Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati tha se kjo është pjesë e mosbindjes civile.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se protesta e paralajmëruar e opozitës në 23 dhjetor do të jetë masive dhe se do të synohet bllokimi i Tiranës nga të gjitha drejtimet. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryedemokrati tha se kjo është pjesë e mosbindjes civile.
“Më datën 23 dhjetor, ditën e hënë në ora 17.00, kemi mosbindjen civile më të fuqishmen që ka parë Tirana ndonjëherë. Mbarë bota mezi pret këtë akt, këtë mosbindje E kanë pëlqyer shumë, kudo në botë. U them unë juve. Se një gjë duhet ta dini. Atë ndihmë që na ka dhënë ne shtypi ndërkombëtar, nuk i dalim borxhit kurrë. Dhe ta dini që, ka gazetarë të cilët kanë humbur vende për shkrimet që kanë bërë. Janë treguar të mëdhenj. Janë treguar njerëz të lirë, dhe mirënjohja jonë është e pakufishme ndaj tyre.
Ndaj dhe, e keni parë ju vet se me ç’pasion i paraqesin mediat e botës protestat tona, sepse janë anti-diktaturë, sepse janë për liri. Nuk mund të ndodhtë ndryshe. Ndaj dhe kjo mosbindje, Tiranën nga Qafë Priska gjer në Vorë duhet ta bllokojmë plotësisht, totalisht nga të gjitha drejtimet. Jam i sigurt se, ju do të mobilizoni të gjithë potencialet që kemi për të bërë një nga mosbindjet civile më të shkëlqyera, më të fuqishmet që kemi realizuar ndonjëherë”, tha Berisha.
I pyetur nga mediat për skenarin e kësaj proteste, Berisha tha se detajet do të komunikohen sapo të finalizohen, por ka theksuar se ajo do të jetë shumë dinamike.
“Do të jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Unë do të jem patjetër atje. Skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet. Do jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Unë do jem patjetër”, u shpreh Berisha
Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harres&...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi narkoregjimin e Edi Ramës se disponon fonde dhe media të pafundme. Në fjalë...
Kuvendi PRISHTINË- Më 20 dhjetor në orën 11:00 Shqipëria dhe Kosova do të mbajnë mbledhje të përbashkët t...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike duke theksuar se ka një luft&eum...
Berisha TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi Xhorxh Soros se është projektuesi fund e krye i drejtësisë së re....
TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka vënë në dukje arritjet dhe sfidat e opozitës në...
Keshilli Kombetar TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje demokratëve që nga forcë e q&eu...
Sali berisha TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur pasditen e sotme. Mbledhja e Këshillit Komb&...
Rexh Byberi TROPOJË- Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi ka bërë një përmbledhje të punës së tij. Me anë...
Ministri Hoxha FIER- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ditën e sotme para mediave në lidhje me plagosjen e 17-vjeçarit në F...