LIVE UPDATES
Politike

Balliu: Policia është kthyer në dorën e zezë të krimit në shtet, polici i arrestuar porositi 400 kg kokainë për bandën kriminale

Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se sipas dosjes hetimore, ish-shefi i krimeve në Vlorë, Rezart Kuçi, bashkëpunonte me grupin kriminal të Inez Hajrulla gjatë kohës që mbante detyrën në polici.

8 Mars 2026, 14:12 Nga I.A
Balliu: Policia është kthyer në dorën e zezë të
Klevis Balliu

TIRANË- Deputeti i Partia Demokratike, Klevis Balliu, ka denoncuar përfshirjen e efektivëve të policisë në krimin e organizuar, pas operacionit të djeshëm të SPAK. Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se sipas dosjes hetimore, ish-shefi i krimeve në Vlorë, Rezart Kuçi, bashkëpunonte me grupin kriminal të Inez Hajrulla gjatë kohës që mbante detyrën në polici.

Balliu theksoi se Kuçi jo vetëm që furnizonte grupin kriminal me informacione për rivalët, por edhe dekonspironte operacionet e policisë dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Në fund deputeti shtoi se në dosje dokumentohet edhe porosia për një sasi prej 400 kilogramësh kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimi Europian

Deklarata e Balliut:

Operacioni i SPAK, bazuar në përgjimet e SKY ECC, sjellë nga partnerët belgë, ka ekspozuar sërish një realitet dramatik: shndërrimin e shtetit në narkoshtet. Nga institucion që mbron qytetarët dhe lufton krimin, policia në shumë raste, tashmë të dokumentuatra, është shndërruar në dorë të zezë të krimit në punët e shtetit. Dosja e fundit e SPAK përfshin një rast tronditës. Rezart Kuçi, bashkëpunonte me grupin kriminal të Inez Hajrullës në kohën kur shërbente si shef krimesh në Vlorë. Ai, jo vetem e furnizonte bandën me informacion për rivalët, por edhe dekonspironte operacionet e policisë dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë dosje dokumentohet porosia per një sasi prej 400 kilogramë kokaine nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Një pjesë është trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor të vitit 2020 dhe është sekuestruar nga autoritetet gjermane.Dosje si “Metamorfoza”, “Flakë në Det”, “Çopjat”, “Çelajt” etj., kanë një element të përbashkët: zyrtarë të shtetit si pjesë integrale e strukturave të krimit të organizuar. Ata policë që në kohën e Saimir Tahirit merrnin përqindje nga parcelat e kanabisit, në kohën e Sandër Lleshajt dhe Taulant Ballës evoluan drejt një kriminaliteti më të sofistikuar, duke porositur kontejnerë me kokainë nga Amerika Latine për tregun europian.

Oltion Bistri, kryepolici me 5 milionë euro pasuri, është pasqyrim i këtij progresi në kriminalitet dhe regresi të shtetit.Tonelatat e droges te qarkulluara nga narkotrafikanet shqiptare me ndihmen e strukturave të kriminalizuara të narkoshtetit të Edi Ramës janë një realitet dramatic. Miliardat e këtij trafiku pastrohen në sektorin e ndërtimit në Shqipëri, me lejet e dhëna nga Rama. 14 milionë metra katrorë leje ndërtimi, një volum i paprecedent që krijon terrenin ideal për pastrimin enarko- eurove, janë fakt. Eshtë e papranueshme dhe e padrejte që pasuritë e krijuara nga krimi të mbeten thjesht nën administrimin burokratik të shtetit. Ato duhet t’u kthehen qytetarëve. Në këtë kuadër, kam paraqitur një projektligj, i cili parashikon që pasuritë e konfiskuara nga krimi i organizuar apartamente, prona dhe asete financiare të përdoren drejtpërdrejt për familjet e efektivëve të rënë në detyrë, për familjet e qytetarëve që kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve të bandave kriminale, si dhe për çiftet e reja, që sot e kanë gjithnjë e më të pamundur të sigurojnë strehim.

Pasuritë e krimit duhet të përdoren për të mbështetur familjet që kanë sakrifikuar për vendin dhe për të krijuar mundësi reale që të rinjtë të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Ne duhet ta crrënjosim këtë sistem i cili nuk mund të funksionojë pa mbështetjen e kreut të qeverisë.Ne duhet të ngrihemi kundër kartelit politik dhe kriminal që ka kapur Policinë e Shtetit dhe qeverinë, për të mbrojtur njerëzit, demokracinë, shtetin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Më 12 mars ne protestojme pikërisht për këto vlera dhe kundër këtyre krimeve.

klevis balliu

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj