar, për fermerët shqiptarë. Sepse unë besoj shumë në kapacitetet e jashtëzakonshme të blegtorisë dhe bujqësisë shqiptare. Ato mund të shumëfishohen. Pra, krahasuar me atë tjetrin që servir zhaba, hardhuca, zhapikë çdo ditë dhe idilin e tij të radhës, atëherë këtu kemi të bëjmë me dy botë.
Tani, Chris LaCivita është kryestrategu i fushatës elektorale të fitores së PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Chris LaCivita është faktikisht faktor botëror elektoral.

Kjo nuk mund të mohohet. Ju e keni parasysh se si ky njeri arriti të mbikalojë një Everest të një propagande të shfrenuar, të pandalshme mashtrimesh, censurash kundër presidentit Trump. Se si kjo fushatë arriti të dominojë mbi miliardë euro polle për të mashtruar qytetarët. Po rikujtoj këtu vetëm njërën që mbahej si më seriozja. Anë Selcer ishte një profesoreshë në Idaho dhe publikon pollin 4 ditë para zgjedhjesh në Idaho, një shtet republikan, se aty Donald Trump ishte 13 pikë pas Kamala Harris. Çfarë doli? Doli se ajo kishte vendosur pikërisht pikët e Donald Trump te Kamala Harris sepse zgjedhjet treguan saktësisht se Donald Trump në Idaho ishte 13 pikë përpara. Pra, ky është Chris LaCivita. Natyrisht kur grushtat u përplasën në tavolinë i shkallmuar, kjo erdhi fill pas lajmeve që u dhanë në hotel Rogner ku u tha se ai është një kukull e George Soros.

sali berisha edi rama chris lacivita

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet