19 Dhjetor 2025, 12:46
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se çdo e dhënë për sigurinë kombëtare është disponuar nga Ergys Agasi dhe kartelet shqiptare të drogës. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga Ermal Beqiri, Ergys Agasi dhe Mirlinda Kaçanaj.
Lideri i opozitës tha se në eksportin e të dhënave të TIMS, eksport që ndodhi vetëm pak ditë pas emërimit të Taulant Ballës ministër, të dhëna top-sekret për sigurinë dhe luftën kundër kriminalitetit, është "dora e zezë" e AKSHI-t, e Ermal Beqirit dhe të tjerëve. Nga zyra e selis blu Kryedemokrati tha se kjo organizatë ka kryer krimet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe për vendin.
"Çdo e dhënë për çdo shqiptar, çdo e dhënë për sigurinë kombëtare të këtij vendi, anëtar i NATO-s, siguria kombëtare e Shqipërisë është siguri kombëtare në sistemin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine.
Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare dhe të historisë së shtetit shqiptar. Sot, kartelet e drogës, armiqtë e Shqipërisë, që i kontrollojnë dhe punojnë me to, Ergys Agasi, disponojnë çdo të dhënë.
Në eksportin e të dhënave të TIMS, eksport që ndodhi vetëm pak ditë pas emërimit të Taulant Ballës ministër, të dhëna top-sekret për sigurinë dhe luftën kundër kriminalitetit, është dora e zezë e AKSHI-t, e Ermal Beqirit dhe të tjerëve. Pra, bashkëpunimi i organizatës kriminale në krye të AKSHI-t, kopshtit privat të Edi Ramës, që ka për strumbullar Armand Frangun, baxhanakun e Edi Ramës, rreth të cilit kanë operuar Ermal Beqiri, Gerond Meçe, Ilir Beqaj dhe të tjerë.
E faktuar kjo! Në një akt të paimagjinueshëm vjedhjesh, korrupsioni, pengmarrjesh, gjithnjë për llogari të Armand Frangut, me prestanome ortakët e tij Ermal Beqiri, Gerond Meçe dhe të tjera, kjo organizatë ka kryer krimet më të rrezikshme për sigurinë kombëtare dhe për vendin," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita ergys agasi
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:45
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e sistemit të kamerave të sigurisë me inteligjencë. ...
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:42
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Rama tha sot se, brenda dy viteve Shqipëria do të jetë një ndër vendet më të sigurta...
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:40
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për projektin 'Smart City Albania' tha se nuk do të ketë m&...
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:38
E. D
Pamje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
TIRANË- Pamjet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet n&eum...
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:36
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha sot se falë teknologjisë edhe siguria në shkolla do ndryshojë rrëjnësisht....
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:29
D.S
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për projektin 'Smart City Albania', ku u prezantua nisma për instalimin e një ...
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:25
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e...
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:18
E. D
pamje nga protesta
TIRANË- Partia Mundësia po vijojn protestën para kryesisë së Kuvendit, ku po zhvillohet mbledhja e Këshil...
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:10
E. D
Agron Shehaj
TIRANË- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke folur për mediat gjatë protestës para kryesisë...
Politike
19 Dhjetor 2025, 12:05
E. D
Belinda Balluku
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga mbledhja e këshillit të mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK p&...