Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Lideri demokrat tha se PD ishte ajo forcë politike që rrogat e mësueseve i rriti nga 120 deri në 150% sipas kategorisë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, tha se PD do të trefishojë pagat e mësuesve. Lideri demokrat tha se PD ishte ajo forcë politike që rrogat e mësueseve i rriti nga 120 deri në 150% sipas kategorisë.
Ai shtoi se PD dyfishoi numrin e pedagogëve në shkollat e larta dhe katërfishoi numrin e studentëve në shkollat e larta. Në fund, ai tha se misioni më kryesor për të bërë realitet këtë program është largimi i Edi Ramës, të cilin e quajti si një armikun më të egër të qenies kombëtare.
Artur Mano: Meqë jemi në festën e 7 marsit dhe ju organizuat një takim të shkëlqyer për arsimin, dua të ju bëj disa pyetje: A do të rivendoset në vend dinjiteti dhe vlerësimi i mësuesit. A do të bëhet realisht buxheti i arsimit sa 5% i prodhimit të Brendshëm Bruto. A do të marrin shkollat tona pajisje didaktike dhe mjete të teknologjisë. A do të mbrohet figura e mësuesit përmes një statusi të veçantë. Programi i PD-së është i shkëlqyer, por a do të ofrojë PD intelektualë dhe mësues të nderuar në ndihmë të realizimit të këtij programi. Numri i nxënësve në këto 10 vitet e fundit pothuajse është përgjysmuar, si do të krijohen organizmat që të adresohet ky problem madhor jo vetëm për arsimin, por dhe për vendin. A do të marrë njeriu vlerën e duhur dhe peshën që i takon në shpërndarjen e të mirave të vendit.
Sali Berisha: Faleminderit shumë për pyetjet, të bëra në kohën dhe ditën e duhur. E vërteta është se sistemi arsimor, e thashë dhe pak më parë; nëse do të bësh vlerësimin e arsimit dhe të shëndetësisë, hidhi një sy rrugëve të vendit, të qara dhe të ndara. Arsimi dhe shëndetësia janë më të shpartalluara se sa rrugët që ndërtuan këta. Arsimi është procesi më serioz i një vendi dhe pavarësisht se ku kemi rënë ne ndryshimin tek arsimi do ta fillojmë me mësuesit. Rivendosjen e mësuesit në piedestalin që meriton, çka nënkupton dyfishimin dhe trefishimin në vazhdim të rrogës së tij, me përparësi të madhe.
Nënkupton rritjen e buxhetit për arsimin në 5%. Nënkupton modernizmin e mësimdhënies në të gjithë sistemin arsimor dhe kurrikulës. Nënkupton statusin për mësuesit, nxënësit dhe shkollat. Nënkupton një mbështetje të fuqishme për universitetet, respektimin e autonomisë së tyre dhe shumëfishimin e investimeve në shkencë për studiuesit në këto universitete. Pra janë një seri premtimesh të PD-së për sistemin arsimor, dhe këto premtime nuk besoj se ka njeri i cili mund të thotë se bëhen pa bazë. Sepse ne jemi ajo forcë politike që rrogat e mësueseve i rritëm nga 120 deri në 150% sipas kategorisë. Që dyfishuam numrin e pedagogëve në shkollat e larta. Që katërfishuam numrin e studentëve në shkollat e larta.
Që pajisëm me kompjuter dhe internet të gjitha shkollat e vendit. Nga 850 kompjuter që kishte në këto shkolla ne shpërdamë 26 mijë kompjuter të cilët u vodhën nga rilindja në mënyrë të pamëshirë gjatë këtyre viteve. U vodhën. Por edhe njëherë dua të theksoj, për çdo mësues, për çdo intelektual. Rreshtimi i plagëve të mëdha të arsimit dhe i alternativës tonë për shërimin e tyre, do të mbeten të gjitha në letër nëse ne nuk largojmë Edi Ramën nga pushteti. Për çdo mësues, për çdo intelektual misioni më kryesor për të bërë realitet këtë program është të largojmë Edi Ramën si një armik të egër të qenies kombëtare.
Unë po vij nga takimi me mësues, dhe çfarë doli. Vetëm në treguesin demografik sot kemi 49.4% nxënës më pak se në vitin 2013. Kishim 801 mijë nxënës dhe sot kemi 405 mijë nxënës. Pra kemi 49.4% më pak. Sa të merrem me çfarëdo fjalë, me çfarëdo alternative, Shqipëria para syve tanë po tretet, ndaj dhe kushtrimi për çdo mësues, çdo intelektual të shpallin armiqësi këtij regjimi. Të mobilizohen më të gjitha mundësitë që ka, me të gjithë nxënësit, me të gjithë studentët, të dalim dhe të largojmë nga pushteti këtë të keqe të madhe që sillet ndaj shqiptarëve si pushtuesi më i keq në histori./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se protesta është një sakrificë që e bën agjërimin edhe m&eu...
Enea Karakaçi LIBRAZHD- Ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u tha banorëve se ja...
Edi Rama LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është një ndër vendet, që po e lufton më së shumti ...
Love Albania: Zoti Berisha, a do ketë një task forcë që do gjurmojë vetëm veprimtarinë kriminale të rilindjes në ...
Edi Rama LIBRAZHD- Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të segmentit provizor Librazhd-Prrenjas, zhvilloi edhe një bisedë me banor&e...
Ditmir Bushati SHKODËR- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, duke komentuar zhvillimeve politike në vend, vuri në du...
Ditmir Bushati SHKODËR- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar gjyqin në Hagë, ndaj ish-krerëve të U&Ccedi...
Ditmir Bushati SHKODËR- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë një takimi në Shkodër ka folur me tone kritike ...
Edi Rama LIBRAZH- Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se korridori VIII ka qenë prej kohësh i deklaruar strategjik por nuk ka qenë i pranuar...
Ami Kozeli LIBRAZHD- Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli duke folur lidhur me rrëshqitjen e rrugës Librazhd-Prrenjas, tha se u morën menjë...