LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Sot pas 36 vitesh, Edi Rama ka faktuar se punon si varrmihës i demokracisë për një Shqipëri pa opozitë

Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kanë kaluar 36 vite dhe Edi Rama jo vetëm që nuk ka dënuar aktin e tmerrshëm të babait të tij biologjik, xhelatit Kristaq Rama, por përkundrazi ka deklaruar se, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë. 

10 Gusht 2024, 21:02 Nga N.F
Berisha: Sot pas 36 vitesh, Edi Rama ka faktuar se punon si varrmihës i
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se kanë kaluar 36 vite dhe Edi Rama jo vetëm që nuk ka dënuar aktin e tmerrshëm të babait të tij biologjik, xhelatit Kristaq Rama, por përkundrazi ka deklaruar se, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë. 

Ai shtoi se sipas Edi Ramës, këtij bastardi që ndan me të atij, moralin e xhelatit, dhuna dhe terrori komunist, lufta e klasave, barbaritë e etërve të tij mbi shqiptarët, paskan qenë ana e drejtë e historisë.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi! Si një ndëshkim i madh për këtë komb, si një ndëshkim i madh për liritë e shqiptarëve, ky 36 vjetor gjen në pushtet, të birin e xhelatit të Havzi Nelës, Edi Ramën. E kam përsëritur shpesh dhe prap e them, kurrë nuk mund të mbahet përgjegjës djali për veprimet e babait. Por kjo kurrë ka vetëm një kusht, që ai ti dënojë ato.

Kanë kaluar 36 vite dhe Edi Rama jo vetëm që nuk ka dënuar aktin e tmerrshëm të babait të tij biologjik, xhelatit Kristaq Rama, por përkundrazi ka deklaruar se, ai qëndroi në anën e drejtë të historisë. Sipas Edi Ramës, këtij bastardi që ndan me të atij, moralin e xhelatit, dhuna dhe terrori komunist, lufta e klasave, barbaritë e etërve të tij mbi shqiptarët, paskan qenë ana e drejtë e historisë.


Sipas këtij bastardi, varja e Havzi Nelës, varja publike e poetit disident, që i këndoi lirisë dhe Kosovës, ekzekutimi me gjyq dhe pa gjyq i dhjetëra mijëra shqiptarëve, internimi persekutimi i qindra mijëra të tjerëve, paskan qenë ana e drejtë e historisë, ndërsa kombet që jetonin në liri, paskan qenë në anën e gabuar të saj.

Xhelat, bir xhelati, nuk mund të kesh mendim tjetër ti, përveç këtij. 36 vite më parë kryexhelati Ramiz Aliaj, me xhelatin Kristaq Rama firmosën të varin poetin kundërshtar disident, sepse i këndonte lirisë dhe të drejtave të njeriut që ata i kishin mohuar me kushtetutë. I këndonte Kosovës së pushtuar që ata e kishin shitur. Pra, ata ishin për një Shqipëri pa opozitë, por sot pas 36 vitesh, bastardi i xhelatit Kristaq Rama, ka faktuar me qindra herë se nga mëngjesi gjer në darkë, punon si varrmihës i demokracisë për një Shqipëri pa opozitë.

berisha rama demokraci pd

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet