14 Gusht 2023, 21:08
Nga m.s
Giorgia Meloni
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, mbërriti pasditen e sotme në Vlorë e shoqëruar me familjarët dhe një grup bashkëpunëtorësh. Ajo u prit nga Edi Rama. Vizita e saj në Shqipëri ka marrë vemendjen e mediave italiane, duke i dedikuar një artikull ku flasin për raportet e saj me Ramën dhe ndryshimet e Shqipërisë nga vitet ’91 e deri më sot.
Shkrimi nga OPEN
Kryeministrja Giorgia Meloni i lejoi vetes një vizitë në Shqipëri gjatë pushimeve të saj puliane në një fermë në Ceglie Messapica, në zonën e Brindisit. Në fakt, kryeministrja do të kishte përfituar nga afërsia me Shqipërinë për të marrë një traget të planifikuar, dhe për të mbërritur në portin e Vlorës nga Brindisi, ku e pret kryeministri Edi Rama. Ishte ai që së fundi i tregoi Il Foglio-s për harmoninë e veçantë me kryeministren italiane dhe për ftesën që i kishte bërë me rastin e pushimeve të saj në Pulia: “Meloni më tha se do të bënte gjithçka për të ardhur të përshëndetej, pasi do të qëndrojë në Pulia”, kishte thënë kryeministri shqiptar. Në udhëtimin e shkurtër në Shqipëri do të merrnin pjesë edhe motra Arianna dhe bashkëshorti i saj, ministri Francesco Lollobrigida.
Dhe ironia për udhëtimin e kryeministres përtej Adriatikut mbërriti në rrjetet sociale, vetëm pak ditë pas postimit të Ramës i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e emigrantëve shqiptarë në vitin 1991.
Një bum i lidhur mbi të gjitha me çmimet e shtrenjta, që e sheh bregdetin shqiptar shumë më lirë se ai pulian dhe ai italian në përgjithësi. Këtu lindin memet, si ajo që kryeministrja sheh duke iu drejtuar partnerit në plazh: «Njëqind euro për një çadër dhe dy shezllone? Giambru çoje b*thën dhe le të shkojmë në Shqipëri".

giorgia meloni edi rama
Politike
14 Gusht 2023, 20:24
m.s
Ylli Manjani
Nga protesta në Himarë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, avokati Ylli Manjani paralajm...
Politike
14 Gusht 2023, 19:53
Vangjel Dule
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, i pranishëm në protestën për lirimin nga qelia të Fredi Belerit, tha se burgosja &eu...
Politike
14 Gusht 2023, 18:35
m.s
Fredi Beleri
Në Himarë po mbahet protesta kundër arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Belerit. Për protestuesit, ...
Politike
14 Gusht 2023, 17:27
m.s
makinat e policise ne Vlore gjate pritjes se kryeministres italiane
Sikundër ishte paralajmëruar, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ...
Politike
14 Gusht 2023, 15:48
m.s
Masat e shtuara ne Vlore per viziten e Melonit
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të mbërrijë sot pasdite në Vlor&eum...
Politike
14 Gusht 2023, 15:38
m.s
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi
Ish-kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës në...
Politike
14 Gusht 2023, 15:28
m.s
Edi Rama dhe Gjergj Buxhuku
Konfindustria propozon rindërtimin e portofoleve ministrore të Qeverisë "Rama 3". Me anë të një ...
Politike
14 Gusht 2023, 14:59
k.m.
Shpëtim Idrizi
TIRANË- Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se Fredi Beleri ës...
Politike
14 Gusht 2023, 14:28
k.m.
Josif Gorrea
Një video e regjistruar nga banorë të Bashkisë Divjakë teksa ata diskutonin nëpërmjet telefonit me kryetari...
Politike
14 Gusht 2023, 12:25
f.i
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
VLORË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është nisur nga Puglia me një traget të linj&...