E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Basha thotë se kjo është një vepër e qeverisë Rama, të cilën e ka denoncuar publikisht dhe kallëzuar në SPAK.
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve të SPAK për koncesionin e sterilizimit. Basha thotë se kjo është një vepër e qeverisë Rama, të cilën e ka denoncuar publikisht dhe kallëzuar në SPAK. Më tej, ai shton se duhet që t'i shkohet deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme te qytetarët shqiptarë.
“Koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, të cilat janë denoncuar publikisht dhe janë kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike. Për vite me radhë paratë e shqiptarëve nuk janë vendosur në shërbim të pacientëve, por të politikanëve të korruptuar dhe klientëve të tyre. Kjo lojë e paskrupullt me shëndetin e njerëzve, është dëshmi e makutërisë primitive të kësaj qeverie, e cila duhet hetuar në thellësi, duke shkuar deri tek burimi i kësaj filozofie korruptive dhe rrënuese për interesin publik, e cila nuk u ndal as gjatë kohës së vështirë të pandemisë. Përshëndes veprimet hetimore të SPAK dhe e inkurajoj t’i shkojnë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi!”- thotë Basha.
Çfarë ndodhi sot?
Sot u vu në pranga ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj në lidhje me koncesionin me vlerë 100 mln Euro të sterilizimit të mjeteve kirurgjikale për të cilin hetimet kanë nisur që para 3 vitesh. Po ashtu janë lëshuar edhe 8 urdhër arreste të lëshuara për rastin me vendim gjykate (GJKKO), për ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë: 2 persona “arrest me burg”, 2 “arrest shtëpiak” dhe 4 “detyrim paraqitje”.
Për 4 ish-zyrtarë është caktuar masa e “detyrim paraqitje”, përkatësisht për Naile Ajazin, Arben Gjatën (Rektor i Universitetit të Mjekësisë), Genc Burazerin dhe Pertef Mersinin. Të katërt akuzohen për “falsifikim dhe shpërdorim detyre”. 2 ish-zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë u lanë në arrest shtëpie: Saimir Kadiu (drejtor ekonomik) dhe Marsela Serjanaj (drejtoreshë juridike).
Në pranga është vënë dhe biznesmeni që ka marrë tenderin, Ilir Rrapaj. Ky i fundit është marrë në pyetje më herët nga SPAK pasi ai zotëronte 40% të aksioneve të kompanisë që fitoi tenderin e koncesionit të sterilizimit.
Për koncesionin e sterilizimit më herët është marrë në pyetje edhe ish-ministri Ilir Beqja. Dhënia e koncesionit të sterilizimit u firmos në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare “SaniService”.
Lidhur me këtë koncesion, SPAK ka regjistruar çështjen në vitin 2020 për 3 akuza që janë “shpërdorim detyre”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “korrupsion pasiv”. Prokuroria e Posaçme ka ngriti dyshime asokohe se ka patur favorizim të kompanisë fituese gjatë procedurave të ndjekura./Dosja.al
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas arrestimeve të SPAK për koncesionin e sterilizimit....
Luigi Soreca TIRANË- Luigi Soreca do të rikthehet sërish në Shqipëri si ambasador i Bashkimit Evropian. A2CNN shkruan se pas&...
KQZ TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përcaktuar ditën e sotme afatet që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për Bashkin&e...
Rama dhe Meloni Gazeta italiane Il Messaggero i ka dedikuar një artikull vizitës së kryeministres italiane Giorgia Meloni në Shqi...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta deklaroi se Fredi Beleri ësnhtë i burgosur politik personal i kryemi...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi ditën e sotme se partia e tij do mbështesë çdo...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat shigjetoi kryebashkiakun Erio...
Fredi Beleri GREQI- Arrestimi i Fredi Belerit është sërish në qendër të mediave greke. Kështu, 'Protothema' shkruan se "...
TIRANË- Gati një muaj më parë, në zyrën e komandantit të Forcës Ajrore mbërritën tre agjentë të By...
Dorian Teliti TIRANË- Partia Demokratike i ka bërë sot thirrje qeverisë që të ndërpresë pagesat për incen...