LIVE UPDATES
Politike

"Tirana po zien nga një revoltë e jashtëzakonshme”, Berisha: Zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djegësit

Kryedemokrati tha se kanë kaluar 6 vjet dhe nuk ka asnjë objekt të ndërtuar, në një kohë kur taksapaguesit kanë paguar mbi 120 milionë euro

16 Gusht 2023, 13:21 Nga m.s
"Tirana po zien nga një revoltë e jashtëzakonshme”,
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat shigjetoi kryebashkiakun Erion Veliajn për aferën e inceneratorëve, ku e akuzoi si pronar të inceneratorit të Tiranës. Kryedemokrati tha se kanë kaluar 6 vjet dhe nuk ka asnjë objekt të ndërtuar, në një kohë kur taksapaguesit kanë paguar mbi 120 milionë euro. Ai e cilësoi si një akt të pashembullt në histori. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Berisha u shpreh se zhdukja e 120 milionë eurove, përbën gropën e zezë të djegësit të Tiranës.

Fjala e plotë e Berishës

Erion Veliaj ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak.
Në përgjigje të një shkrese që i dërgon Damian Gjiknuri, asokohe ministria që duhej të bënte pagesat për djegësat, Veliaj shkruan: Bashkia e Tiranës ka pranuar të drejtat dhe detyrimet nga kontrata dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës, duke përfshirë, por pa u kufizuar në kryerjen e të gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e sasisë minimale të mbetjeve sipas çmimit 29 euro për ton. Angazhohemi për të kryer të gjitha veprimet dhe të përmbushim detyrimet nga kontrata, përfshi edhe asistencën dhe procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e veprave, ashtu siç definohen në kontratë.

Asistencën në proceset e shpronësimit dhe angazhohemi të shmangim çdo veprim që shkon kundër dispozitave të kontratës. Të gjithë marrëveshjet në kontratë, do të zgjidhen në përputhje me kontratën. Firmos me firmën e tij në muajin mars të vitit 2018, kryetari i saj, Erion Veliaj duke shkelur çdo ligj.
Ky zotim kriminal, në shkelje të të gjitha ligjeve dhe Kushtetuës, vjen pas shkresës që Damian Gjiknuri si autoritet kontraktor, i dërgon Bashkisë së Tiranës, për dijeni edhe kompanisë së tij, Integrated Energy.
Në këtë shkresë, Gjiknuri shprehet se është i angazhuar për të përmbushur të gjitha detyrimet për të përmbushur sasinë minimale. Në dokument thuhet se duke qenë se Bashkia e Tiranës është monitoruesja në terren i kësaj kontrate, si njësia më e madhe vendore, kërkojmë që bashkë me letrën e angazhimit që e ka firmosur Erion Veliaj, të na dërgohen konfirmimet e situacioneve për mbetjet e depozituara për çdo muaj.
Këtu janë dërguar tabelat e pagesave që duhen bërë.

Rezulton se në tabelën e parë, që është me firmë dhe me vulë të të gjithë aktorëve, detyrimi për pagesë minimale ishte 5.6 milionë euro. Por ky detyrim, nga Erion Veliaj, pa asnjë shpjegim por vetëm për hajni, rritet nga nga 5.6 milionë euro, në 7.4 milionë euro. Pa asnjë justifikim, kur kontrata parashikonte sasinë minimale prej 5.6 milionë euro ose 200 mijë ton, kurse Erion Veliaj faturonte 255 mijë ton.
Faturonte si pagesë minimale 1.6 milionë euro më shumë, të cilat sigurisht i zhdukte në vrimat e zeza në Zimbabve apo në kontot offshore. Bashkia e Tiranës ishte përgjegjëse kryesore për monitorimin e çdo muaji, të punimeve, të depozitimeve dhe të gjithë zhvillimeve në fushën e Sharrës për djegësin e Tiranës.
Kanë kaluar 6 vjet dhe nuk ka asnjë objekt të ndërtuar, në një kohë kur taksapaguesit dhe biznesmenët e detyruar kanë paguar mbi 120 milionë euro. Ky është një akt i pashembullt në histori. Ky koncesion është quajtur koncesion privat, por çfarë koncesioni privat është ky, kur ka marrë nga qeveria dhe bashkia, 120 milionë euro dhe duhej ta kishte në përfundim djegësin.

Ato i ka marrë Erion Veliaj me shokë dhe djegësi nuk ekziston në asnjë gjurmë. Së pari, t’i japësh privatit për të ndërtuar për veten e tij, dhe jo me paratë e tij, është një krim i shëmtuar. Së dyti, zhdukja e 120 milionë eurove përbën gropën e zezë të djegësit të Tiranës. Së treti, sekuestrimi gjysmak, për të mos thënë edhe klientelist i SPAK, që u duartrokit aq shumë, lejon në mënyrë të paimagjinueshme pagesat kriminale, të hedhura poshtë nga KLSH, në kundërshtim me kontratën për 29 euro për ton, në një kohë kur nuk digjet asnjë kilogramë. Sepse SPAK nuk ka guxuar të urdhërojë anulimin e faturës prej 29 euro për ton. Të urdhërojë detyrimin e antiligjor kriminal të ndërtuesve dhe bizneseve, për të depozituar kundrejt tarifës, inerte dhe dhera, prej 6 vitesh në fushën e Sharrës. Për këtë, SKAP-i nuk ka një fjalë.

Tre polici janë marrë me garantimin e detyrimit të bizneseve për të dorëzuar në Sharrë inertet dhe dherat.
Policia e Shtetit, Policia e Bashkisë dhe policia e Agron Malajt të Burrelit, i cili merrte 32 mijë euro në muaj me ato papaqët që pronarët, bizneset, ndërtuesit të mos mund të nxirrnin një makinë dhe, përveç Salillarit që paguante policinë, atij i dilte më lirë t’i çonte në Skuraj dhe të mos paguante në Sharrë. Çdo ditë që kalon, e bën më të rëndë, më kundërmuese, aferën e shekullit, vjedhjen e shekullit dhe nxjerr në pah, autorët më kryesorë të saj, ndër të cilët Erion Veliaj për djegësin e Tiranës zë vendin e parë.
E garantoj se do bëhet një proces publik shembullor dhe nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë verdiktit të qytetarëve. Tirana po zien nga një revoltë e brendshme e jashtëzakonshme, e cila së shpejti pritet të shpërthejë dhe do u tregojë vendin autorëve të vjedhjes së shekullit.

sali berisha erion veliaj inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit