LIVE UPDATES
Politike

"As diktatori Kim Jong Un se ka bërë këtë"/ Berisha: Rama e ka shpallur veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës

Gjithashtu Berisha u shpreh se etja e tij për pushtet, është e pakufishme dhe se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

9 Tetor 2024, 19:55 Nga E. D
"As diktatori Kim Jong Un se ka bërë këtë"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij tha se kryeministrit Edi Rama ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit, por ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. Gjithashtu Berisha u shpreh se etja e tij për pushtet, është e pakufishme dhe se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

"Së fundi të dashur miq, ka sjellë dhe ligjin e fundit për ti dhënë goditjen vdekësore universiteteve të vendit. Ka sjellë ligjin me të cilin shpall veten kryetar i Këshillit Kombëtar Shkencor të Republikës. Një injorant, një njeri i cili sikur qoftë edhe një nanogram mend të kishte, një vendim të tillë nuk mund ta mirrte kurrë. Shkenca është e atyre që bëjnë shkencën dhe jo e injorantëve dhe hajdutëve. Mirëpo miqtë mi, me këtë ligj, me këtë vendim ai i ka dhënë një goditje fatale universiteteve të vendit, për të cilët liria akademike, nënkupton lirinë e kërkimit shkencor. Është jetike, sa është ajri për zogjtë që fluturojnë.
Në këshillin kombëtar të shkencës, më në krye kryeinjorantin e shkencës, Edi Rama, Lubi Balluku ka tre përfaqësues, përveç vetes dhe dy të tjerë.

Në këtë këshill, korba e korrupsionit Manasterliu, ka tre përfaqësues. Kurse universitete publike të vendit kanë gjithsej 3 përfaqësues. Kanë gjithësej për shkencën ato të cilat kanë trupat akademike, kanë talentet, kanë studiuesit, ato barazohen të gjithë së bashku me aq sa ka Lubi Balluku, me aq sa ka Korba e covidit dhe ndonjë tjetër. Miq! Nuk kanë ekzistuar kurrë në diktaturën moniste të Enver Hoxhës, përqendrime të tilla të pushtetit në duart e një njeriu. Kurrë, kurrë. Etja e tij për pushtet, është e pakufishme sot. Duhet ta ndalim, është radha jonë. Unë ju betohem se as Kim Jong Un i Koresë së Veriut, nuk është kryetar i Këshillit Kombëtar shkencor të Koresë.

Se as Kim Jong Un, diktatori mizor nuk firmos për çdo ndërtim në vendin e tij. Se as Kim Jong Un, diktatori barbar nuk është kryetar i këshillit të ujërave të Koresë. Çfarë ndodh me ne miq, bien këmbanët, çdo ditë që kalon është poshtërim për shqiparët. Çdo ditë që kalon duhet të jemi në betejë, në betejë, në betejë. Është radha jonë, është radha jonë, është rradha jonë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj