LIVE UPDATES
Politike

PD: OFT-të nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për çiftit Veliaj-Xoxe, por ishin një investim për kapjen e ‘Drejtësisë së Re’

Në një deklaratë për mediat, Vangjeli ka vënë theksin te organizatat e financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij.

14 Dhjetor 2024, 14:14 Nga ZH.LL
PD: OFT-të nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi
Genta Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli ka risjelljë edhe një herë në vëmendje prezantimin në emisionin investigativ Plug.

Në një deklaratë për mediat, Vangjeli ka vënë theksin te organizatat e financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij.

Vangjeli thekson se organizatat si Balkan Youth Link Albania ose shkurt BYLA, institut Benussi, dhe SHIZI nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për çiftit Veliaj -Xoxe, por mbi të gjitha Rrjeti i OJF-ve, ishte një investim për kapjen e ‘Drejtësisë së Re’.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Sikurse u prezantua pak ditë më parë në emisionin investigativ Plug, Organizatat e financuara nga Soros dhe kontrolluara nga Erion Veliaj, dhe bashkëshortja e tij, Balkan Youth Link Albania ose shkurt BYLA, institut Benussi, dhe SHIZI nuk kanë shërbyer vetëm si mekanizma fitimi parash për çiftit Veliaj -Xoxe, por mbi të gjitha Rrjeti i OJF-ve, ishte një investim për kapjen e ‘Drejtësisë së Re’.

Emrat e lidhur me këto oragnizata të drejtuara nga Veliaj-Xoxe janë:

Klotilda Ferhati Bushka, aktualisht deputete e PS dhe drejtuese e Komisionit të Ligjeve në Kuvend aty ku kalojnë aktet ligjore dhe nënligjore edhe për Reformën në Drejtësi, poste këto të fituara si shpërblim për ofrimin e shërbimeve të ekspertizës apo konsulencës  për disa vite që znj.Bushka kreu për shoqatën e Integrimit të Zonave Informale dhe Balkan Youth Link Albania.

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si dhe drejtuesi i shkollës së Magjistraturës Arben Rakipi dhe funksionar të tjerë të drejtësisë, të cilët janë akuzuar nga opozita se i shërbejnë qeverisë kanë qenë pjesëmarrës të shpështë në aktivitetet dhe konferencat për reformën në Drejtësi të organizuara nga vetë Ajola Xoxa, nëpërmjet institutit ‘Benussi’.

Kreu i KLGJ së, institucionit që lidhet me emërimet dhe kontrollin e të gjithë gjyqtarëve në RSH znj.Narueda Llagami, ish Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në CV e saj deklaron se për disa vite ka punuar në Shoqatën për Integrimin e Zonave Informale, kontrolluar nga Erion veliaj dhe bashkëshortja e tij. Zonja Llagami u dekorua si drejtuese e KLGJ pas suksesit të punimit shkencor si bashkëbotuese së bashku me bashkëshorten e Veliajt lidhur me kuadrin ligjor mbi shërbimet e kujdesit shëndëtësor në v.2017, financuar nga instituti Benussi. 

Kreu i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, i cili ka pasur në dorë fatin e qindra gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, njëherazi ka qenë relatori i Vetingut të munguar të Altin Dumanit, dhe që sot duhet të hetojë Erion Veliajn, rezultoi i përfshirë në rrjetin e organizatave të kontrolluara apo drejtuara nga Veliaj, dhe Xoxa.

Pranvera Pustina, (bashkëshortja e Floran Pustina, themelues i MAJFT dhe njohje e vjetër e Veliajt, i përfshirë në dosjen e inceneratorit të Tiranës). Zonja Pustina me detyrë Shefe e Kabinetit e Prokurorit të Përgjitshëm Olsian Çela,  si një tjetër element që tregon ndikimin e Erion Veliajt në sistemin e drejtësisë, si rasti i zvarritjes që Prokuroria e Përgjithshme ka bërë me korrespodencën me autoritetet greke për të konfirmuar dëbimin dhe dënimin për Gjyqtaren Irena Gjoka Maneku, e cila me vendimet e saj la për një vit të izoluar liderin e opozitës Sali Berisha.

Emisioni Plug identifikoi emra të tjerë të eksponentëve të PS të cilët mbajnë apo kanë mbajtur detyra në rang ministri apo zyrtarësh të lartë si Delina Fico, Milva Ekonomi, Eglantina Gjermeni, Arbjan Mazniku (Zv.Ministër Arsimi), Endri Fuga (Adjutanti i Ramës), Leart Kola (Drejtor i Rinisë ne MMRS), Andi Kanaj (Drejtor i AMSHC), etj si të lidhur me organizata të themeluara me financimet e Soros).

Një gjë është e sigurt Erjon Veliaj nuk gënjeu për kolegët e tij në drejtësinë e re pranë KPK, KLGJ, SPAK, dhe Prokuroninë e Përgjithshme.

pd genta vangjeli erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj