LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist, po qe se bllokon drejtësinë

19 Dhjetor 2025, 13:12 Nga DOSJA

Berisha: Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme

Në fakt, kurrë nuk kam pasur qëndrim tjetër ndaj atyre që zbatojnë ligjin. Në mënyrë absolute ligji dhe Kushtetuta kanë qenë besimi im absolut politik. Dhe ju e keni parë, është faktuar, kanë hetuar gjithçka dhe nuk tregojnë një akt më të vogël shkelje të ligjit. Një njeri që beson se zbatimi i ligjit dhe i Kushtetutës është kusht për liritë dhe të drejtat njerëzore, nuk mund të ketë asnjë hezitim në vlerësimin më maksimal tek ata që e zbatojnë. E kam thënë edhe tek dera e tyre, me admirim për çdo burrë, grua, djalë, vajzë aty që zbaton ligjin.
Dhe ka të tillë, pa diskutim.

Duke thënë këtë, kurrë nuk bie dakord me fshehjen e krimeve që ndodh aty. Jo, nuk bie. Ata që fshehin kriminelë dhe krime, ata nuk meritojnë një ditë të jenë në punë të shtetit, pro të jenë aty para ligjit. Por duhet thënë, prokurorë të guximshëm, hetues të guximshëm, morën të pandehur zëvendëskryeministrin dhe unë i përgëzoj ata. Por mos harro, jam kryeministër që kam pasur një zëvendëskryeministër, dhe që qeveria varej nga votat e partisë së tij, dhe që ai erdhi dhe dha dorëheqjen, pa e kërkuar prokuroria, se i tillë ishte standardi i qeverisë, i tillë ishte standardi i tij individual. Jo, tha, unë nuk shkoj në prokurori si zëvendëskryeministër. Ministrat kanë dorëzuar imunitetin sa herë iu është kërkuar.

Kurse tani betejë, shkatërrohet një Gjykatë Kushtetuese në mënyrë përfundimtare, i imponohen vendime antikushtetuese. Çfarë mund të thotë një njeri i qytetëruar, i përgjegjshëm? Në rastin tim, ajo gjykatë, kërkesën për masën, e paraqitur nga 30 deputetë, në mënyrë absolute në përputhje me Kushtetutën, ata gjykatës e hodhën poshtë, nuk e morën në shqyrtim me qëndrimin antikushtetues se nuk përfaqësojnë parlamentin. Nuk thotë parlamenti aty, Kushtetuta thotë 30 deputetë.

Ose e morën dhe e shqyrtuan në mënyrën më të rrufeshme rastin e Ballukut, e shtynë tre ose katër muaj rastin tjetër. Çfarë drejtësie është kjo? Kjo është një drejtësi në këmbët e një organizate kriminale. Por në këtë drejtësi, siç janë këta, siç është Irena Gjoka, ka edhe njerëz, që unë i përgëzoj, që i qëndrojnë ligjin, që kanë guxim dhe nuk mposhten. Ju lutem, mos harroni një moment, shkojmë tek agjencia e pengmarrjeve. Agjenci shtetërore, e varur direkt nga kryeministri, më afër se ministritë. Një prokuror në verë, një Elvin, dha dorëheqjen papritmas.

Kishte dosjen, dha dorëheqjen pa dhënë asnjë shpjegim. Dha dorëheqjen se mund ta merrnin peng. Rrethanat nuk e lejonin dhe dha dorëheqjen. Ky, prokurori i dosjes së Lubisë, kërcënime të shumëfishta. Dhe i them Edi Ramës, absolutisht do përgjigjej personalisht për secilin prej tyre në qoftë se u dhunohet gjëja më e vogël atyre.
Ata janë të mbrojtur nga ligji dhe mos guxo të prekësh njeri prej tyre, mos guxo të bësh presione ndaj tyre.
Ka ndërmarrë veprimet më të padrejta, është ndjekur rruga ligjore siç mund të ndiqet. Këta e rrethuan menjëherë me Lali Vjedhësin, desh i rrahën gjykatësit dhe prokurorët. Dhe tani, keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë. Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit. Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë.

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj