LIVE UPDATES
Politike

Vokshi dhe Hoti takime me shqiptarët në Belgjikë: Vota e diasporës e rëndësishme për largimin e narkoshteti dhe rivendosjen e demokracisë

Kryetari i PD-së në Belgjikë, Agim Sheta, në fjalën e tij theksoi se ky takim me deputetet e PD në Kuvendin e Shqipërisë shërben për të diskutuar rreth situatës politike në Shqipëri, si dhe mbi mënyrat për të forcuar rolin e diasporës në procesin zgjedhor të vitit 2025.

15 Dhjetor 2024, 14:38 Nga r.ll
Vokshi dhe Hoti takime me shqiptarët në Belgjikë: Vota e
pamje nga takimi

BRUKSEL- Deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Elda Hoti, zhvilluan takime me shqiptarë në Antwerp dhe Bruksel të Belgjikës. Përmes historive të shumta e të dhimbshme të largimit të tyre nga Shqipëria, lënia pas e familjarëve dhe të afërmve, shquhej malli dhe dëshira për t’u kthyer një ditë në atdhe. Interes i jashtëzakonshëm nga ana e shqiptarëve në diasporë për t’u informuar për procedurat e regjistrimit dhe të votimit.

Pjesëmarrësit dhanë dëshmi të shumta të presionit për t’u regjistruar në listat e patronazhimit të Rilindjes, përndryshe familjarët apo të njohurit e tyre do të humbnin punën, ndihmën ekonomike, KEMP-in apo shërbime të tjera.

Kryetari i PD-së në Belgjikë, Agim Sheta, në fjalën e tij theksoi se ky takim me deputetet e PD në Kuvendin e Shqipërisë shërben për të diskutuar rreth situatës politike në Shqipëri, si dhe mbi mënyrat për të forcuar rolin e diasporës në procesin zgjedhor të vitit 2025. “Të shfrytëzojmë këtë mundësi", tha ai – "për të ndarë ide dhe pritshmëri, dhe për të forcuar lidhjen jetike midis Shqipërisë dhe diasporës së saj.”

Në fjalën e saj, Hoti u ndal në realitetin e sotëm në Shqipëri, krejtësisht të ndryshëm nga propaganda që promovon Edi Rama. “Shqipëria po përballet me varfëri, korrupsion dhe largimin masiv të të rinjve, ndërsa retorika qeveritare përpiqet ta zbukurojë këtë situatë. Është detyra jonë të punojmë fort për ta bërë vendin tonë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të begatë, që një ditë secili prej jush të mund të kthehet për të jetuar në Shqipëri. Largimi i të rinjve nga Shqipëria është një nga problemet më të mëdha, sepse rinia nuk është prioritet i politikave të kësaj narkoqeverie.

Krimi i organizuar, falë lidhjeve të ngushta me Edi Ramën, ka shkatërruar shtetin e së drejtës, ka manipuluar zgjedhjet dhe ka thelluar varfërinë e qytetarëve. Për të shpëtuar demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë, duhet të priten rrënjët e këtij sistemi të korruptuar dhe të ndërtohet një qeverisje që punon për njerëzit, jo për bandat. Diaspora ka një rol kyç për të sjellë ndryshimin dhe për të ndihmuar në rikthimin e shpresës, demokracisë dhe zhvillimit të vërtetë në Shqipëri. Ju jeni ambasadorët tanë më të mirë dhe një forcë e jashtëzakonshme për ndryshimin e Shqipërisë.”

Deputetja Vokshi, pasi u ndal në situatën politike në Shqipëri, theksoi mbështetjen e madhe jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare, nëpërmjet 3 rezolutave të miratuara nga CDI, EPP dhe IDU, që kërkojnë ndaljen e persekutimit politik dhe organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme nëpërmjet një qeverie kujdestare, si modeli i Maqedonisë.

“Kemi kaluar disa vite shumë të vështira, përballë një sulmi të paprecedent për të shkatërruar dhe shbërë opozitën nëpërmjet arrestimeve, burgosjeve, hapjes së çështjeve gjyqësore, kërcënimeve edhe me jetë, përdorimit të pengjeve brenda PD. Por, falë edhe sakrificës sublime të Kryetarit të PD, z. Berisha, pothuajse një vit i arrestuar pa akuzë, si dhe sakrificës së mijëra demokratëve dhe qytetarëve që ju bashkuan PD-së, arritëm të mbronim pluralizmin dhe demokracinë.
Situata është e vështirë, por së bashku mund dhe do t’ia dalim të ndalim këtë regjim e të rikthejmë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit dhe të integrimit. Patronazhimi i Ramës, presionet dhe shantazhet nuk e ndikojnë dhe nuk e dhunojnë dot votën tuaj! Sepse ju jeni qytetarë të lirë në vendet me demokraci funksionale! Ndaj ftoj çdonjërin prej jush të ndihmojë për të siguruar pjesëmarrjen më të madhe në votime, si votë për shpëtimin e Shqipërisë,” – theksoi zonja Vokshi.

Pjesëmarrësit shprehën shqetësimin për problemet me manipulimin e votës, kërkuan përfaqësim në Parlament dhe vendimmarrje në qeverisjen e ardhshme, duke siguruar angazhim maksimal për regjistrimin dhe votimin mes diasporës, si votë përcaktuese për ndryshimin në Shqipëri dhe rikthimin e lirive dhe të drejtave.

albana vokshi elda hoti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj