Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një njoftim në Facebook, Osmani tha se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Bahamas u arrit në kryeqytetin e Bahamas, Nasau.
KARAIBE-Bahamas, vend ishullor në Karaibe, ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, njoftoi të premten presidentja Vjosa Osmani. Sipas saj, marrëveshja u arrit gjatë një takimi në kryeqytetin e Bahamas, Nasau, ku u nënshkrua edhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
“Eshtë një vendim historik për vendin tonë”, shkroi Osmani në një postim në Facebook. Marrëveshja u nënshkrua nga presidentja Osmani dhe kryeministri i Bahamas, Philip Davis.
Në një deklaratë të përbashkët, Kosova dhe Bahamas theksuan përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë respektimin e sovranitetit, barazinë ndërmjet shteteve dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve. Të dyja vendet u pajtuan të zhvillojnë marrëdhëniet mbi bazën e respektit të ndërsjellë, reciprocitetit dhe bashkëpunimit konstruktiv, duke përfshirë sektorët e politikës, tregtisë, investimeve, turizmit, arsimit, kulturës dhe teknologjisë.
Kjo është njohja e katërt e Kosovës për vitin 2025, pas Sudanit, Kenisë dhe Sirisë. Pas një rënieje të ritmit të njohjeve vitet e fundit, shteti i fundit që kishte njohur Kosovën ishte Izraeli në vitin 2021.
“Bahamas dhe Kosova shprehin synimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, përfshirë konsultimet politike, tregtinë dhe investimet, turizmin, arsimin dhe kulturën, teknologjinë dhe inovacionin, bashkëpunimin në sektorin publik, si dhe shkëmbimet ndërmjet njerëzve, në përputhje me ligjet dhe procedurat e secilit shtet respektiv”, thuhet në komunikatë.
Bahamas është bërë tani shteti i 121-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.
Sa shtete e njohin Kosovën?
Njohja nga Bahamas është e katërta këtë vit për Kosovën, pasi më herët dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia, si dhe Siria nga Lindja e Mesme e njohën atë.
Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021.
Albin Kurti Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti të premten vendimin e Bashkimit Evropian për heqjen e ma...
Gazment Bardhi TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit të Mandateve, Gazment Bardhi, ...
Gazment Bardhi TIRANA- Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku po shqyrtohet kërkesa për Belinda Balluku...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar ditën e sotme se PD do të kërkoj që ...
Foto nga mbledhja TIRANA- Ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e Pro...
Foto ilustruese TIRANA- Qeveria ka hedhur për konsultim publik një paketë me tre projektligje të lidhura mes tyre, q&eu...
Benet Beci TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Be...
pamje nga takimi TIRANË- Këshilli i Mandateve ka vendosur që anëtarët të marrin me vete USB me prova për dosjen ‘...
Gent Strazimiri TIRANË-Mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut po vijon të shoqë...
pamje nga protesta TIRANË- Florjan Binaj, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, i është bashkuar sot protestë...