16 Gusht 2023, 10:17
Nga A.B
Taulant Balla
TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me plagosjen e efektivit Redin Caushaj në Pilur. Balla shkruan se Caushaj po lufton për jetën në spital ndërsa kërkon nga Prokuroria Vlorë të bëjë një hetim të plotë, të pavarur dhe një ndërshkim të ashpër për fajtorin
Postimi:
Prej mbrëmë, pak para mesnate, një nga djemtë e rinj dhe të përkushtuar të Policisë së Komisariatit Himarë, Redin Çaushaj, po lufton për jetën në Reanimacion e Spitalit Vlorë. Mjekët dhe infermieret e këtij spitali kanë bërë më të mirën dhe gjendja shëndetësore e Redianit, edhe pse vazhdon e rëndë, po shfaq përmirësime dhe paraqitet e stabilizuar në parametrat jetikë për momentin. Redin Caushaj mban detyrën e inspektorit në Policinë e Shtetit dhe dje edhe pse jashtë orarit të shërbimit është përpjekur të bëjë detyrën duke ndërhyrë për shuarjen e një konflikti mes dy shtetasve, siç jam informuar menjëherë mbrëmë nga Drejtori i Përgjithshëm. Në këtë përpjekje të punonjësit të policisë, njëri nga shtetasit e ka goditur me armë të ftohtë duke e plagosur rëndë. Autori i këtij krimi është arrestuar sot në të gdhirë nga forcat tona të Policisë së Shtetit dhe pres nga Prokuroria Vlorë të bëjë një hetim të plotë, të pavarur dhe një ndërshkim të ashpër për fajtorin. Kushdo që guxon të ngrejë dorë kundër një punonjësi policie duhet ta dijë mirë se po kryen një krim të rëndë kundër shtetit. Do të flas në një moment të dytë sot për këtë çështje.
Redini do të vazhdojë të qëndrojë në Reanimacioin e Spitalit Vlorë, pas konsultimit që patëm me mjekët dhe drejtuesit e Spitalit
taulant balla
Politike
16 Gusht 2023, 09:15
A.B
Partia Dmokratike
TIRANË- Më 24 shtator do të mbahen sërish zgjedhjet në qytetin e Kukësit. Zgjedhjet do zhvillohen pas largi...
Politike
16 Gusht 2023, 08:58
A.B
Ish-agjent i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi para një gjykate në Nju Jork të martën se kishte punuar për oligarkun rus Oleg De...
Politike
15 Gusht 2023, 21:32
A.B
Charles McGonigal
SHBA- Ish-zyrtari i lartë i FBI-së në New York, Charles McGonigal pranoi ditën e sotme se ka lobuar për t&e...
Politike
15 Gusht 2023, 18:47
A.B
Fredi Beleri
GREQI- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleris, i cili prej rreth tre muajsh ndodhet në paraburgim, akuzon kryeministrin E...
Politike
15 Gusht 2023, 16:19
A.B
Bajram Begaj
Presidenti Bajram Begaj ka kaluar në heshtje, pa dekret, dy ligjet e fundit të qeverisë për masat ndaluese për mjek&e...
Politike
15 Gusht 2023, 16:03
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi foli për videon e publikuar ku dëgjohej kryetari i Bashkisë...
Politike
15 Gusht 2023, 15:38
m.s
Bajram Begaj
Presidenti Bajram Begaj nuk është shprehur kundër lidhur me ligjin për mjekët e ri, duke bërë që t&eu...
Politike
15 Gusht 2023, 14:59
A.B
Shpetim Idrizi
TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se protesta e djeshme për kryebashkiakun e Himarës Fredi Beler...
Politike
15 Gusht 2023, 14:58
A.B
Besart Xhaferri
TIRANË- Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri në një deklaratë për mediat u shpreh se miku i kryeministrit...
Politike
15 Gusht 2023, 14:41
A.B
Meloni
TIRANË- Prej ditës së djeshme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni bashkë me familjarët e saj dhe një grup miqsh ndo...