Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në bisedën me të rinjtë, Zëvendëskryeministrja Balluku tha se është e rëndësishme që njohuritë dhe dijet që ata përfituan nga ky kurs tashmë të vihen në zbatim.
DIBËR- 16 të rinj nga Dibra përfunduan me sukses një kurs 8-mujor për kodimin, përmes të cilit arritën të zgjeronin njohuritë dhe kompetencat teknike në fushën e programimit, ndërsa realizuan edhe seanca trajnimi me këshilluesit e karrierës.
Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave për të rinjtë që ndoqën këtë kurs intensiv ishte e pranishme Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, si dhe Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Në bisedën me të rinjtë, Zëvendëskryeministrja Balluku tha se është e rëndësishme që njohuritë dhe dijet që ata përfituan nga ky kurs tashmë të vihen në zbatim.
“Është shumë e rëndësishme që të gjitha dijet që morët t'i vini në zbatim, sepse nuk ka qenë një kurs i thjeshtë disa javor, ka qenë pothuajse një vit i tërë shkollor. Ju jeni impenjuar, keni investuar, qeveria ka investuar, donatorët kanë investuar, ka pasur impenjim edhe nga trajnerët, kështu që ju duhet patjetër që këto dije që morët të filloni t'i vendosni në jetë”, u shpreh Balluku.
Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se për Qeverinë Shqiptare inovacioni ka një vëmendje të veçantë. Në këtë drejtim është ngritur edhe Agjencia e Inovacionit e cila tashmë ka nisur të japë edhe rezultatet e para.
“Duke pasur parasysh këtë prioritet të Qeverisë Shqiptare për t'i dhënë inovacionit zë, për ta mbështetur me logjistikë dhe infrastrukturë, duke mbushur radhët me të rinj dhe të reja, unë do të thoja që pikërisht kjo nukël prej 16 dibranësh të ketë mundësi që të fillojë dhe të ushtrojë dijet që mori edhe pranë bashkisë, edhe pranë institucioneve shtetërore, edhe vetë ju si individë me ide të reja me start-up”, deklaroi Balluku.
Nga ana e saj Ministrja Muzhaqi, theksoi se përmes këtij kursi tashmë të rinjtë kanë zgjeruar njohuritë e tyre duke pasur mundësi akoma më të mëdha për punësim.
“Fakti që tani kemi 16 të rinj të mirëpërgatitur, që janë gati për tregun e punës, një pjesë e tyre kishin dëshirë për pjesën e teknologjisë, ndërsa një pjesë tjetër donin të provonin një fushë të re dhe tani që kanë pasur këtë mundësi të provës, besoj që do kenë edhe më shumë akses në tregun e punës. E mira e këtij tregu është që edhe nga këtu nga qyteti mjafton lidhja e internetit dhe ti direkt mund të punosh për tregun botëror, nuk është e thënë që të punosh vetëm për tregun lokal që ne jemi mësuar të bëjmë në shumë profesione të tjera”, tha Muzhaqi.
Për kryebashkiakun e Dibrës, Rahim Spahiu bashkia do të mbështesë të rinjtë që kanë ide inovative dhe duan ti venë në zbatim ato.
ambasadori turk TURQI- Ambasadori turk në vendin tonë, Tayyar Kagan Atay në një deklaratë për mediat nga Korça ka kome...
selia e pd TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është përgjigjur zyrtarisht kërkesës së kryetares s&eu...
erdogan, rama TIRANË- Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë Rexhep Ta...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm, u ndal dhe turizmi, ku tha s...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ditën e sotme u shpreh se boshatisja e Shqip&eum...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ...
elisa spiropali, gazment bardhi TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur kërkesë së kreut t&eum...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit pë...
olta xhacka TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzako...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve t&...