LIVE UPDATES
Politike

VOA: Opozita në protestë më 7 tetor para kryeministrisë

Krahas arrestit në shtëpi të ish kryeministrit Sali Berisha, si dhe proceseve hetimore e gjyqësore ndaj disa emrave të tjerë opozitarë, në deklaratë përmendet dënimi me 1 vit burgim i nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

29 Shtator 2024, 22:17 Nga N.F
VOA: Opozita në protestë më 7 tetor para kryeministrisë
Mbledhja

TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të opozitës vendosi njëzëri të dielën në mbrëmje, që të zhvillojë pasditen e 7 tetorit një tubim proteste para kryeministrisë për të reaguar, siç u deklarua në mbledhje “kundër padrejtësive të kryeministrit Edi Rama, i cili ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij”.

Në deklaratën e kryesisë drejtuar Këshillit për miratim thuhet se “rendi kushtetues ka rënë dhe balanca mes pushteteve është asgjësuar”, se “kryeministri ka asgjësuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, dhe se ka mohuar “të drejtën për një qeveri asnjanëse teknike në zgjedhjet e ardhshme”, duke synuar “deformimin e vullnetit të qytetarëve dhe pengimin me forcë të rotacionit politik”.

Krahas arrestit në shtëpi të ish kryeministrit Sali Berisha, si dhe proceseve hetimore e gjyqësore ndaj disa emrave të tjerë opozitarë, në deklaratë përmendet dënimi me 1 vit burgim i nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë për rastin e audio-përgjimit ku pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Hetimet e prokurorisë kishin zbuluar se biseda ishte inskenuar, dhe se rolin e vëllait të zotit Xhafaj, e kishte marrë përsipër një tjetër person.

Por sipas opozitarëve zoti Salianji “u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm”.

Para se të miratohej vendimi i sotëm për protestën, kryetari i PD-së, Sali Berisha, foli gjatë një fjalimi online nga banesa para Këshillit Kombëtar, për “mosbindje civile” dhe protesta “me sulm, pa kthim prapa deri në fitore” kundër asaj që opozita e quan “shkelje e lirive politike e demokratike prej një regjimi të narkodiktaturës”.

Përfaqësues të shumicës socialiste i kanë hedhur poshtë kritikat për kapje të drejtësisë, duke theksuar se nuk komentojnë në asnjë rast vendimet e gjykatave dhe se kushdo i pandehur në të dy anët e politikës mban vetë përgjegjësi para akuzave të ngritura nga drejtësia.

Ish kryeministri Berisha mbahet në arrest shtëpie, ndërkohë që, pas afro një vit hetime, ai u akuzua dy javë më parë nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK për korrupsion pasiv në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Hetimet e sapombyllura përfshijnë ata të dy dhe 3 persona të tjerë në aferën e dyshuar korruptive në çështjen e ish kompleksit sportiv Partizani, akuza që ata i kanë hedhur poshtë si të manipuluara.

Tensionet dhe përçarjet në gjirin e forumeve të Partisë Demokratike të opozitës, me kongrese, gjyqe e përjashtime të ndërsjellta mes drejtuesve, deri në sulme fizike ndaj selisë, janë një tjetër kapitull plot probleme mes tyre, që ka nisur prej majit 2021, kur ish kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u përcaktuan nga Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, si të papërshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së zotit Berisha në korrupsion domethënës.

Në përcaktim theksohej se zoti Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij./VOA

opozita 7 tetor kryeministri

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet