Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai shtoi se forma e keqe, më e shëmtuar, por dhe më r rrezikshme të të gjitha diktaturave, është diktatura e bandave e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndërsa shtoi se kjo është diktatura e Edi Ramës.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se regjimi ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral.
Ai shtoi se forma e keqe, më e shëmtuar, por dhe më r rrezikshme të të gjitha diktaturave, është diktatura e bandave e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ndërsa shtoi se kjo është diktatura e Edi Ramës.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të kauzës më të drejtë, të qytetarit, të kauzës më të drejtë, të kombit dhe vendit, kauzës së lirisë dhe interesit kombëtar. Qëndresa juaj ka një karakter epik, sepse me shpirtin tuaj të pamposhtur, ju dëshmoni vendosmërinë, guximin, kurajën për të qëndruar kundër formës më të keqe, më të shëmtuar, por dhe më të rrezikshme të të gjitha diktaturave, që është diktatura e bandave e bazuar në lidhjet me krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Diktatura e Edi Ramës.
Ndaj dhe mirënjohja për këtë qëndresë është e pakufishme për ju, për oratorët e parlamentit të qytetarëve shqiptarë që me fjalimet e tyre përcjellin në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve të vërtetat e hidhura të këtij regjimi, i cili është faktuar për çdo shqiptar, regjimi më shkatërrimtar në historinë tonë kombëtare. Ju qëndroni çdo ditë dhe çdo natë kundër një regjimi që për interesa të pushtetit të tij kriminal, asgjësoi institucionin më themelor të lirisë, institucionin më themelor të demokracisë, votën e lirë të qytetarëve shqiptarë. Një regjim i cili ka krijuar mekanizma kriminale, antiligjore për të kontrolluar vullnetin dhe çdo rezultat elektoral," tha Berisha.
Kreu i PD-se shtoi se kjo protestë është thirrje për çdo shqiptar të ngrihet në mbrojtje të kësaj të vërtete themelore për një shoqëri të lirë. Ai theksoi se nuk ka shpresë dhe të ardhme në këtë vend, pa votën e lirë. Sipas tij u grabit vota dhe shqiptarët ja mbathin nga vendi i tyre, si nga një mënyrë e hatashme, si kurrë në historinë e tyre.
"Të dashur miq! Këto ditë mendoja, gjatë diktaturës komuniste çdo 4 vite bëheshin zgjedhje.
Zgjedhjet në mëngjes fillonin me daulle, në darkë me rezultat 99 për qind. Gjatë ditës së zgjedhjeve nuk kishte as edhe një incident. Po në zgjedhje kishte dhoma të fshehta, por njerëzit edhe në fshehtësi e jepnin votën, në kundërshtim të plotë me mendjen dhe zemrën e tyre, e jepnin votën për të keqen, sepse e dinin se ajo kontrollon në çdo qelizë ata.
Atëherë Shqipëria nuk pranonte vëzhguesit e OSBE-së, por sot ata vijnë, vëzhgojnë, vrojtojnë dhe damkosin. Deklarojnë se shteti elektoral kontrollon plotësisht vullnetin e qytetarëve, e megjithë këtë, megjithë eliminim e institucionit të defakto të votës, përsëri diktatura vazhdon.
Të krijohet përshtypja se sot, ngjashëm me vitet ’90, kur Ramiz Alinë përpiqeshin të na e servirnin si Gorbaçovin e Ballkanit, Edi Ramën të na thonë, mbajeni se mirë e keni. Por ky nuk është mendimi juaj, ky është mendimi i atyre që nuk njohin këtë komb, por është mendim edhe i armiqve të kombit shqiptar.
Ndaj dhe kjo protestë para së gjithash dhe mbi të gjitha është protestë për votën e lirë.
Kjo protestë është protestë për dinjitetin e çdo qytetari. Nuk ka dinjitet pa lirinë e votës.
Kjo protestë është protestë për shpresën dhe të ardhmen. Nuk ka shpresë dhe të ardhme në këtë vend, pa votën e lirë. U grabit vota dhe shqiptarët ja mbathin nga vendi i tyre, si nga një mënxyrë e hatashme, si kurrë në historinë e tyre. Kjo protestë është thirrje për çdo shqiptar të ngrihet në mbrojtje të kësaj të vërtete themelore për një shoqëri të lirë," shtoi ai.
pamje nga videoja TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur kompeticionin e Lojërave Olim...
mariglen qato, gramoz ruci, redi molla TIRANË- Dy drejtorët e bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla që SPAK thot&e...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ba...
TIRANË- Kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për një seancë të jashtëzakonshme të Ku...
Foto ilustruese TIRANË- Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” kërkoi shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm tha se ka siguruar mbështet...
HIMARË- Koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka dërguar një ankimim në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) lidhur me rezult...
Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin etij para mbështëtësve të m...