LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Drejtësia e re u projektua fund e krye nga Xhorxh Sorosi, vetëm për ta dorëzuar atë si degë ekzekutivi te Edi Rama

Berisha gjatë takimit të Këshillit Kombëtar të PD-së tha se pasi Soros projektoi drejtësinë e dorëzoi atë si degë ekzekutivi te Edi Rama.

13 Dhjetor 2024, 19:17 Nga I.A
Berisha: Drejtësia e re u projektua fund e krye nga Xhorxh Sorosi,
Berisha

TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha akuzoi Xhorxh Soros se është projektuesi fund e krye i drejtësisë së re. Berisha gjatë takimit të Këshillit Kombëtar të PD-së tha se pasi Soros projektoi drejtësinë e dorëzoi atë si degë ekzekutivi te Edi Rama.

"Në këto rezoluta, kemi arritje tjetër të dytë të madhe. Në asnjë vend kurrë një parti e shtetit ligjor, siç jemi ne, nuk mund të imagjinojë të bëjë betejën me drejtësinë. Ajo bën betejë kur drejtësia shndërrohet në instrument të diktaturës. Po në diktatura, drejtësia është një nga armët kryesore të saj. Dhe ne ç’na ndodhi? Na ndodhi një drejtësi dhuratë, me një bujë ndërkombëtare që tejkalon imagjinatën. Një drejtësi e cila u projektua fund e krye nga Xhorxh Sorosi, vetëm për ta dorëzuar atë si degë ekzekutivi te Edi Rama. Këta të cilët e mbronin, e mbronin nga frika e Sorosit, ua them unë ju, ta dini këtë. Edhe sot janë të shumë, ata që ulin zërin kur flasin për Sorosin, këtë monstër të njerëzimit, një monstër e vërtetë.

Një monstër, sepse në pikëpamjet e tij që mbështeti tejkaloi Marksin. Ju sigurisht nuk keni pasur ndonjë interes të madh të lexoni për komunizmin, se ata që kanë përjetuar diktaturën, ajo ishte socializëm. Komunizmi do të vinte pasi të ndërtonim socilizmin. Dhe po të lexoje, shkoje tek bota pa shtete, internacionale do të jetë bota e re, ishte himni i komunizmit. Shkoje tek bota pa kufi. Por nuk mbaj mend nëse shkoje tek bota pa gjini njerëzore, dhe këta shkuan kaq larg. Këta u cilësuan si ekstremistë të majtë. Jo, këta janë ekstremi i ekstremit të majtë. Këta janë përtej Marksit. Marksi po, se pa kufi janë, pa kufi, por këta tejkaluan dhe këtë. Tani një botë.
Mirëpo këto u pasqyruan shumë tek ne. Ne u bëmë si një kopësht eksperimental. A mund të imagjinoni ju, kombi, shoqëria me solidaritetin më të lartë, se u them unë ju, ky proces kalimi nga hiperkolektivizmi në kushtet e tregut, ka patur si sigurime shoqërore më të çmuar se çdo gjë tjetër, solidaritetin familjar. Sepse familjet shqiptare kanë përballuar të gjithë këto vështirësi duke ndarë njëri me tjetrin, pjesëtarët e familjes, ndihmën, solidaritetin.

Pra në një komb që përsëri shumë i lidhur me traditën, para disa muajsh vinte ligji i fermave të grave për të krijuar, këta me prindër dhe ata pa prindër. Kjo është e vërteta, ky është thelbi. Sollën ligjin në parlament, u hapën klinikat që do të merreshin me këtë. Vetë Zoti e shpëtoi Donald Trumpin që ai të shpëtonte botën nga këto, nga kjo ideologji përtej Marksit, Marksizëm Lelinizëm, po e po, por edhe përtej tyre. Dhe kombi amerikan e hodhi poshtë. Zgjodhi ato vlera të njerëzve të lirë kudo dhe votoi presidentin Donald Trump. Ky është një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Ne qëndruam haptas. Kurrë ndonjëherë nuk jemi prononcuar gjatë fushatës presidenciale në SHBA. Jo nuk e kemi dashtë. Kurse kësaj here nuk kemi ngurruar. Nuk mund të ngurronim ne, tu bënim thirrje shqiptarëve kudo që ishin të votonin Partinë Republikane dhe kandidatët e saj, sepse në një farë mënyre kjo ishte me një rëndësi përcaktuese. SHBA përcaktojnë me agjendën e tyre dhe ndaj ne bëmë thirrje haptas, bëmë çfarë ishte e mundur, brenda ligjit amerikan, pa e cënuar atë, të japim kontributin tonë sado modest, sado minimal në këtë aspekt," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje