LIVE UPDATES
Politike

"Asnjë hap pas për qendrat e emigrantëve në Shqipëri", Meloni: Gjadri do funksionojë edhe nëse më duhet të merrem me to çdo natë deri në fund të mandatit qeverisës! (VIDEO)

Ajo theksoi se beson se qeveria e saj karakterizohet nga stabiliteti politik që garanton besueshmërinë ndërkombëtare, pa të cilin nuk mund të prodhohet prosperitet dhe gjithashtu i uroi "punë të mbarë" presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.

15 Dhjetor 2024, 17:24 Nga N.F
"Asnjë hap pas për qendrat e emigrantëve në
Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbajtur ditën e sotme fjalën e saj në një event me partinë e saj, "Vëllezërit e Italisë" në Atreju. Meloni gjatë fjalës së saj foli edhe për kampet e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin ndërsa theksoi se nuk do të ketë asnjë hap pas në lidhje me këtë çështje.

Ajo u shpreh se qendrat e emigrantëve do të funksionojnë edhe sikur ti duhet asaj të merret me të çdo natë. Meloni shtoi se ajo do të luftojë mafian dhë kërkon ndihmën e shtetit italian. Sipas saj ajo nuk është armike por një njeri i ndërshëm.

“Qendrat për emigrantët në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më kërkon të merrem me të, çdo natë, që tani deri në fund të mandatit tonë qeverisës. Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian, nga njerëzit e denjë, të më ndihmojë ta luftoj atë. Unë nuk jam armike, jam njeri i ndershëm”, nënvizoi kryeministja italiane.

Ajo shprehet se ka vullnetin ta luftojë mafian, më shumë se kushdo tjetër që përpiqet ta afrojë atë me kriminelët në këtë marrëveshje, që sipas saj është një shkollë.

“Pika qendrore është parandalimi i rreziqeve, protokolli ynë me Shqipërinë është gjëja që i frikëson më shumë trafikantët. Nëse ne e ndalojmë, kjo do të jetë favori më i madh që mund të bëjmë për këta kriminelë," shtoi Meloni.

Ajo theksoi se beson se qeveria e saj karakterizohet nga stabiliteti politik që garanton besueshmërinë ndërkombëtare, pa të cilin nuk mund të prodhohet prosperitet dhe gjithashtu i uroi "punë të mbarë" presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump.

“Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë, kanë qenë dhe do të jenë aleatë të vendosur, pavarësisht se kush është në pushtet. Ka kohezion, unë jam një grua e së djathtës, nuk e kam të vështirë të diskutoj me të gjithë nëse ka nevojë Italia, por sigurisht jam e lumtur që mund të jem në dialog me konservatorët amerikanë. Italianët më zgjodhën për të mbrojtur interesin tonë kombëtar dhe këtë do të bëj, kushdo qoftë bashkëbiseduesi im”, përfundoi kryeministrja italiane.

Më 6 nëntor 2023, qeveria italiane nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për ndërtimin e dy qendrave në territorin shqiptar për ndalimin e personave të shpëtuar ose të kapur në det nga anijet shtetërore italiane. Marrëveshja synonte trajtimin ekstraterritorial të kërkesave për azil dhe ndalimin ekstraterritorial të personave që do të riatdhesohen me forcë, me qëllimin e deklaruar për të penguar kalimet detare.

Italia dërgoi në Shqipëri fillimisht një grup prej 16 emigrantësh nga Bangladeshi dhe Egjipti. Katër prej tyre u kthyen në Itali në ditën e njëjtë, sepse ishin të mitur ose kishin probleme shëndetësore. Dymbëdhjetë të tjerët u kthyen mbrapsht tri ditë më vonë, pas një gjykatë në Romë më 18 tetor urdhëroi që ata të mos mbahen në Shqipëri për shkak vendet e tyre të origjinës, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk ishin vende të sigurta.

Edhe më 11 nëntor Gjykatësit në Romë kanë refuzuar që të miratojnë ndalimin e një grupi emigrantësh në qendrat në Shqipëri, që operohen nga Italia. Ky veprim paraqet një goditje të re për planin e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, për të dërguar emigrantët në dy qendra të pritjes. Për sa i përket përfundimit të dhënies së vendimit nga Gjykata e Lartë italiane, sipas shumë komentuesve, ai mund të shtyhet, në mënyrë që Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian të shprehë fillimisht mendimin e saj për të gjithë këtë çështje.

meloni kampi i emigranteve ne gjader

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj