LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq kërpudhën. Policia merr masa

• Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar skenarë të shumtë për protestën e sotme, që pritet të nisë në orën 19:00. Berisha paralajmëroi efektivët e policisë teksa tha se çdo presion apo dhunë ndaj protestuesve do të mbahet shënim dhe do të jepet ndëshkimi i duhur. •Kreu i Partisë Demokratike tha se bashkë me temperaturat e larta nesër do të ndizet edhe revo;ta popullore e qytetarëve. Thirrje për daljen në shesh ka bërë dhe kryetarja e ëvozjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e numri dy i PD-së, Flamur Noka. Të njëjtën gjë tha edhe Kreu i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka. •Në rrjet është shpërndarë edhe fletëpalosja e protestës së thirrur ku shihet se është ironizuar ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha me gafën “7*7=42”. •Bazuar në axhendë, në protestë do të flasin përfaqësues nga shoqëria civile, me fjalën hapëse që do ta ketë Altin Goxhaj, si kryetar i Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë. Protestuesit sipas degëve do të mblidhen një pjesë në Sheshin Skënderbej, një pjesë tek Nënë Tereza. Në podium do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë ndërsa lideri Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestën para Kryeministrisë. •Një ditë para protestës, Kryeministria ka marrë masa. Konkretisht është bërë zhvendosja e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. •Policia ka marrë masa për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

10 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Rama merr masa! Nesër protesta e thirrur nga Berisha, “blindohet” Kryeministria

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Foto nga Kryeministria

TIRANË- Nesër do të mbahet protesta e thirrur nga Partia Demokratike, ndaj dhe në Kryeministri po merren masat.

Një ditë para protestës Kryeministria po “blindohet” për të mbajtur institucionin të izoluar nga protestuesit nesër. Siç duket edhe nga fotoja, dera kryesore e godinës së qeverisë po vishet me mbrojtëse metalike.

Ndërkaq, protesta e ditës së nesërme do të nisë në orën 19:00 me logon “Shqipëria në rrezik”, e cila do të organizohet nga Sali Berisha dhe nga opozita e vendit. Ai tha sot se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri.

3 VITE ME PARE

Takimi tek zyra! Berisha takon Renis Gjokën, s'harron reperin: Big Basta, përshendetje nga larg

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Pamje nga takimi

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur në zyrën e tij këngëtarin Renis Gjoka, i cili është bashkëautori i këngës me reperin Big Basta. Në postimin e tij, Berisha ka bërë edhe një për këtë të fundit, i cili jeton prej vitesh në Zelandën e Re.

"Sot ftova në zyrë për një kafe bashkautorin e këngës-himn të protestës së 7 korrikut, artistin e talentuar, Renis Gjoka. Një përshendetje nga larg për Big Basta!,"-shkruan kryedemokrati Sali Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq

Ndërsa në zyrë bashkë me Gjokën e Berishën, janë edhe Alfred Lela dhe sekretari i Përgjithshëm i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Grigels Muçollari.

3 VITE ME PARE

Berisha dhe PD protestë para Kryeministrisë. Policia merr masat, 1000 policë në kordone, FNSH dhe RENEA gati për çdo gjë

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur punën me përgatitjet e fundit lidhur me protestën e Partisë Demokratike që do të mbahet nesër, më 7 korrik para Kryeministrisë. Edhe nesër, ashtu siç është vepruar gjithmonë edhe në tubimet e shkuara, do të ketë kordonë me efektivë të Policisë së Shtetit që do të kujdesen për ruajtjen e rendit dhe të institucioneve nga protestuesit. 

Nesër do të angazhohen rreth 1000 efektivë në terren, ndërsa në gatishmëri do të jenë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe atyre RENEA. Gjithashtu në kuadër të këtyre masave do të ndalohet qarkullimi pas orës 16:00 tek të gjitha rrugët që të çojnë drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit”.

Protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike pritet të nisë në orën 19:00 të së enjtes, ndërsa leje është marrë për të tubuar deri në orën 21:00 të mbrëmjes, por nuk përjashtohet mundësia e shtyrjes së tubimit. 

3 VITE ME PARE

7 korriku/ Noka: Do ketë lum njerëzish, shqiptarëve u 'zien' shpirti, do sfidojnë temperaturat

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka është shprehur i bindur se nesër në protestë do të ketë pjesëmarrje masive. I ftuar në "Pikat mbi i", Noka tha se njerëzve po u 'përvëlohet' shpirti nga korrupsioni dhe janë vendosur që të sfidojnë vapën e temperaturat e larta për të protestuar. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pse u zgjodh mesi i vapës për të protestuar?

Noka: Slogani “Shqipëria në rrezik” ka një domethënie. Ne jemi para një situate të rrezikshme. Vendi ynë ndodhet në një rrezik. Ky rrezik Shqipërisë nuk i vjen nga jashtë, factor apo actor i jashtëm, i vjen nga qeveria dhe nga qeverisja. Kjo është A-ja dhe ZH-ja e protestës. Shqiptarët sot vidhen nga mëngjesi në darkë nga qeverisja e tyre. U pamundësohet jetesa në vendin e tyre. Shqiptarët sot janë më të varfër se kurrë. Kush është fajtor? Është qeveria e Rilindjes. Shqiptarët sot janë me shpresë të vrarë. Ka edhe factorë të tjerë. Sot edhe Ballkani i Hapur po tregon që është një kërcënim serioz për ta bërë Shqipërinë pjesë të vogël të Jugosllavisë.

Do keni impakt duke protestuar në një muaj kaq të nxehtë?

Noka: Këtu ka një të nxehtë saharian. Temperaturat janë të larta, por në shpirtin e çdo shqiptari ka një flakë proteste më të nxehtë se temperatura. Po iu përmend vetëm 3 skandalet që keni nxjerrë ju: 3 pleq që njëri është punëtor krahu, tjetra është pa shtëpi 90 vjeç, tjetrin e mban vëllai me bukë, këta na dalin biznesmenë të mëdhenj që qarkullojmë 30 milionë euro. Këto janë të gjitha skema kriminale, mafioze, korruptive për të rrjepur shqiptarët. Çdokush ka një zjarr proteste brenda tij që sfidon çdo lloj temperature. Shqiptarët nuk e kanë luksin të thonë se do protestojnë kur është freskët dhe jo kur është vapë. Ka shumë që thonë është vapë dhe plazh. Studimi i fundit i Barometrit tregoi që 60% e familjeve shqiptare nuk e kanë mundësinë ta mendojnë plazhin e jo më të shkojnë. Plazhet e jugut janë shkretëtirë. Në një situatë të tillë çdo shqiptar duhet të shohë përpara.

Nesër do të mbahet protesta e Partisë Demokratike. Protesta nis në orën 19:00 para Kryeministrisë. Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar skenatë të shumtë për protestën e nesërme. Berisha paralajmëroi efektivët e policisë teksa tha se çdo presion apo dhunë ndaj protestuesve do të mbahet shënim dhe do të jepet ndëshkimi i duhur.

3 VITE ME PARE

7 korriku, Kryemadhi fton socialistët: Ju që jeni të zhgënjyer, dilni në shesh!

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje socialistëve të zhgënjyer që të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut. Duke folur në MCN Live Kryemadhi tha se opozita do të ketë strategji dhe jo inflacion denoncimesh. Ajo shtoi se qeveria e kryeministri Edi Rama duhet të vendosen me shpatulla pas murit nga vetë qytetarët. 

"7 korriku s’ka të bëjë me opozitën, ka të bëjë me sensibilizimin e çdo njeriu nëse ndihet i varfër, sepse çmimi i naftës është edhe për socialistët. Nuk është politike, ekonomia. Varfëria kap edhe ata që s’kanë shkuar kurrë të votojë. E gjitha kjo do shkojë me strategji, inflacion denoncimesh s’do ketë. Qeveria e Ramës është xham i blinduar. Nuk e thyen një pikë uji e vetme. Protestat sot janë të domosdoshme, sidomos 7 korriku është i domosdoshëm, u bëj thirrje edhe socialistëve të zhgënjyer të jenë atje. Edi Rama ka uzurpuar PS-në. Forca s’është në 7 korrik, por te zgjedhjet lokale, te padia që firmos. Sa do të ushtrosh vullnetin qytetar ndaj SPAK-ut që të thërrasë Veliajn në SPAK. Pse e ke firmosur. Patjetër që do të ketë prova të tjera, padia do të hartohet këto ditë. Faturat duam t’ia bëjmë gati SPAK-ut, vetëm të verifikojë. Për protestën e nesërme është momenti dhe shansi për këdo. Edhe bizneset e vogla, nëse kanë për të dalë të dalin, fermerët të dalin. Opozitarizmi i kaluar dëmtoi ndjenjën e protestës te qytetarët, sepse shkonte bënte pazare Basha. Prandaj strategjia e opozitës duhet të jetë e ndërthurur, protestë, prezencë në Parlament, me padi. Të vendoset me shpatulla pas murit sistemin e drejtësisë, që mos fshihet pas fakteve. Firma e Veliajt është aty,"- tha Kryemadhi. 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

3 VITE ME PARE

VD-7 korriku/ Berisha thirrje policëve: Çdo presion ndaj qytetarëve do marrë ndëshkim personal dhe ligjor

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar efektivët e policisë që të mos ushtrojnë presion apo kërcënojnë qytetarët që do të dalin në protestë. Në një komunikim me gazetarët pas tryezës së tretë me Shoqërinë Civile dhe promovimit të librit “Shqipëria në rrezik – çfarë mund të bëjmë”, Berisha tha se çdo lëvizje e Policisë së Shtetit do të vëzhgohet. Ai shtoi se efektivët do të marrin ndëshkim ligjor dhe personal. 

“Ky libër është një manifest i kauzave të drejta, i kauzave të dhunuara të qytetarëve shqiptarë, kauzave të cilat janë një thirrje për çdo shqiptar të bashkohet nesër në protestën e 7 korrikut për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij nga pushteti. Situata është jashtëzakonisht, do të thosha, e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin, pandjeshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Të mos harrojmë se një kauzë të drejtë asgjë s’mund ta mposhtë, ndaj dhe shfrytëzoj këtë rast për të ftuar çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi të kontribuojë me praninë e tij në suksesin e protestës. Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Është e vërtetë që vapa dhe temperatuart janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë dhe protestojnë kundër këtij regjimi. Nesë pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë,"- tha Berisha.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

3 VITE ME PARE

Protesta/ Zbulohet fletëpalosja e PD: 7×7 arsye bëjnë 49 dhe jo 42! Boll më me kauza të shitura!

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Selia blu dhe fletëpalosja

TIRANË- Fletëpalosja e shpërndarë nga Partia Demokratike për protestën e 7 korrikut nis me fjalët “Shqipëria në rrezik! Mos thuaj: Ç’më duhet mua?”. Më tej lexohet edhe “Fronti i Shpëtimit Kombëtar: Bashkimi i Kauzave!”. Në fletëpalosje, organizatorët kanë zgjedhur të ironizojnë edhe ish-kreun e PD, Lulzim Basha, pasi mbi të shkruhet se “7×7 arsye bëjnë 49 (dhe jo 42)! Boll më me kauza të shitura!” 

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Fletëpalosja

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

3 VITE ME PARE

VD-Sali Berisha: Për Ramën qytetarët ekzistojnë vetëm për t’i vjedhur. Përgjigjen e merr nesër

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të marrë përgjigjen e duhur në protestën e 7 korrikut. Në një tryezë me aktiviztë, Berisha thotë se kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri, për të cilin në mënyrë absolute qytetarët shqiptarët nuk ekzistojnë, apo ekzistojnë vetëm për tu vjedhur, për tu mashtruar për tu nënshtruar. Kreu i PD-së, shkruan se shoqria duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe shprehja “Ç’më duhet mua”.

"Pamë në parlament javën që shkoi se si qindra milionë euro të përfituara, të marra nga rritja e çmimeve, pra nga xhepat e qytetarëve, nuk u kthye asnjë qindarkë tek ata por u ndanë nga qeveritarët për xhepat e tyre. Shohim se në këtë përudhë krize të madhe, përsëri Edi Rama nuk njeh kufij në vjedhjet e tij me kabinetin e tij. Dërgon tek Zoto, Mërtiri ushtarët e vet të hajnisë në aferën e djegësave, çdo ditë 80 mijë euro për të treguar karakterin qesharak të procesit dhe hetimit që zhvillohet sot ndaj kësaj afere. Pra kemi të bëjmë me një person dhe një qeveri, për të cilin në mënyrë absolute qytetarët shqiptarët nuk ekzistojnë, apo ekzistojnë vetëm për tu vjedhur, për tu mashtruar për tu nënshtruar. Këto përgjigje do të japë protesta nesër e në vazhdim. Entuziazmi është shumë i madh, pakënaqësia është e pakufishme, le të bëjmë gjithçka për të shndërruar protestën tonë dhe mesazhin tonë në një magnet për shoqërinë e heshtur shqiptare. Për atë shoqëri e cila ndjek me dëshpërim të madh këto zhvillime, por që duhet të vendosë të reagojë, duhet të heqë dorë nga pasiviteti dhe shprehja “Ç’më duhet mua”, duhet të ngrihemi për ti thënë këtij autokrati si orët i ke të numëruara,"- tha Berisha ndër të tjera. 

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

3 VITE ME PARE

Protesta e 7 korrikut/ Zbardhet axhenda, nga marshimi tek të ftuarit, i fundit flet Berisha

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq
Protesta

TIRANË- Protesta e ditës së nesërme e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zgjasë për disa orë. Protesta do të nisë me marshimin e kryedemokratit Sali Berisha nga selia e PD-së dhe do të hapet me këngën e Renis Gjokës dhe Big Basta. Himni i protestës me titullin “Një hap përpara” është publikuar paraditen e kësaj të mërkure nga vetë Berisha.

Në protestë do të flasin përfaqësues nga shoqëria civile, me fjalën hapëse që do ta ketë Altin Goxhaj, si kryetar i Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë. Protestuesit sipas degëve do të mblidhen një pjesë në Sheshin Skënderbej, një pjesë tek Nënë Tereza.

Në podium do të ngjiten përfaqësues të të gjitha shtresave të shoqërisë ndërsa lideri Sali Berisha, do të ketë fjalën e fundit në protestën para Kryeministrisë.  

Policia e Shtetit ende nuk ka bërë publike masat që do të marrë për tubimin e nesër e se cilat rrugë do të bllokohen në kryeqytet.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

3 VITE ME PARE

VD-7 korriku/ Berisha: Nesër bashkë me temperaturat rritet urrejtja popullore

7 korrik/ Berisha paralajmëron çdo skenar, Rama heq

TIRANË- Në tryezën e tretë të Shoqërisë Civile me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku u promovua edhe libri “Shqipëria në rrezik – çfarë mund të bëjmë”, lideri i opozitës përcolli mesazhe për protestën e nesërme para Kryeministrisë. Berisha tha se protesta do të jetë epike për nga pjesëmarrja dhe qëllimet e saj, ndërsa shtoi se Edi Rama nuk meriton të qeverisë as edhe një ditë më shumë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, ju përshëndes dhe ju falënderoj për praninë tuaj këtu në promovimin e këtij libri i cili është nga njëra anë një homazh për kauzat dhe aktivistët e shoqërisë civile, të cilët në kushte shumë të vështira kanë promovuar dhe mbrojtur këto kauza. Por nga ana tjetër është dhe një mesazh thirrjeje për të gjithë shqiptarët që të bashkohen me këto kauza të drejta të cilat kanë një emërues të përbashkët, mbrojtjen e lirive të shqiptarëve. Është një nderim dhe homazh gjithashtu për të gjitha ata që nesër do të mbushin bulevardin në një protestë epike do të thosha, në një protestë jetikë për Shqipërinë, mbasi siç del çdo orë dhe çdo ditë Edi Rama dhe ekipi i tij abuzon me lirinë, me financat, me qenien, me dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. Temperaturat janë të larta, por më e lartë është dhe urrejtja popullore për këtë dhunues të kauzave, të lirive apo gjithçka lidhet me liritë e qytetarëve shqiptarë, me qenien e tyre. Libri është dëshmi gjithashtu e një serioziteti të madh me të cilin merret mbrojtja e kauzave dhe së bashku me himnin e Renis Gjokës dhe Big Basta që është barrakuda e protestës sonë, ne do ecim të pandalshëm në këtë rrugë sepse kjo qeveri nuk meriton të jetë në pushtet as edhe një ditë të vetme. Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz që u kanë vjedhur kartat e identitetit, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje por kanë një fat të keq: mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t'i përdorë ata për të vjedhur gjatë kësaj periudhe 60 milionë euro, ndërkohë që qytetarëve që përballen me rritje të papërmbajtshme çmimesh nuk u kompensohet një qindarkë e vetme.

Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar se më 7 korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë së Edi Ramës. Sipas Berishës, Rama është fajtor për situatën në të cilën ndodhet Shqipëria. Ai ka thënë gjithashtu se selia blu do të jetë çdo ditë e hapur për çdo qytetar që kërkon të bëjë një denoncim.

sali berisha protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë