LIVE UPDATES
Politike

Vetëvendosja pretendon se ka pasur manipulime nga LDK-ja, Prokuroria nis hetimet për votimin me postë në zgjedhjet e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anulimin e afër 19.000 votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit, për shkak të pretendimeve për manipulim zgjedhor. Por, PZAP-i ia hodhi poshtë kërkesën. Tani, LVV-ja po pret vendimin e Gjykatës Supreme për këtë çështje.

26 Mars 2025, 13:35 Nga r.ll
Vetëvendosja pretendon se ka pasur manipulime nga LDK-ja, Prokuroria nis
Foto ilustruese

KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet lidhur me procesin e votimit me postë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Njoftimi për nisjen e hetimeve, vjen pasi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se ka pasur manipulime në votimet me postë të orkestruara nga subjekti opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikimin e informacioneve. Mirëpo, në këtë fazë të procedurës nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse mund të cenohet procesi hetimor”, tha për Radion Evropa e Lirë, Kaltrina Shala nga Zyra për Komunikim në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Lëvizja Vetëvendosje kishte kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anulimin e afër 19.000 votave me postë të LDK-së dhe përsëritjen e votimit, për shkak të pretendimeve për manipulim zgjedhor. Por, PZAP-i ia hodhi poshtë kërkesën. Tani, LVV-ja po pret vendimin e Gjykatës Supreme për këtë çështje.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin thënë më herët se i kanë dërguar edhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë provat që thanë se mbështesin pretendimet e tyre për manipulime zgjedhore. Kjo parti ka argumentuar se disa kandidatë të LDK-së kishin marrë shumë më shumë vota me postë sesa në votimin brenda Kosovës. Po ashtu, LVV-ja ka thënë se votimi me postë ka ndodhur “në formë të manipuluar, të organizuar masivisht dhe kolektivisht nga persona të njëjtë me stilolaps të njëjtë, me ngjyrë të njëjtë dhe me duar të njëjta”.

LDK-ja ka hedhur poshtë akuzat e LVV-së duke thënë se ato po bëhen “vetëm pse nuk u pëlqen rezultati”. Kjo parti, në anën tjetër, ka akuzuar LVV-në për manipulim të votave në përfaqësi diplomatike, por edhe me postë. Kosova po pret që të përmbyllet afati i shqyrtimit të ankesave të partive dhe subjekteve politike drejtuar Gjykatës Supreme, në mënyrë që të certifikohet rezultati zgjedhor dhe t’i hapet rruga formimit të institucioneve të reja.

Sipas rezultatit përfundimtar, të shpallur më 15 mars, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga LDK-ja me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind. Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Social-Demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka siguruar mbi 39.000 vota apo 4.26 për qind./REL

votimi me poste ne kosove

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen