LIVE UPDATES
Politike

Nën arrest shtëpie/ Rexh Byberi: Nuk do të merrem me replika të pavlera ndaj atyre që shpifin e shantazhojnë

Po ashtu ai ka theksuar se po punohet për përfundimin e rikualifikimit urban të qytetit, përfshirë ndërtimin e fasadave dhe riparimin thelbësor të kompleksit muzeal të qytetit.

13 Dhjetor 2024, 17:26 Nga I.A
Nën arrest shtëpie/ Rexh Byberi: Nuk do të merrem me replika
Rexh Byberi

TROPOJË- Kryebashkiaku i Tropojës Rexh Byberi ka bërë një përmbledhje të punës së tij. Me anë të një postimi në Facebook, Byberi në prag të fundvitit ka shprehur mirënjohjen për qytetarët që e kanë mbështetur. Po ashtu ai ka theksuar se po punohet për përfundimin e rikualifikimit urban të qytetit, përfshirë ndërtimin e fasadave dhe riparimin thelbësor të kompleksit muzeal të qytetit. Ndërkohë që edhe pse është nën arrest shtëpie, Byberi shkruan se nuk do merret me replika të pavlera ndaj atyre që shpifin dhe shantazhojnë.

Postimi i Plotë:

Të nderuar qytetarë të Tropojës, Gjatë këtyre viteve në krye të Bashkisë Tropojë, kam pasur gjithmonë një angazhim të hapur dhe transparent për të ndarë me ju çdo aktivitet dhe zhvillim bashkiak. Nuk kanë qenë kohë të lehta për mua dhe stafin e Bashkisë, pasi shërbimi ndaj qytetarëve dhe përmbushja e nevojave të komunitetit janë të shumta. Por, me punë, përkushtim dhe sakrificë, ja kemi arritur që të kthejmë Tropojën – dikur të braktisur – në një vend të jetueshëm për banorët e saj dhe, njëkohësisht, shumë tërheqës për mysafirë e turistë nga e gjithë bota. Në këtë prag fundviti, dua të shpreh mirënjohjen time për qytetarët e Malësisë së Gjakovës, të cilët më kanë mbështetur pa rezervë dhe kanë besuar në punën time. E gjithë kjo punë ka qenë e udhëhequr nga një parim të cilin e besoj thellë: Tropoja vjen e Para.

Një falënderim të veçantë për stafin tim, i cili ka qenë gjithmonë pranë meje dhe ka treguar profesionalizëm dhe angazhim të jashtëzakonshëm, sidomos gjatë tre muajve të fundit. Përveç shërbimeve bazike, kemi ndërhyrë në çdo cep të Tropojës, duke realizuar dhe rehabilituar projekte infrastrukturore që kanë përmirësuar jetesën e qytetarëve. Kemi menaxhuar me kujdes fondet e Bashkisë Tropojë dhe, po ashtu, kemi pasur mbështetje të vazhdueshme nga Kryeministri Edi Rama për projekte madhore, si ndërtimi i nyjës që lidh vendlindjen tonë me Malin e Zi, si dhe investime të rëndësishme në infrastrukturën arsimore dhe shëndetësore Angazhimi dhe vullneti im janë akoma më të forta për të realizuar një Tropojë moderne, një model për turizmin dhe kulturën.

Po punohet intensivisht për përfundimin e rikualifikimit urban të qytetit, përfshirë ndërtimin e fasadave dhe riparimin thelbësor të kompleksit muzeal të qytetit, që do të shërbejë si një atraksion kulturor dhe turistik për të gjithë. Falenderime bashkëpunimit të shkëlqyer me donatorët euroatlantikë, të cilët kanë mundësuar hapjen dhe funksionimin e tre qendrave rinore moderne në Tropojë. Këto qendra janë shndërruar në vatra edukimi profesional dhe mundësi punësimi për të rinjtë tanë. Gjithashtu me dhjetra projekte janë në përpunim nga institucionet shtetërore dhe donatorët ndërkombëtarë, të cilat do të realizohen në të ardhmen e afërt.
Do të vazhdoj t’ju mbaj të informuar për çdo hap të zhvillimeve dhe përpjekjeve që po bëhen në vendlindjen tonë. Refuzoj të politizoj punën time dhe të stafit që drejtoj, dhe, po ashtu, nuk do të merrem me replika të pavlera ndaj atyre që shpifin dhe shantazhojnë. Ajo që na bashkon të gjithëve është një emër i vetëm: Tropoja dhe zhvillimi i saj.

Nën arrest shtëpie/ Rexh Byberi: Nuk do të merrem me replika
Postimi

Sipas hetimeve të SPAK, në kundërshtim me ligjin, Byberi bashkë me nënkryetarin e kësaj Bashkie, kanë miratuar, “një projekt idenë e rrugës “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, nga ku rezulton se është miratuar në parim Projekt ideja për ndërtimin e rrugës auto “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, me një gjatësi 3.2km, totalisht ndërtim i ri i cili 80% të kësaj gjatësie kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese.

Sipas vendimit, këto punime janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore. Konkretisht për kryerjen e punimeve në bazë të VKM-së 408 datë 13.05.2015 (e ndryshuar) për hapjen e një rrugë të re subjekti i interesuar duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi që parashikon legjislacioni për këto lloj punimesh.

Gjithashtu, sipas njoftimi, Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës siç janë: Agjencia Kombëtare e Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me Ministrinë e Linjës (parashikuar në sistemin elektronik e-leje) për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit.

rexh byberi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen