3 Korrik 2026, 07:51
Nga E.d
Avokatit Dorjan Matlija
TIRANË- Avokatit Dorjan Matlija, ka replikuar kryeministrin Edi Rama, pas postimit që ky i fundit bëri në rrjetet e tij sociale, duke komentuar distancimin e tij nga grupi organizator i protestës. Në lidhje me këtë Rama tha se vendimi i avokatit është i duhur, pavarësisht se me vonesë. Pas kësaj ka ardhur replika e avokatit, i cili përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se nuk i shkon roli i certifikuesit të konstruktivitetit dikujt që ka rënë nën varësi të një polici që tërheq zvarrë qytetarët.
Matlija shtoi se në negociatat me BE është shteti shqiptar dhe jo me një oborr politik. Avokati tha se Rama ka të bëj me një pushtet kriminal, për shkaqe të shumta, që nga dosjet e panumërta penale në kurriz te tij, e deri te qenia nyje ku lidhet spangoja e te privilegjuarve.
Lidhur me Vjosë-Nartën, avokati tha se dialogu nuk bëhet me një njeri që thotë “sa të jem unë këtu, projekti do bëhet”. Ai shtoi se nuk ka vend për asnjë dialog kur Parlamenti Europian, e bën të qartë se si mbaron debati.
Postimi
Replike ndaj profilit te facebookut te Edi Rames.
Ne pergjigje te asaj qe shkruan, i them fillimisht se nuk i shkon fare roli i certifikuesit te konstruktivitetit dikujt qe ka nen vartesi nje polici qe terheq zvarre qytetare ne rruge dhe i trajton sikur po hakmerret, jo sikur po ruan rendin. Sa per piken 1, ne negociata me Bashkimin Europian eshte shteti shqiptar dhe jo ndonje oborr politik. Dhe ky shtet do jete ne negociata edhe sikur bie fjala nje dite kryeministri te perfundoje ne burg. Ky pushtet quhet kriminal per shkaqe te shumta, qe nga dosjet e panumerta penale ne kurriz te tij, e deri te qenia nyje ku lidhet spangoja e te privilegjuarve, parave te pista dhe shkeljes te ligjeve, qe kur eshte rasti edhe zhbehen fare si ligje.
Kurse per piken 2, per Vjose-Narten per cfare duhet dialogu? Per ta kthyer ne monolog? Dialog nuk behet me nje person qe thote“sa te jem une ketu, projekti do behet”. Gjithashtu nuk ka vend per asnje dialog kur Parlamenti Europian e ben te qarte se si mbaron debati. Ne fund te fundit, nese pushteti vizaton Shqiperine pa shqiptaret, keta te fundit kane te drejte te vizatojne nje Shqiperi pa kete pushtet. Dhe kush vizaton, zakonisht nuk dialogon me vizatimin. Kete ke bere ti, kjo po behet me ty. Kaq e thjeshte eshte./Dosja.al
edi rama dorjan matlija replike
Politike
3 Korrik 2026, 07:26
E.d
Kryeminstri i Shqipërisë Edi Rama në bisedë me gazetaren e DW Kate Laycoc
DW: Kryeministër Edi Rama, jemi këtu n&e...
Politike
2 Korrik 2026, 22:40
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale deklaratën e avokatit Dorjan Matlija, i cili bën me dije ...
Politike
2 Korrik 2026, 22:15
E. D
Artur Shehu
TIRANË- Gazeta amerikane, CBS News ka publikuar një artikull të gjatë për biznesmenin shqiptaro-amerikan, Artur S...
Politike
2 Korrik 2026, 20:45
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është sulur sërish protestuesve, të cilët u dhunuan këtë të enjte nga...
Politike
2 Korrik 2026, 19:15
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është acaruar me pyetjen e gazetares së DW, e cila e pyeti nëse privatizimi i hapë...
Politike
2 Korrik 2026, 18:46
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për DW, ku ka folur rreth protestave që po mbahen pr...
Politike
2 Korrik 2026, 18:27
E. D
Nicolae Ștefănută
TIRANË- Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Nicolae Ștefănută, njëherashi edhe eurodeputet ka reaguar ash...
Politike
2 Korrik 2026, 17:29
E. D
Marjana Koçeku
TIRANË- Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka reaguar lidhur me dhunën që ...
Politike
2 Korrik 2026, 15:52
E. D
pamjet
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me dhunën e ushtruar sot nga Policia e Sh...
Politike
2 Korrik 2026, 15:36
E. D
Albana Koçiu
TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar lidhur me incidentet e ndodhura gjatë protestës, ...