15 Gusht 2023, 14:59
Nga A.B
Shpetim Idrizi
TIRANË- Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi u shpreh se protesta e djeshme për kryebashkiakun e Himarës Fredi Belerin, ishte e sforcuar, teksa shtoi se prezenca e kryebashkiakut të Athinës nuk ishte e rastësishme dhe se po bëhet presion ndaj drejtësisë shqiptare.
Përmes një lidhjeje live për rubrikën “Opinion” në News24, ai tha se ishte kundër kandidimit të Fredi Belerit për kryetar bashkie ne Himarë, pasi do të sillte tensione, teksa shtoi se i fitoi zgjedhjet me një grusht votash dhe autobusë të ardhur nga Greqia.
“Protesta ishte e sforcuar. Presioni që bëhet nga shteti dhe ndërhyrja ishte flagrante. Kyebashkiaku i Athinës, Bakojanis para një viti ka inauguruar muzeun e luftës në Athinë të Napoleon Zerva, që ka kryer masakër në Çamëri. Është pikërisht ky person që vjen në Shqipëri. Kemi edhe Kostandinos Zervos, që thotë se babai i tij ka qenë i afërt me Napoleon Zervon dhe gjyshi i vetë ka qenë nga Korça. Janë dy personazhe që kanë një ngarkesë të madhe. Ne e shohim si provokim të hapur. Këto dy personazhe nuk ndodhen rastësisht në Himarë, po bëjnë presion mbi sistemin tonë të drejtësisë. Kjo është një shkelje e hapur e Konventës së Drejtave të Njeriut. Nuk është as e rastësishme që protesta të bëhej gjatë sezonit turistik, as vendosja e figurës së Belerit për Himarën."
Kujtojmë se protesta e djeshme u zhvillua në orën 19:00, me iniciativën e organizatës “Omonia”, si dhe me prezencën e kryebashkiakut të Athinës, Kostas Bakojanis./Dosja.al
fredi beleri shpetim idrizi
Politike
15 Gusht 2023, 14:58
A.B
Besart Xhaferri
TIRANË- Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri në një deklaratë për mediat u shpreh se miku i kryeministrit...
Politike
15 Gusht 2023, 14:41
A.B
Meloni
TIRANË- Prej ditës së djeshme, kryeministrja italiane Giorgia Meloni bashkë me familjarët e saj dhe një grup miqsh ndo...
Politike
15 Gusht 2023, 13:12
a.l
Giorgia Meloni dhe Edi Rama
VLORË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni pezulloi pushimet në Pulia për një udhëtim të shkurt...
Politike
15 Gusht 2023, 12:52
k.m.
Fredi Beleri dhe Kyriakos Mistotakis
Rreth mesnatës së 12 majit, në Himarë, një qytet bregdetar në rivierën shqiptare, t...
Politike
15 Gusht 2023, 10:25
k.m.
Edi Rama në Himarë
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një letër të hapur sa i takon ç&...
Politike
15 Gusht 2023, 09:27
k.m.
Protesta në Himarë
HIMARË- Në tubimin e madh që u zhvillua pasditen e së hënës në Himarë për Fredi B...
Politike
14 Gusht 2023, 21:55
m.s
Sali Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shkruan në Facebook se në dogana po vendosen gjoba të rënda dhe po ndo...
Politike
14 Gusht 2023, 21:08
m.s
Giorgia Meloni
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti pasditen e sotme në Vlorë e shoqëruar me familjarët dhe nj&e...
Politike
14 Gusht 2023, 20:24
m.s
Ylli Manjani
Nga protesta në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, avokati Ylli Manjani paralajm...
Politike
14 Gusht 2023, 19:53
Vangjel Dule
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i pranishëm në protestën për lirimin nga qelia të Fredi Belerit, tha se burgosja &eu...