LIVE UPDATES
Politike

Balliu: Rama refuzon ti dorëzojë BKH dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik, nuk pranon t'i heqë as statusin

Demokrati akuzoi sërish kreun e qeverisë si burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze.

13 Gusht 2024, 12:24 Nga r.ll

Balliu: Rama refuzon ti dorëzojë BKH dhe SPAK dosjen e Pëllumb

TIRANË- Koordinatori Rajonal për Tiranën në PD, Klevis Balliu me anë të një deklarate për mediat tha se kryeministri Edi  Rama nuk ka lejuar as agjentët e BKH-së që futen në Kryeministri dhe të marrin dokumentet që u duhen për hetimin ndaj Pëllumb Gjokës.

Balliu thotë se kjo nuk mbaron me kaq, pasi sipas tij Rama refuzon t’i heqë Gjokës edhe statusin e investitorit strategjik. Demokrati akuzoi sërish kreun e qeverisë si burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze.

DEKLARATA E KLEVIS BALLIUT:

Shefi i drejtësisë së re Edi Rama kërkon të mbrojë deri në fund partnerin e pushtetit të vet, urdhëruesin e vresjeve, trafikantin Pëllumb Gjoka.

Sipas burimeve mediatike Rama refuzon t’i dorëzojë Byros kombëtare të hetimit dhe SPAK dosjen e Pëllumb Gjokës si investitor strategjik që e ka firmosur si të tille Edi Rama.

Jo vetëm kaq, por për ta çuar mbrojtjen e trafikantit Gjoka deri në fund, Edi Rama refuzon t’i heqë edhe statusin e investitorit strategjik. Vetëm në një narko-shtet trafikantët mund të licensohen si një investitor strategjik, vetëm një narko-kryeministër mund të firmosë për një porositës vrasjesh, që ky të lincensohet si investitor strategjik.

 E në fakt në qoftë se nuk do të ishte për Prokurorin Belge, Pellumb Gjoka do të njihej sot si hero i zhvillimit të turizmit shqiptar, pavarësisht se e fitoi këtë status falë aktivitetit të tij kriminal, me dokumenta toke false dhe pa asnjë dëshmi për burimin e financimit prej 52 milionë eurosh, dhe Rama ishte ai që i dha nje pjesë të pyllit të Velipojës për të ndërtuar ‘Silver Sand’.

Në fakt një drejtësi e vërtetë sot duhet të hetonte Ramen që ka shpallur investitorë strategjikë kriminelë të këtij kalibri, por në narko-shtet nuk ka drejtësi. Narkoshtet drejtësia është një fjalë boshe që shërben për të mbrojtur krimet e krye-pushtetarit. Pushteti i Ramës është pushteti i Gjokave. Me Ramën kriminelët hyjnë në parlament, me Ramen kriminelët u bënë deputetë, u bënë drejtorë, me Ramën kriminelët u bënë investitorë strategjik dhe kështu u krijua narko-shteti.

Burimi i të gjitha aferave korruptive dhe mafioze ka një kokë, ka një emër dhe ai është Edi Rama, vetëm hetimi dhe arrestimi i narko-kryeministrit mund të godiste narko-shtetin që Shqiperia të shpetojë nga kthetrat e krimit të organizuar.

Partia Demokratike, u deklaron qytetarëve që ne nuk do të reshtim kurrë së përballuri me krimin e organizuar dhe ju garantojmë që njësoj si më parë do të çojmë pas hekurave çdo kriminel, çdo trafikant, çdo bandë. Lufta kundër krimit të organizuar për qeverinë e ardhshme të Parties Demokratike është një prioritet jetik për zhvillimin e vendit.

edi rama klevis balliu pellumb gjoka

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj