LIVE UPDATES
Politike

Konferenca e Dytë Ndërqeveritare më 15 tetor në Luksemburg/ VOA: Shqipëria përparim drejt BE-së, por të luftojë korrupsionin

Ekspertët e njohur për çështjet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Miriam Kosmehl dhe Nicholas Whyte thonë se vendimi i Brukselit pasqyron plotësimin e kritereve të vendosura për Shqipërinë për këtë fazë të procesit integrues, megjithatë vendi duhet të japë më shumë rezultate, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

9 Tetor 2024, 19:40 Nga M.B
Konferenca e Dytë Ndërqeveritare më 15 tetor në Luksemburg/
Foto ilustruese

TIRANA- Bashkimi Europian pritet të mbajë në 15 tetor, në Luksemburg, Konferencën e Dytë Ndërqeveritare me Shqipërinë, e cila shënon dhe çeljen e grupkapitujve të parë në negociatat e anëtarësimit. Ky grupkapitujsh përfshin mes të tjerash gjyqësorin, të drejtat themelore dhe politikat kundër korrupsionit.

Ekspertët e njohur për çështjet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Miriam Kosmehl dhe Nicholas Whyte thonë se vendimi i Brukselit pasqyron plotësimin e kritereve të vendosura për Shqipërinë për këtë fazë të procesit integrues, megjithatë vendi duhet të japë më shumë rezultate, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe zbatimin e reformës në drejtësi.

10 vjet pasi Shqipëria fitoi statusin e vendit kandidat, Bashkimi Evropian miratoi hapjen e bisedimeve për grupkapitujt e njohur si “Themelorët”, që mbulojnë çështjet e shtetit të së drejtës dhe mund të përcaktojnë ritmin e përparimit të përgjithshëm drejt anëtarësimit. BE-ja duhet ta kishte marrë këtë vendim për Shqipërinë më parë, thotë Dr. Nicholas Whyte, drejtor Institutit të konsulencës, APCO me bazë në Bruksel.

“Do të doja ta shihja këtë proces të lëvizte shumë më shpejt. Mendoj se Shqipëria i ka kryer me kohë të gjitha detyrat e duhura të shtëpisë”, shprehet zoti Whyte.

Miriam Kosmehl, eksperte e lartë për Evropën Lindore dhe Fqinjësinë Europiane pranë fondacionit ‘Bertelsmann Stiftung’ me bazë në Berlin thotë se vendimi erdhi pas punës që institucionet shqiptare bënë në përmbushjen e detyrimeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

“Shqipëria mobilizoi shumë burime gjatë procesit të shqyrtimit analitik në përgatitjet për procesin e bisedimeve. Komisioni Europian ka paraqitur raportet e kësaj analize mbi reformat që përmenden te Grupkapitujt “ Themelorët” si reforma e drejtësisë, Administratës Publike dhe institucioneve demokratike. Këto janë dhe baza për reforma të mëtejshme. Eshtë gjë e mirë që gjërat po shkojnë përpara”, shprehet ajo.

Ndërsa Tirana zyrtare përgatitet për tryezën ndërqeveritare të Luksemburgut, ekspertja e lartë Kosmehl vë në dukje bilancin e sistemit gjyqësor, duke përmendur ndryshimet themelore, por ajo thotë se sfidë për vendin mbetet lufta ndaj korrupsionit.

“Kjo tabllo nuk do të ishte e plotë nëse nuk pëmenden dy raporte të kohëve të fundit. I pari nga Komisioni Europian, raporti mbi shtetin e të drejtës, ku përfshihet dhe Shqipëria dhe tjetri nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve. Të dy nxjerrin në pah se korrupsioni mbetet ende problem mbizotërues në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit. Në këtë raport, struktura anti - korrupsion përmendet për zhvillime pozitive, por aty thuhet gjithashtu se ka mungesë burimesh njerëzore dhe financiare. Ndaj, mendoj se duhen parë të dyja anët”, thotë zonja Kosmehl.

Për ish këshilltarin e lartë të CEPS, Qendra Europiane për Studime Politike, puna më e vështirë për Shqipërinë mbetet zbatimi i reformës në drejtësi.

“BE-ja nuk është e marrë. Ajo nuk do të lejojë përparimin në bisedime nëse nuk ekziston ndenja e vërtetë se ky është një rrugëtim me vështrimin përpara. Eshtë e qartë se sfidat më të mëdha me të cilat ndeshet Shqipëria janë në fushën e drejtësisë. Jemi në një fazë ku mbetet shumë për të bërë. Tani ne shohim përpjekje të sinqerta nga autoritetet shqiptare për përmirësimin e gjendjes, në mënyrë që të krijohet një sistem i kënaqshëm drejtësie. Dhe siç e dini, gjatë 10 viteve të fundit ka patur shumë hapa seriozë në këtë drejtim, falë reformave në sistemin e drejtësisë”, shprehet zoti Whyte .

Shqipëria do të vazhdojë drejt BE-së e ndarë nga Maqedonia e Veriut. Vendet anëtare nuk ranë dakord për hapjen e grupkapitujve me Shkupin pasi nuk ka bërë ndryshimin e Kushtetutës për futjen e pakicës bullgare si popull shtetformues, një kusht i Brukselit. Ekspertët thonë se Shkupi po paguan një çmim të lartë për marrëdhëniet dypalëshe.

“Besoj se ndarja e tyre është gjë e mirë, me qëllim që të ecet përpara, mirëpo fakti që Maqedonia e Veriut pengohet për shkak të një çështje dypalëshe, e cila nuk ka lidhje me procesin e anëtarësimit është problematik”, thotë zonja Kosmehl .

“Më vjen shumë keq. Më duket se ky vendim që u mor për shkaqe të pastra politike, por jo objektive. BE-ja ka kërkuar pak si shumë nga Maqedonia e Veriut, duke përfshirë ndryshimin e emrit të vendit dhe ndryshime kushtetuese. Dhe është turp, sepse mesazhi që duket se dërgohet është se sado të ndryshoni, ne prapë do të kërkojmë akoma më shumë”, tha zoti Whyte .

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel dhe udhëheqës të tjerë kanë vënë si objektiv vitin 2030 për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Por sa i arritshëm është ky objektiv?

“Nëse ky qëllim do të realizohet ose jo, kjo varet nga vullneti politik i të dyja palëve”, vlerëson zonja Kosmehl.

“Do të habitesha po ta shihja Shqipërinë shtet anëtar të BE-së në vitin 2030, por atëherë mund të dime se kur mund të bëhet anëtare. Sa i takon Maqedonisë së Veriut, kjo varet nga shpejtësia e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të tanishme politike. Malin e Zi dhe Serbinë i shoh në pozita të ngjashme me Shqipërinë, ndërsa Bosnja dhe Kosova, mendoj se janë disi larg gjendjes në Shqipëri”, tha zoti Nicholas Whyte .

Sipas ekspertëve, afro tre vitet e fundit dhe veçanërisht pas agresionit rus kundër Ukrainës vërehet rigjallërim i interesit të BE-së për Ballkanin Perëndimor sepse zgjerimi po konsiderohet si investim jo vetëm për paqe, por dhe për qëndrueshmëri dhe mirëqenie në rajon./ VOA

be

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen