LIVE UPDATES
Politike

"Jemi para një prove të vërtetë"/ Berisha: Në kilometrin e fundit kërkohet forca, energjia, guximi dhe vendosmëria e grave 

Berisha u shpreh se Partia Demokratike është mirënjohëse ndaj grave dhe premtoi përkushtim për të garantuar barazi dhe më shumë hapësira për zhvillimin e tyre në shoqëri.

8 Mars 2026, 12:14 Nga I.A
"Jemi para një prove të vërtetë"/ Berisha: Në
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendi ndodhet përpara një prove të rëndësishme politike. Gjatë një aktiviteti me rastin e 8 Marsit, Berisha theksoi se në “kilometrin e fundit” kërkohen forca, energjia, guximi dhe vendosmëria e grave për të përballuar sfidat.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike është mirënjohëse ndaj grave dhe premtoi përkushtim për të garantuar barazi dhe më shumë hapësira për zhvillimin e tyre në shoqëri. Në fjalën e tij, kryedemokrati akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për abuzim me pushtetin dhe për mbrojtje të korrupsionit.

"Partia Demokratike është pafundësisht mirënjohëse, mirënjohëse ndaj jush dhe ju garanton që me përkushtim të madh, do bëjë gjithçka. Së pari, për barazinë.  Së dyti, për të krijuar hapësira dhe mundësitë që ju të shpalosni të gjitha dhuntitë tuaja, të gjithë guximin, të gjithë fuqinë, të gjithë forcën krijuese tuaj. Ne jemi në një moment kritik, duhet ta pranojmë. Jemi në një moment kritik ku nuk ku regjimi ka shpalosur para nesh duke sfiduar çdo qytetar shqiptar, egërsinë e pushtetit të tij. Ka vendosur të mbrojë vjedhjen e qytetarëve. Ka vendosur ta dekriminalizojë vjedhjen e qytetarëve nga pushtetarët. Ajo që shihni ju si në aparencë si betejë midis Lubi Ballukut dhe gjyqësorit, jo. Është midis Edi Ramës, ju garantoj unë ju. Ajo është mëkatare, shumë, sepse ka 25 vite që i shërben si asistente në vjedhje e tij, edhe në bashki dhe kudo. 

Po vjedhjet e mëdha i ka bërë Edi Rama. Ligjet po i ndryshon për vete. Ndaj dhe në kilometrin e fundit kërkohet forca e grave, energjia e tyre, guximi i tyre, vendosmëria e tyre. Ne jemi në një provë të vërtetë. Ne kemi patur dallgën jo në anën tonë, por ne jemi vetë dallga. Ne u provuam se ne jemi dallga dhe si e tillë ne, ne do t'u tregojmë, do t'i tregojmë vendin dhe këtij regjimi. Nuk ka të ardhme. Ndaj dhe ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, këtë kryengritje paqësore me të cilën ne kemi, do të dënojmë për në kalendat e historisë, regjimin më të keq që kanë patur shqiptarët në tërë historinë e tyre. 

Trashëgimia më e shkëlqyer e jonë, trashëgimia shpëtimtare e jona, ka qenë familja. Familja shqiptare. Edi Rama kundër familjes ka votuar ligjin më të keq që ekziston mbi tokë. Ka vende që kanë ligje të ngjashme, por absolutisht, asnjë vend nuk ka ligjin kundër familjes si ky që u votua nga Edi Rama. Edhe në këtë kontekst, kjo betejë e jona kundër tij është betejë për familjen shqiptare, e cila ka qenë shpëtimtare për kombin shqiptar dhe unë jam i bindur që këtë mision, vajzat dhe gratë shqiptare do ta përmbushin me dinjitet. Edhe njëherë gëzuar! Gëzuar! Dhe një fitore të shpejtë e të sigurt. Faleminderit shumë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj