Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shtoi se shqiptarët joshen nga fotot me photoshop që shikojnë në telefon për t’u larguar në vende të tjera. Sipas tij fotot nga vendet e tjera kanë më shumë photoshop sesa realitet i jetës së përditshme të një shqiptari që shkon atje.
TIRANA- Kryeninistri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të pocast-it "Flasim" se Shqipëria është një vend i sigurtë. Sipas tij, të gjithë të huajt që vijnë në Shqipëri janë të lumtur për sigurinë. Ai shtoi se shqiptarët joshen nga fotot me photoshop që shikojnë në telefon për t’u larguar në vende të tjera. Sipas tij fotot nga vendet e tjera kanë më shumë photoshop sesa realitet i jetës së përditshme të një shqiptari që shkon atje.
"Nuk është kaq e lehtë sepse është më shumë photoshop sesa realitet i jetës së përditshme të një shqiptari që shkon atje”, thotë ai.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Tani jemi në hartë dhe kemi sfida të reja, sepse duhet të bësh gjithçka që të ruash ekuilibrin, midis gjithë larmisë së natyrës dhe që është një motiv i fortë dhe nevojës për të pasur më shumë kapacitete, po ashtu, edhe midis turizmit masiv e atij luksoz. Pra, ka shumë sfida. Por sidoqoftë, nuk ka dyshim tani jemi në hartë. Shqiptarët besoj tek vetja, nuk besojnë lehtësisht derisa të provojnë të kundërtën, te vendi, në lidhje me atë që vendi është në gjendje t’iu ofrojë, e që mendojnë, gabimisht, se do të gjejnë kur të shkojnë jashtë.
Kjo do të thotë që lufta është luftë, pa luftë, as jashtë apo kudo, nuk mund të fitosh. Por, edhe diçka tjetër, është ende një lavjerrës, që është tek ky skaji që “dua të iki” sepse është edhe kjo gjëja që e kam në xhep e po e nxjerr (nxjerr telefonin nga xhepi), ku ti kalon rëndom fotot e bukura të Britanisë së Madhe, Gjermanisë, kësaj, asaj dhe pastaj të aktorëve, të modeleve, të makinave dhe i thua vetes që “këto janë atje. duhet të iki atje”.
Por nuk është kaq e lehtë sepse është më shumë photoshop sesa realitet i jetës së përditshme të një shqiptari që shkon atje. Ajo çfarë më bën përshtypje, e kuptoj, por është se të gjithë të huajt që vijnë këtu janë të lumtur për sigurinë këtu. Kur ua them njerëzve më kthehen: Çfarë po thua, aman! Ka siguri në Shqipëri dhe jo në Londër, jo në Berlin, Milano apo Paris. Po! Po! Të gjitha ata që vijnë këtu më thonë “Po ecja me gruan në mesnatë, wow është diçka që e kemi dashur. Nuk është kaq e lehtë askund në Evropë. Parisi është i ndërlikuar, mbrëmjes nuk është e lehtë. Duhet të dish rrugës, të njohës lagjet, të dish ku të shkosh, sepse nuk është e lehtë.
Edi Rama TIRANA- Në episodin e radhës së podcast-it "Flasim", Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesë...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha se deputetja e PS Olta Xhaçka është 50 pë...
Instituti Shqiptar i Shkencës TIRANË- Në Tiranë Instituti Shqiptar i Shkencës publikoi sot gjetjet e një studimi krahasues mb...
Silvio Gonzato TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato komentoi krizën ku ndodhet Gjykata Kushtetuese dhe mënyrën si Pa...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtet...
Holta Zaçaj TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj theksoi se i gjithë debati që ka lindur për ma...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e paralajmëruar e opozitës në 23 dhjetor do të j...
Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harres&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi narkoregjimin e Edi Ramës se disponon fonde dhe media të pafundme. Në fjalë...