6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zhupa tha se u shqetësua vetëm nga fakti që gjithçka kaloi në sulm personal, ku shtoi se edhe pse epiteti “ruse” mund të jetë përdorur si kompliment, sërish nuk i pëlqen kur preken të tilla kufij personalë.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka folur lidhur me debatin e ashpër që pati në seancën e dy javëve më parë me kolegun socialist, Erion Braçen. Zhupa tha se u shqetësua vetëm nga fakti që gjithçka kaloi në sulm personal, ku shtoi se edhe pse epiteti “ruse” mund të jetë përdorur si kompliment, sërish nuk i pëlqen kur preken të tilla kufij personalë.
"Konflikti me Erion Braçen lidhet me shqetësimin tim, për ndërhyrjen që duan të krijojnë te mediat dhe shqetësimi që ngrita në këtë seancë, nuk kisha asgjë personale. Mua më shqetëson çdo gjë që kalon në personale që parashtrohet ne atë seancë, jo parfumi, jo pri thonjtë, ai atë epitetin ruse mund ta thotë për mirë por edhe për keq, por mua nuk më pëlqen të preken të tilla gjëra. Shprehjet që përdora janë shprehje të popullit shqiptar dhe nuk theva asnjë kod të etikës. Ai luajti rolin e viktimës. Vetëmbrojtja në këtë rast ishte për një mesazh që kur cënoheni nga një burrë duhet të thyeni këtë cënim.", u shpreh Zhupa në emisionin "Kjo Javë" në News24.
Ajo u shpreh më tej se nuk ka pasur një takim me Braçen pas debatit, ndërsa shtoi se replikat e saj nuk ishin për çështje personale.
"Nuk e kam takuar Braçen, nuk erdhi as në seancën e kaluar, kemi një marrëdhënie që ju e keni parë në televizion qëkur mori komisionin e dezinformimit, kjo u bë sepse nuk donin tia linin opozitës, dezinformimi lidhet drejtpërdrejt me median. Të gjithat replikat e mia kanë qenë për çështjen dhe jo për çështje personale. Me socialistët kam një parim: nëse ata thonë mirë mendoj negativisht dhe nëse thonë keq atëherë diçka e mirë i ka shqetësuar. Atë akt do ta ribëja sërish. Berisha kur foli për çantat nuk po flet për individin po flet për korrupsionin, nuk po flet me gjininë. Ndërsa këto detaje që mu drejtuan mua ishin komplet personale dhe të drejtpërdrejta." tha ajo.
Zhupa ka folur edhe në lidhje me gjuhën e përdorur me ministren Ogerta Manastirliu në interpelancën e thirrur për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
“Kjo nuk është fyerje, rregullorja e kërkon të jesh i vërtetë, asaj ministreje që ka zhdukur fondet e shqiptarëve me tenderat sekret, ajo ka lënë një mungesë të ilaçeve, ajo i bën qytetarët që të paguajnë për nevojat e tyre në shkolla, mund t`i them hajdute dhe mund të gjej 100 sinonime, jam e gatshme t’i provoj me dokumente se çfarë ka ndodhur me arsimin në këto periudha, çfarë ka ndodhur me shëndetësinë. Këto ankesa mund të bëhen pa ofendime kur nuk kemi sulme personale unë nuk ia thash për fyerje hajdute, ky është një realitet që e shikon çdo shqiptar, nëse fondet janë zhdukur atëherë këto fonde janë vjedhur. Unë di që fondet e në shëndetësi dhe në arsim janë zhdukur, nuk janë në dispozicion të njerëzve. Unë di vrasjen e 14-vjeçarit në rrethin e shkollës, di edhe ngjarjen e 17-vjeçarit në Cakran. Fëmijët duhet t`i marrin prindërit në orën 11 nga shkolla, fëmijët nuk kanë aktivitete fizike dhe shkollore”, tha Zhupa.
delina ibrahimaj TIRANË- Ministrja Delina Ibrahimaj, theksoi edhe luftën ndaj informalitetit në biznes, ku u shpreh se pjesë e kë...
delina ibrahimaj TIRANË- Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, bëri me dije se pak më...
delina ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka folur në lidhje me &ldqu...
delina ibrahimaj TIRANË- Delina Ibrahimaj, ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka folur sot në lidhje me at...
foto ilustruese TIRANË- Javën e ardhshme, më 20 dhjetor Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë mbledhje të përbashk&...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka risjelljë edhe një herë në ...
Sali Berisha ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në El...
Berisha ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka vënë në dukje gjendjen e vështirë me të cilën përballen pensionist&e...
Sali Berisha ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në El...
Berisha ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë për mashtrim dhe vjedhje të buxhetit ndaj pensionistëve....