LIVE UPDATES
Politike

Investigimi i “Piranjat” dhe “Le Iene”, ndaj call-centerave/ Këlliçi: Policia ka dekonspiruar operacionin, SPAK të ndërmarrë një hetim mbi këtë fenomen kriminal

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi u shpreh se aktiviteti i call-centerave është një prej formave më të rënda dhe më të dënueshme të krimit ekonomik.

7 Mars 2026, 17:35 Nga E.d
Investigimi i “Piranjat” dhe “Le Iene”,
Foto ilustruse

TIRANË- Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka reaguar pas publikimit të një investigimi nga emisionet Piranjat dhe Le Iene. Investigimi i tyre denonconi aktivitetin e call-centerave në Tiranë. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Këlliçi u shpreh se aktiviteti i call-centerave është një prej formave më të rënda dhe më të dënueshme të krimit ekonomik.

Ai tha se veprimtaria e tyre zhvillohet në disa prej hapësirave më të shtrenjta dhe më luksoze të Tiranës, përfshirë këtu në kulla biznesi, komplekse rezidenciale, vila private dhe qendra tregtare.

Deputeti demokrat ka kritikuar mënyrën se si është trajtuar denoncimi nga Policia e Shtetit. Sipas tij institucionet mbajtën për javë të tëra informacionin dhe provat e paraqitura nga gazetarët, përfshirë një hartë me vendndodhjet e disa prej këtyre call-centerave.

Ai tha se policia ka dekonspiruar operacionin, ndaj kërkoi nga SPAK që të ndërmarrë një hetim serioz mbi këtë fenomen kriminal. Kjo duke shqyrtuar në thellësi veprimtarinë e këtyre skemave mashtruese dhe duke zbardhur çdo lidhje të mundshme me struktura shtetërore apo përfaqësues të institucioneve të sigurisë.

Deklarata e Belind Këlliçit

Një natë më parë, dy emisione investigative “Piranjat” dhe kolegët e tyre italianë të “Le Iene”, publikuan një investigim që denoncon një fenomen alarmant që po zhvillohet në Tiranë: aktivitetin e call-centerave mashtruese, një prej formave më të rënda dhe më të dënueshme të krimit ekonomik. Këto call-center-a janë tashmë një realitet i përhapur në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit, me një qëllim të vetëm: mashtrimin e qytetarëve evropianë dhe përvetësimin e paligjshëm të miliona eurove nga llogaritë e tyre bankare.
Veprimtaria e tyre zhvillohet në disa prej hapësirave më të shtrenjta dhe më luksoze të Tiranës: në kulla biznesi, komplekse rezidenciale, vila private dhe madje edhe në qendra tregtare.

Kjo prani e dukshme dhe e organizuar ngre dyshime serioze se një aktivitet kriminal i kësaj përmase nuk mund të zhvillohet pa dijeninë e institucioneve shtetërore dhe pa tolerancën, në mos edhe mbështetjen, e strukturave përgjegjëse për zbatimin e ligjit. Gazetarët e përfshirë në investigim kërkuan mbështetjen e Policisë së Shtetit. Megjithatë, pas depozitimit të denoncimit zyrtar, institucionet përkatëse mbajtën për javë të tëra në tryezë informacionin dhe provat e paraqitura, përfshirë edhe një hartë të detajuar me vendndodhjet e disa prej këtyre aktiviteteve të paligjshme.

Kjo situatë ngre pikëpyetje të forta mbi reagimin institucional dhe mbi gatishmërinë reale për të ndërhyrë ndaj një fenomeni kriminal që dëmton rëndë jo vetëm viktimat e drejtpërdrejta, por edhe imazhin dhe integritetin e vendit. Policia jo vetëm që u tregua shpërfillëse ndaj gazetarëve, por në bashkëpunim të plotë me këto skema mashtruese ka dekonspiruar operacionin. Kur gazetarët u paraqitën në call center-at e identifikuara më parë, gjetën aty vetëm katër muret, pasi ambientet ishin boshatisur.

Luigi Pelazza, një gazetar i njohur dhe një nga figurat kryesore të gazetarisë investigative, ka kontaktuar disa herë drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Neritan Nallbati, por për një muaj rresht është përballur me shmangie dhe informacione të pasakta. Edhe në një rast tjetër, kur gazetarët kërkuan ndërhyrjen e policisë pasi operatorët e call center-it ndodheshin brenda ambienteve të një vile, efektivët që ndodheshin në terren morën një telefonatë dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke u dhënë kështu mundësi personave të përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të boshatisnin zyrat.

Kjo situatë nuk mund të interpretohet thjesht si paaftësi apo neglizhencë institucionale, por si bashkëpunim i ngushtë i strukturave drejtuese të Policisë së Shtetit në mbrojtje të këtij aktiviteti kriminal. Në disa raste këto struktura lidhen me interesa të caktuara politike, ndërsa në raste të tjera kanë përfitime të drejtpërdrejta financiare në formën e përqindjeve mujore. Ky aktivitet kriminal, i cili ka shkaktuar pasoja të rënda për shumë qytetarë të Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali, duke u zhvatur kursimet e një jete të tërë, zhvillohet nga Tirana, me bekimin e Policisë së Shtetit dhe të qeverisë. Një shtet që ndihmon dhe bëhet bashkëpunëtor me krimin e organizuar duke mundësuar zhvatjen e qindra mijëra qytetarëve të BE-së nuk mundet kurrsesi të flasë apo pretendojë për integrimin e vendit tonë në familjen e madhe europiane.

Zbulimet e bëra nga emisionet investigative “Piranjat” dhe “Le Iene” përbëjnë bazë të mjaftueshme që SPAK të ndërmarrë një hetim serioz mbi këtë fenomen kriminal, duke shqyrtuar në thellësi veprimtarinë e këtyre skemave mashtruese dhe duke zbardhur çdo lidhje të mundshme me struktura shtetërore apo përfaqësues të institucioneve të sigurisë. Çdo ditë që kalon në heshtje dhe pa veprime konkrete e bën situatën edhe më të rëndë, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi përgjegjësinë institucionale dhe duke e bërë këtë heshtje gjithnjë e më turpëruese dhe implikuese për pushtetin./Dosja.al

belind këlliçi spak call center

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj