“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
VIDEO/ Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK
Beci është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, së bashku me 7 vartës të tij.
19 Dhjetor 2025, 15:03Nga E. D
Benet Beci
TIRANË- Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK. Beci është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, së bashku me 7 vartës të tij.
Më herët, ai është pyetur nga prokurorët dhe ka dhënë shpjegimet lidhur me çështjen që po hetohet. Benet Beci ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, si dhe për disa vite ka qenë drejtor i KESH-it, post nga i cili u largua në vitin 2021, kur kandidoi për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.
Konkretisht, Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor). Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave./Dosja.al