LIVE UPDATES
Politike

Këshilli Kombëtar i PD/ Paloka: Partia Demokratike riktheu unitetin dhe besimin

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Paloka theksoi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në favor të Partisë Demokratike dhe mbështetjen ndërkombëtare të fituar së fundmi.

13 Dhjetor 2024, 19:12 Nga I.A

Këshilli Kombëtar i PD/ Paloka: Partia Demokratike riktheu unitetin

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ka vënë në dukje arritjet dhe sfidat e opozitës në kontekstin aktual politik. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Paloka theksoi ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në favor të Partisë Demokratike dhe mbështetjen ndërkombëtare të fituar së fundmi.

Paloka vlerësoi rëndësinë e tre rezolutave të miratuara nga organizata të rëndësishme ndërkombëtare, të cilat dënojnë regjimin e kryeministrit Edi Rama dhe mbështesin opozitën shqiptare. Ai argumentoi se këto zhvillime shënojnë fundin e epokës së Ramës, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Duke falënderuar strukturat e partisë për përkushtimin e tyre, Paloka vuri në dukje qendresën e demokratëve përballë sfidave të mëdha dhe përpjekjeve për përçarje.

"Mblidhemi sot në këtë takim, në një situatë krejt tjetër nga mbledhja më e fundit e Këshillit Kombëtar. Në pak kohë, gjërat kanë ndryshuar tërësisht në favorin tonë. Fitorja e presidentit Trump në Shtetet e Bashkuara nuk solli thjesht kalimin e pushtetit nga demokratët te aleatët tanë të natyrshëm, Partia Republikane Amerikane, por, më e rëndësishmja, i dha një goditje dërrmuese armikut tonë të përbashkët, Xhorxh Sorosit. Menjëherë më pas, tre rezoluta në dy javë, njëra më e rëndësishme e më domethënëse se tjetra: rezolutat e CDI-së, IPP-së dhe IDU-së, të cilat dënojnë me forcë narkoregjimin e Edi Ramës dhe mbështesin pa rezerva opozitën shqiptare, Partinë Demokratike dhe liderin e saj, Sali Berishën.

Dua të kujtoj se partitë që përbëjnë këto tre grupime, të cilat kanë votuar këto rezoluta, drejtojnë sot botën demokratike, duke filluar nga Partia Republikane në Shtetet e Bashkuara e deri te partitë popullore në Evropë. Dua të përmend një detaj në këtë rast që mund të duket i vogël, por unë e konsideroj të rëndësishëm: Rama, i cili edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët është mësuar t’i ndërtojë mbi baza korruptive, u përpoq edhe këtë herë, me të gjitha mënyrat e tij, t’i bllokonte këto rezoluta, por, siç rezultoi, metodat e tij kësaj here dështuan përballë institucioneve dhe politikanëve me dinjitet.

Rama mori kështu sinjalin e qartë se koha e tij ka mbaruar tashmë, në Shqipëri dhe jashtë saj. Me këtë rast dua të përshëndes deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar, të cilët u angazhuan në një aktivitet intensiv për informimin e partnerëve, gjë që solli dhe miratimin me unanimitet të të gjitha këtyre rezolutave. Partia Demokratike arriti t’i mbijetojë luftës së egër që iu bë për eliminimin e saj prej grupit më malinj që funksionon sot në sferat e pushtetit, grupit Soros. Nuk duhet të harrojmë sfidat që kaluam këto vite, për të mos lejuar realizimin e planit diabolik që synonte përçarjen dhe eliminimin e plotë të Partisë Demokratike dhe opozitës së vërtetë në Shqipëri.

Nga rithemelimi i Partisë Demokratike, te bashkimi edhe një herë i të gjithë demokratëve, rikthimi i simboleve dhe flamurit tonë e deri te rikthimi i plotë i reputacionit dhe mbështetjes ndërkombëtare për Partinë Demokratike. Sot ne jemi një forcë që, nga lufta për ekzistencë, projektohemi qartazi dhe me bindje drejt fitores, dhe kjo falë qëndresës, sakrificave dhe qartësisë politike të shumicës së demokratëve, por, në radhë të parë, falë rezistencës, vendosmërisë, punës dhe lojalitetit të Sali Berishës, liderit të Partisë Demokratike," tha Paloka.

edi paloka

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria