LIVE UPDATES
Politike

"Balanca e pushteteve në rrezik!" Tabaku në Komisionin për Çështjet Europiane: Mandatet e deputetëve të trajtohen si të barabartë

Pas fjalës së mbajtur nga kryetarja Jorida Tabaku dhe nga anëtari Edi Paloka, në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji, mbledhja vijon me dyer të mbyllura.

30 Shtator 2024, 09:14 Nga M.B
"Balanca e pushteteve në rrezik!" Tabaku në Komisionin
Jorida Tabaku

TIRANA- Komisioni për Çështjet Europiane ka nisur mbledhjen e radhës paraditen e sotme. Pas fjalës së mbajtur nga kryetarja Jorida Tabaku dhe nga anëtari Edi Paloka, në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit për deputetin Ervin Salianji, mbledhja vijon me dyer të mbyllura. Në rend të ditës është shqyrtimi i draft Pozicionit Negociues për Grupimin e parë të kapitujve “Themelorët”, për negociatat për anëtarësimin në BE.

Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku u shpreh në deklaratën e saj në fillim të mbledhjes se në vend balanca e pushteteve është në rrezik, ndërsa shtoi se mandatet e deputetëve duhet të trajtohen si të barabartë, referuar rastit të deputetit Ervin Salianji. Ajo tha se me keqardhje vërejnë se një sërë kriteresh janë të paplotësuara duke shtuar se ka mungesë të vullnetit politik për të reformuar sistemin zgjedhor.

Fjala e plotë e Tabakut:

Të nderuar kolegë,

Ju faleminderit për pjesëmarrjen e në mbledhjen e radhës së Komisionit të Çështjeve Europiane e cila sot çel ditën me diskutimin e Pozicioneve Negociuese për Grup kapitullin e Parë që njihet si Themeloret. Në datën 25 shtator Kryenegociatorja më informoi që Qeveria Shqiptare ka marrë një kërkesë nga presidenca Hungareze për të dorëzuar Pozicionet Negociuese për Grup Kapitullin e Parë që do të thotë që është gati për përgatitja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare.

Për të qenë të ndershëm deri në fund me njëri tjetrin, data e sotme për hapjen e negociatave duhet të ishte një dekadë më parë. Asokohe kur iu futëm detit me dallgë në këmbë për të siguruar një tryezë në procesin e anëtarësimit dhe të gjithë biem dakord që kjo bisedë duhet të ishte zhvilluar dhjetë vjet më parë, në vitin 2014 kur Shqipëria kish luftuar në detin me dallgë dhe ia kish dalë. Ndërkohë që ai vendim nuk erdhi kurrë shqiptarët morën detin mes dallgësh e u larguan këmbësh nëpër Europë, duke e lënë politikën në festën e saj të përvitshme të shterpësisë që shitej si hapje negociatash.

Ky është një moment i mirë për Shqipërinë që në këtë dekadë është zhytur edhe më shumë në një udhëkryq në të cilin vazhdon të qëndrojë thuajse pambarimisht me halle dhe shqetësime të vetë shkaktuara nga një tranzicion i gjatë edhe i pashoq me asnjë nga vendet e rajonit; me normën më të lartë të largimit, me probleme që kalojnë nga pastrimi parave e deri tek Krimi Organizuar dhe Korrupsioni. Një vend i cili nuk organizon dot zgjedhje normale, ku balanca e pushteteve është në rrezik. Por thënë këtë, si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe si përfaqësuese e opozitës më duhet të sqaroj se:

Partia Demokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën. Prandaj e mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë. Partia Demokratike e ka nisur këtë proces e ajo do ta përfundojë atë pa rënë pre e provokimeve apo dhe insinuatave se ka një ndarje mes procesit të integrimit; Europës dhe Partisë Demokratike. Ne e konsiderojmë këtë proces si mënyrën e vetme për të ndryshuar e transformuar vendin, për të rritur mbikëqyrjen e llogaridhënien, monitorimin veçanërisht me procesin zgjedhor së afërmi.

Situata gjeopolitike dhe lufta e nxitur nga Rusia në Ukrainë ka risjellë përpara BE-së debatin për integrimin e Ballkanit Perëndimor. Ky është një proces vendimtar për gjeostrategjinë e Bashkimit, por një moment po aq i rëndësishëm për synimin tonë afatgjatë. Ky hap, që është pjesë e një procesi të gjatë dhe reformues, duhet t’u shërbejë shqiptarëve. Një hap më shumë drejt BE-së do të thotë një Shqipëri më pranë ndërtimit të një demokracie perëndimore dhe sundimit të ligjit, respektit të votës së lirë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha respektimit të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve. Me keqardhje vërejmë se detyrimet e vendosura për një Shqipëri perëndimore dhe Europiane ende mbeten të paplotësuara.

1. Fatkeqësisht, në “roadmap”-in e miratuar një javë e pak më parë, kemi parë mungesën e vullnetit politik për një reformë zgjedhore konform këshillave të OSBE-ODIHR. Ky dështim vjen prej vullnetit politik të shumicës që refuzon të pranojë faktet e shprehura në rekomandimet e qarta të OSBE-ODIHR mbi përdorimin e buxhetit dhe qeverisë, si dhe pushtetit për të blerë vota, në shkrirjen e shtetit me pushtetin. Përdorimi i institucioneve shtetërore për të ndikuar në votime dhe zgjedhje, si dhe përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve në ndërtimin e një databaze partiake me qëllim përdorimin e tyre në ditën e zgjedhjeve. Ne propozojmë që kjo të ndodhë brenda vitit 2024, ndryshe sa propozon qeveria mbas zgjedhjeve të 2025.

2. Balanca e pushteteve dhe respektimi i shtetit ligjor janë sot në rrezik Janë mbi 9 vendime të Gjykatës Kushtetuese që kanë faktuar përpjekjet antikushtetuese dhe antidemokratike, ku shpesh korrupsioni dhe shkeljet ligjore janë mbrojtur përmes forcës së shumicës parlamentare, duke thyer parimin e ndarjes së pushteteve dhe duke injoruar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Fatkeqësisht, akte të tilla shkelin qartësisht kapitujt e sundimit të ligjit dhe provokojnë një krizë kushtetuese të pakuptimtë. Mandatet e deputetëve në Kuvend janë të barabarta dhe nuk mund të trajtohen me standard të dyfishtë.

3. Për herë të parë Shqipëria ka cënuar shkeljen e MSA me mos respektimin e nenit 79 të tij ku kalojnë ligje me porosi që cenojnë konkurrencën dhe procesi prokurues është ndër më korruptivët në vend. Më lejoni të përmend këtu një listë të gjatë të ligjeve me porosi për të cilat kam njoftuar dhe PE dhe Komisionerin duke nisur nga ai i Investimeve Strategjike dhe duke përfunduar tek ai i Zonave të Mbrojtura.
Ndërsa vendi përgatitet të përfshihet në tregun e përbashkët rajonal dhe më tej atë Europian, raportet e ndryshme mbi klimën e mjedisit të biznesit në Shqipëri flasin se bizneset vazhdojnë të përballen me sfida të lidhura me korrupsionin, mungesën e transparencës dhe problemet që vijnë nga ekonomia informale dhe zbatimi i dobët i kontratave. Gjatë katër viteve të fundit, këto sfida kanë vazhduar të ndikojnë negativisht në mjedisin e biznesit, me investitorët që shpesh citojnë korrupsionin në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike si pengesa kryesore për investimet dhe zhvillimin ekonomik në vend.

4. Korrupsioni sistemik ndikon në mënyrë shumë të thellë strukturat e qeverisjes, duke krijuar varësi të ngushta midis politikës, biznesit dhe grupeve të interesit. Kjo formë e korrupsionit përbën një kërcënim të madh për sundimin e ligjit dhe demokracinë, pasi përqendron pushtetin dhe burimet në duart e pak individëve, duke penguar konkurrencën e ndershme dhe qeverisjen e mirë.
Një shtet i korruptuar është produkt i një lidhjeje të ngushtë mes kapjes së institucioneve të qeverisjes nga grupet kriminale. Lidhjet e tyre të forta me njerëz të rëndësishëm në drejtimin e policisë dhe jo vetëm, dëshmojnë një lidhje të fortë mes krimit të organizuar dhe politikës, që shfaqet si në favore penale ashtu edhe në ato përmes tenderave dhe jo vetëm.

5. Shqipëria përballet me sfida të rëndësishme në lidhje me flukset financiare të paligjshme (IFF), të nxitura nga korrupsioni i përhapur, rritja e organizatave kriminale, evazioni fiskal dhe pastrimi i parave përmes transaksioneve tregtare. Gjatë periudhës 2020-2022, Shqipëria përjetoi dalje të konsiderueshme të flukseve financiare të paligjshme, që përfaqësonin 2.16% të PBB-së, ndërsa flukset e paligjshme hyrëse përbënin 0.84% të PBB-së.

Abuzimi me pushtetin publik për përfitime personale është një faktor kryesor në gjenerimin e IFF-ve, ku praktikat korruptive janë të rrënjosura në shumë sektorë. Këto praktika shpesh përfshijnë transaksione financiare ndërkufitare, duke vështirësuar luftën kundër korrupsionit. Korrupsioni i nivelit të lartë është veçanërisht i përhapur, me figura politike që shpesh përfshihen në veprimtari korruptive, duke përdorur pasuri të patundshme dhe llogari jashtë vendit për pastrimin e fondeve të paligjshme. Efektet ekonomike të këtyre veprimtarive janë të mëdha, me faturime të rreme në eksportet dhe importet shqiptare që arrijnë mesatarisht në 904 milionë dollarë në vit (10 vjecari i fundit), rreth 6% të PBB-së nominale. Këto tregues nënvizojnë nevojën për reformuar kryekëput operacionet qeveritare.

Për këtë arsye është e nevojshme përafrimi i standarteve dhe praktikave më të mira për të bërin biznes e investimet e huaja të BE për të rikthyer tregun dhe konkurueshmërinë.

Pastrimi i parave në Shqipëri është ngushtësisht i lidhur me skema komplekse që përdoren nga kriminelët dhe zyrtarët e korruptuar për të maskuar origjinën e fondeve të paligjshme. Këto skema përfshijnë shpesh një rrjet të ndërlikuar transaksionesh financiare, duke përfshirë përdorimin e kompanive fantazmë, llogarive offshore dhe kontratave të falsifikuara, për të zhvendosur dhe fshehur përfitimet e paligjshme. Sektorët më të ndjeshëm ndaj pastrimit të parave janë pasuritë e patundshme dhe turizmi, ku shpesh integrohen të ardhurat e paligjshme në ekonominë formale. Midis viteve 2017 dhe 2019, rreth 60% e firmave të ndërtimit në Tiranë nuk mund të justifikonin burimet e tyre financiare, me një vlerë të vlerësuar prej 1.6 miliardë euro të pastruara përmes sektorit të ndërtimit gjatë kësaj periudhe.

Sektori i pasurive të patundshme në Shqipëri arriti një nivel rekord të transaksioneve në vitin 2023, me gjithsej 137 miliardë lekë (rreth 1.3 miliardë euro), nxitur nga një bum ndërtimi, veçanërisht në Tiranë. Ky sektor, së bashku me ndërtimin, kontribuoi ndjeshëm në rritjen ekonomike të Shqipërisë, duke përbërë gati 50% të normës së rritjes prej 3.44%. Megjithatë, shqetësimet për pastrimin e parave janë rritur, pasi disa transaksione përfshijnë fonde të paligjshme, duke kontribuar në një rritje prej 41% të çmimeve të pasurive të patundshme në Tiranë nga viti 2021 deri në 2023.

6. Nxitja e një klime politike pa sulme ndaj opozitës është thelbësore për një demokraci funksionale. Gjatë periudhës zgjedhore, është e rëndësishme të sigurohet trajtimi i drejtë dhe i paanshëm i të gjitha forcave politike. Kjo përfshin garantimin e proceseve transparente dhe të drejta për të gjithë liderët politikë dhe zyrtarët lokalë, duke forcuar kështu institucionet demokratike.

7. Për të siguruar një sistem drejtësie efikas dhe të drejtë, është e nevojshme të adresojmë sfidat aktuale. Qytetarët përballen me pritje të gjata për vendime gjyqësore, me një mesatare prej 14.6 vitesh për çështjet civile dhe 10 vitesh për ato penale. Masa duhet të merren për të reduktuar stokun prej 139,000 dosjesh dhe për të përmirësuar efikasitetin e sistemit gjyqësor. Gjithashtu, duhet siguruar që prokuroria speciale dhe institucionet e tjera të drejtësisë të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke trajtuar efektivisht çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar pa ndikime politike apo formulave me komisione speciale që ngrihen për propagandë por funksionin e kanë gjetiu.

Ne nuk mund të kemi një Shqipëri perëndimore dhe një proces integrimi me në qendër qytetarët kur mungon demokracia, sundimi i ligjit, reformat në shtetin ligjor dhe mbrojtje politike ndaj anëtarëve të mazhorancës, ndërsa goditet politikisht opozita duke e sulmuar dhe eklipsuar padrejtësisht dhe pandershmërisht atë.
Prandaj më lejoni të përshëndes Presidenten e Komisionit Europian, Komisionerin veçanërisht Parlamentin Europian e kryetare e Komisionit të çështjeve të Jashtme (të cilët janë të gjithë të EPP) që kanë qëndruar atje në mbështetje jo të qeverisë, por të Shqipërisë e shqiptarëve.

komisioni i integrimit

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje