LIVE UPDATES
Politike

Arlind Qori “skanon” politikën: Rama i korruptuar, Berisha i degraduar, Basha të bën për të qeshur…

Me radhë, Qori mori në analizë, Edi Ramën; Lulzim Bashën; Sali Berishën; Tom Doshin dhe figura të tjera të politikës në vend. 

24 Korrik 2023, 23:10 Nga k.m.
Arlind Qori “skanon” politikën: Rama i korruptuar, Berisha i
Arlind Qori

TIRANË- Arlind Qori, kryetar i Lëvizja Bashkë komentoi liderët e tjerë politikë në vendin tonë. I ftuar në emisionin "Të paekspozuarit", Arlind Qori bëri një “skaner” të figurave kryesore politike, duke përshkruar secilin prej tyre. Me radhë, Qori mori në analizë, Edi Ramën; Lulzim Bashën; Sali Berishën; Tom Doshin dhe figura të tjera të politikës në vend. 

Pjesë nga biseda në studio:

Arlind Qori: Në këto 32 vjet kemi hyrë në krizë dhe këtë e pëson në fillim partia më e dobët. PD-ja duket se ka qenë më e dobët se ka qenë më shumë jashtë pushtetit. Diçka e tillë, me simptoma të tjera, mund të përfshijë PS-në. Brenda elitës politike shqiptare z. Basha është figura më qesharake. Nëse Berisha dhe Rama kanë qenë të frikshëm dhe karizmatikë, në momente të caktuara. Sot ka në Shqipëri që betohen për kokën e Sali Berishës apo të Edi Ramës. Nuk janë shumë, por ka disa që besojnë te ta. Kur vjen te z. Basha, nuk është se e ke inat, është një figurë që të bën për të qeshur. Nuk ka më keq për një politikan se sa të bëhet objekt i preferuar i memeve. Sot është vetëm qesharak dhe asgjë tjetër.

Ylli Rakipi: Ç’mendon për doktorin?

Arlind Qori: Ai është në degradim të vazhdueshëm politik. Për shkak të inercisë, vazhdon të ruajë një farë pushteti, por është në proces degradimi politik. Ai nuk ngjitet më lart. Ai vetëm më poshtë mund të shkojë. Sigurisht nuk do të përfundojë shumë shpejt si Lul Basha.

Ylli Rakipi: Po Partinë e Lirisë, si e shihni?

Arlind Qori: Ilir Meta mund të “hante bukë” nëse do të ishte kjo partia e mesit, që mund të bënte shumicën qeverisëse për njërën, ose për tjetrën parti. Në momentin kur kjo nuk është më e nevojshme, Ilir Meta degradon. Sa kohë është aty me 7-10 deputetë, mund të bësh shumicën dhe merr 20-30 për qind të pushtetit dhe bëhesh i pushtetshëm. Kur s’ta var më njeri, atëherë shkon në peshën e vet politike që është një parti fund e krye klienteliste, gjysmëfisnore, komplet jashtë kohës.

Ylli Rakipi: Po për Tom Doshin çfarë mendon?

Arlind Qori: Tom Doshi është ai që ka zëvendësuar Ilir Metën. Pse ekziston partia e Tom Doshit? Çfarë interesi ka PS-ja? Nëse Ramës i ikin 3-4 deputetë, atij të mos i ikë qeveria. Kjo është e vetmja arsye pse ekziston partia e Doshit. Ai është kryetar i një partie që quhet socialdemokrate. Ta thuash në Evropë këtë kushedi çfarë mendojnë, sa intelektual është, që flet për shtetin social, për punëtorët.

Ylli Rakipi: Pavarësisht të gjithave, z. Doshi vete te njerëzit.

Arlind Qori: Edhe përfaqësuesit e organizatave mafioze shkojnë te njerëzit…

Ylli Rakipi: Tani të ndalojmë te Edi Rama, “mbreti”. Ç’mendon ti?. Ka marrë edhe hijen e Ismail Bej Vlorës.

Arlind Qori: Mendoj se është politikani fund e krye i korruptuar, që ka patur Shqipëria, por ka edhe një dozë shumë të lartë të delirit, i duket vetja si Skënderbeu, si Ismail Qemali, si udhqëheqës i Ballkanit, i Evropës, drejtues i NATO-s. Deliri i madhështisë është i rrezikshëm kur kombinohet me politikanë që kanë kaq shumë pushtet dhe kaq shumë pasuri korruptive.

Ylli Rakipi: Në 2025 kemi përsëri zgjedhje. “Sulltani” do të jetë prapë?

Arlind Qori: Aty do të jetë për të tentuar mandatin e katërt. Të jetë për të do të tentojë edhe mandatin e 14-të. Ai duhet mposhtur. Askush nuk ikën vetë, aq më pak udhëheqësit autokratë dhe delirantë dhe unë besoj se shoqëria shqiptare ka potencialin për t’i mposhtur. Por duhet të besojmë te vetja, te njëri-tjetri. Ai nuk do të ikë vetë. Nuk funksionon kështu politika. Duhet ta mposhtësh kundërshtarin.

Ylli Rakipi: Mendon ti se Luli Basha dhe Doktori do ta mundin këtë pas dy vitesh?

Arlind Qori: Nuk mendoj se do të jenë aq të fuqishëm sa për ta mposhtur këtë lloj makinerie politike që është PS-ja, korruptive, por ne, jo pas dy vjetësh, kemi potencialin për ta bërë këtë gjë.

arlind qori

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj