LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Qytetarët në Elbasan u ngritën në protesta të fuqishme kundër komunizmit, por tani përballemi me një diktaturë të re

14 Dhjetor 2024, 12:35 Nga ZH.LL
Berisha: Qytetarët në Elbasan u ngritën në protesta të
Sali Berisha

ELBASAN- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me pensionstët në Elbasan. Lideri i opozitës, kujtoi edhe një herë qëndresën e qytetarëve të Elbasanit kundër diktaturës.

Berisha shprehet se ajo qëndresë pati një jehonë shumë të madhe sepse e bëri botën të ndjeshme me çfarë do përballej opozita e sapokrijuar shqiptare. 

"Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje për të gjithë ju zonja dhe zotërinj, burra dhe gra të nderuar që keni ardhur në këtë takim, deputetët, drejtuesit e PD, drejtuesin politik dhe të gjithë ju sot në këtë sallë.
Kam kënaqësi që takohem sot me ju në një datë të veçantë për Elbasanin dhe demokracinë.
Me 11 dhjetor 1990, Ramiz Alia mblodhi Plenumin e Komitetit Qendror dhe u mposht nga kërkesat e studentëve dhe i pranoi ato.
U themelua në Tiranë, PD.
Qytetarët në Elbasan u ngritën në protesta të fuqishme kundër diktaturës. Ramiz Alia në Elbasan u nxori tanket, përdori mjetet më të egra të dhunës, proceset speciale, gjyqet speciale, dënimet drakoniane.
Tregoi brenda dy ditëve fytyrën e tij të vërtetë, të cilin mediat e huaja e quajtën Brezhnjev.
Ajo qëndresë e qytetarëve të Elbasanit pati një jehonë shumë të madhe sepse e bëri botën të ndjeshme me çfarë do përballej opozita e sapokrijuar shqiptare. Përballej pra me një regjim stalinist, i cili dy ditë më parë votoi pluralizmin, dy ditë më vonë u nxirrte tanket protestuesve paqësore.
Kjo është një datë shumë e rëndësishme, por ne sot nderojmë këtë datë, nderojmë ata burra dhe gra, të rinj, që u përballën dhëmb për dhëmb me diktaturën, pasi gjendemi në një diktaturë të re, e ndryshme nga ajo e 32 viteve më parë.
Një diktaturë e cila nuk bazohet më në doktrinën e Marksit dhe Leninit, por bazohet në krimin, drogën, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
Një diktatura, e cila njëlloj si e para, i ka të gjitha pushtetet në duart e një njeriu.
Një diktaturë, e cila njëlloj si e para, kontrollon drejtësinë dhe e përdor atë në armë politikë.
Një diktaturë, e cila njëlloj si e para, ka shndërruar zgjedhjet në një fasadë elektorale.
Një diktaturë, e cila nuk ka kampe përqendrimi, por ka të burgosur politikë dhe nuk toleron opozitën, arreston drejtuesit e opozitës me qëllimin e vetëm që të marrë mandatin.
Një diktaturë, e cila vjedh në mënyrën më të paimagjinueshme, aq sa Enver Hoxha futi në bunker buxhet dhe para, kaq vjedhin këta për familjen dhe sojin e sorollopin e tyre.", tha Berisha.

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj