LIVE UPDATES
Politike

"Qindra milionë paguhen mediat e qeverisë për të mashtruar qytetarët"/ Berisha: Nuk ka seancë me dyer të mbyllura për vjedhjet e Edi Ramës

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka krim më të shëmtuar se të paguash mediat për të mashtruar qytetarët dhe për të sulmuar opozitën.

19 Dhjetor 2025, 13:10 Nga E.d
"Qindra milionë paguhen mediat e qeverisë për të
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se mediat e qeverisë paguhen qindra milionë euro për të mashtruar qytetarët. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se nuk ka krim më të shëmtuar se të paguash mediat për të mashtruar qytetarët dhe për të sulmuar opozitën. Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati tha se PD nuk pranon seancë të mbyllur për vjedhjet e Edi Ramës. 

"Që ta ketë të qartë çdo shqiptar. Gjer sot ajo dosje ka vetëm një sekret, dhe ai sekret nuk mund të bëhet publik. Në interesin e procesit, asnjë sekret tjetër, asnjë dokument tjetër, asnjë material tjetër, nuk është sekret, as dhe videot e tyre nuk janë sekret. Pra, asnjë nuk është sekret. Ka një element dhe parlamentarët e opozitës në interesin më të mirë të procesit, do ta mbajnë. Nuk do ta bëjnë publik. Vetë prokurorët për shkak të atij sekreti kanë kërkuar që provat të mos i dorëzohen delinkuentes Ballukut dhe jo të mos i jepen deputetëve.

Seancë të mbyllur për vjedhjet e Edi Ramës ne nuk pranojmë. Ne nuk pranojmë seancë të mbyllur për vjedhjet e Lubi Ballukut. Jo seanca do të jetë e hapur. Nuk jemi ne si deputet që na kanë vjedhur, janë qytetarët shqiptarë që janë vjedhur prej tyre. Imagjinoni ju, cili shqiptar mund të mendonte se ajo ka shndërruar në apartamente, ka 300 apartamente të grabitura, të blera në këtë mënyrë. Cili? Dhe këto janë vetëm apartamentet. Po jahtet, 2 jahte. Po vilat, po kontot bankare, me dhjetëra, mos qindra milionë. Këta nuk kuptojnë, këta t’i falen Zotit që nuk ka Shqipëria dënim me vdekje, se me këtë që kanë bërë meritonin çdo dënim kapital.

Lexoni pak për ata diktatorët e dikurshëm të Afrikës, se si i çonin paratë në bankat e Zvicrës për ti ruajtur.
300 apartamente kjo. Vinoteka e Edi Ramës tek Ergys Agasi, 4 milionë euro me shishe Romano Conti, etj., që u shkon shishja 30-35 mijë euro, 70 vjeçare të vjetruara. A e dini ju, që kamerat e Gys Agasit të inauguruara me pompozitet të madh brenda Bllokut, tregojnë se aty faleshin ministra e zyrtarë të tjerë. Edi Rama po e po, e kishte si shtëpinë e dytë aty. Ata janë të gjitha të filmuara. Ku është Ergys Agasi sot. Pra shteti ka rënë, nuk ndihen.

E keni marrë vesh ju se po shkarkohen gjeneralët e forcave ushtarake. Po shkarkohen se janë të gjithë aksionerë në gjirin e Limionit. Aty është vetë ky, ka qenë shef shtabi ky që është president sot. Shteti ka rënë. U përket qytetarëve të thonë fjalën e vet. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Lubia ka qenë thjeshtë një shërbëtore e tij. Nuk them se nuk ka vjedhur, por ka zbatuar urdhërat e tij ama. Janë të gjitha në dosje urdhërat e Ramës. Nuk e mora sot atë unë, mesazhin, i patë mediat si ishin aty. I patë vetë.

Qindra milionë secila nga mediat e qeverisë. A ka krim më të shëmtuar se të paguash mediat për të mashtruar qytetarët dhe për të sulmuar opozitën. A ka krim më të shëmtuar se kjo. I patë ju vetë aty. Do t’i rikthehemi temës, po do i rikthehemi se të marrësh paratë e njerëzve më të varfër dhe t’i paguash për t’i mashtruar, për t’i mashtruar, për t’i thelluar më shumë në varfëri ata. Përbëjnë një krim shumë të rëndë në vetvete. Pra kjo është situata dhe unë kam besim shumë të madh se qytetarët do të flasin do e thonë fjalën e tyre. PD do t’i udhëheqë ata me vendosmërinë më të madhe," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj