Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Balla tha se asnjë shkresë e firmosur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të merret parasysh.
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka bërë me dije se do të ndryshojnë ligjin për Komisionet Hetimore. Balla tha se asnjë shkresë e firmosur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të merret parasysh.
“Është Firma, nënshkrimi i një personi të shpallur non grata nga SHBA. Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte me firmën e non gratës, edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar me patjetër. Unë po flas për shkresë, për kërkesë, jo për bakllava. E vërteta është që zotërisë në fjalë, cdo llloj kërkese i është refuzuar në aspektin formal. Te kjo fazë jemi sot, por më e rëndësishme është një element tjetër. Në dhjjetor të këtij viti, kushtetuesja id ha të drejtë mazhorancës për një komision hetimor. Kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për t’i propozuar por kjo s’do të thotë që s’kemi të drejtë t’i shqyrtojmë. Kuvendi të adresojë në mënyrë urgjente të gjitha vendimet e Kushtetueses në 20 vitet e fundit. Ligji flet për shqyrtim nga ana e Byrosë së Kuvendit. Ne do të kemi mundësinë të ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore, të kemi një komision për adresimin e ndryshimeve. Kuvendi duhet të respektojë vendimet e gjykatës kushtetuese”, tha Balla.
FJALA E PLOTË:
Në këto dy vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka vetëm për faktin se ishte firmosur dhe ishte mbështetur me firmën e non gratës. Besoj që më jepni të gjithë dakordësinë tuaj që edhe kërkesa të tjera duhet refuzuar ose duhen rrëzuar me patjetër. Zotërisë në fjalë çdo lloj kërkese, çdo lloj propozimi i është refuzuar në aspektin formal. Në këtë fazë jemi sot, pra Konferenca e Kryetarëve shqyrtoj aspektin formal por më e rëndësishme se kjo është një element tjetër, në dhjetor të këtij viti që mbyllëm Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë mazhorancës mbi një vendimmarrje tjetër që mazhoranca kishte marrë për një kërkesë tjetër të Komisionit Hetimor dhe e vërteta është që kërkesat e opozitës janë të pakufijshme në të drejtën e tyre për të propozuar por kjo nuk do të thotë që edhe ne nuk kemi të drejtë t’i shqyrtojmë. Besoj se për këtë çështje në Konferencën e Kryetarëve ka patur dakordësi që Kuvendi i Shqipërisë të adresojë në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese në 20 vitet e fundit të cilat nuk janë transpozuar në ligjin për organizimin e komisioneve hetimore. Bëhet fjalë për një ligj të miratuar në vitin 2002 ndaj të cilit ka një sërë vendimesh të Gjykatës Kushtetuese, ka një sërë vendimesh që duhen marrë në konsideratë dhe dakordësia në Konferencën e Kryetarëve ka qenë që menjëherë që gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese të transpozohen në ligj, edhe rregullorja e Kuvendit ka nevojë për ndryshime sepse ligji flet për shqyrtim nga ana e Byrosë së Kuvendit që ka qenë paraardhësja e Konferencës së Kryetarëve për nga kompetencat. Mendoj që në mënyrë urgjente ne do të kemi mundësinë që të ndryshojmë ligjin për komisionet hetimore. Propozomi im ka qenë që të kemi një komision bipartizan për të adresuar këto ndryshime dhe të ecim përpara me një detyrim që e ka Kuvendi, pra Kuvendi duhet të jetë institucioni i parë që respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ne e kemi thënë, ne nuk komentojmë vendimet e gjykateve.
Përsa i përket avokatit tē Popullit sapo të fillojë sesioni më datë 16 do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Çështjeve Ligjore nē Kuvendin e Shqipërisë përsa i përket këtij procesi i cili do të jetë një proces i hapur dhe e vërteta është që sa më shpejt të jetë e mundur do t’i japim Shqipërisē një Avokat Populli i cili të jetë realisht Avokati i Popullit jo avokati i Partisë Demokratike në zyrën e Avokatit të Popullit.
Opozita e pati të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme,8 muaj, për t’i dhënë vendit një Avokat Populli dhe nuk e shfrytëzoi, mendoj që ne do t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Pra do të jetë një proces i hapur dhe në këtë proces të hapur, natyrshëm që ne e kemi thënë që ka një traditë që opozita propozon avokatin por jo e emëron, pra duhet të ndajmë propozimin nga emërimi. Emërimin e ka Kuvendi ndërsa propozimin e ka opozita, kështu që në këtë aspekt gara duhet të jetë e hapur, shprehja e interesit duhet të jetē e hapur. I bëj thirrje opozitës që në demokraci duhet që të biesh dakord ose të paktën të negociosh që të biesh dakord dhe kjo nuk është tradhëti, ky është detyrim.
Konferenca e Kryetarëve ka diskutuar për largimin e spiunëve nga politika. E kam ngritur vetë në mbledhje ku kam thënë që 14 maji po afron dhe do ishte e papranueshme që në listat e anëtarëve të këshillit apo kandidat për kryetar bashkie bashkëpuntori I.M apo bashkpunëtor me iniciale të tjera të zgjidhej dhe kryetar bashkie apo anëtar këshilli bashkiak. Këtë gjë ne duhet ta pengojmë njëherë e përgjithmonë. Këto janë ndërhyrje ligjore që kërkojnë 3/5 dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste nuk i ka 3/5 sepse do ta kishte bërë dhe ajo që mua më bën shumë përshtypje është që këtë gjë në Kuvendin e Shqipërisë po e pengon Partia Demokratike. Pra pengimin që bashkëpunëtorët e e Sigurimit të shtetit të futen në organet e larta shtetërore e pengon ose të paktën duket që ka një disponibilitet, megjithatë nga deklarimet e tyre është thënë që ka një lloj dakordësie dhe ajo që kam ngritur sot në Konferencën e Kryetarëve
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u pyet gjatë konferencës për shtyp në lidhje me mbylljen e shkollave në z...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja Evis Kushi shpjegoi ditën e sotme mënyrën e provimit për studentët që duan të aplikojn...
Edi Rama ZVICËR- Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror që do të mbahet më 1...
Evis Kushi TIRANË- Për ministren e Arsimit Evis Kushi skema e degëve prioritare në arsimin e lartë nuk ka dështuar. Ajo u shp...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi u pyet ditën e sotme nga gazetarët për lënien e studentëve jashtë...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja Evis Kushi deklaroi se rritja e pagave të pedagogëve është e kënaqshme. Gjatë konferenc&eum...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja Evis Kushi komentoi largimin e nxënësve për të studiuar jashtë vendit. Gjatë konferencë...
Evis Kushi TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi pranoi para gazetarëve se ende nuk i kanë të gjitha kapacitetet për lënd&e...
Ilirjan Celibashi, kryekomisioner TIRANE- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dha garanci sot se zgjedhjet lokale të 14 majit nuk rrezikohen nga sulmet ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se institucioni që ai d...