Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Balluku tha se qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë asgjëkundi, duhet të vijnë vetëm në bashki ose në njësitë administrative për të marrë shërbimin digjital.
PATOS- Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në Patos.
Balluku ka monitoruar atje sportelet ku ofrohet shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.
Ajo ka theksuar se qytetarët do mund të marrin shërbimet e e-Albania pa pagesë në zyrat me një ndalesë të bashkive. Balluku shtoi se qytetarët nuk kanë nevojë të shkojnë asgjëkundi, duhet të vijnë vetëm në bashki ose në njësitë administrative për të marrë shërbimin digjital.
"Për të thënë të drejtën, ne kishim identifikuar në terren prej disa kohësh, që në disa raste, në shkelje të plotë të ligjit, në zyrat e noterisë, apo edhe në zyrat e disa avokatëve, jepnin shërbim për e-Albania, shërbim që qeveria shqiptare e ofron falas, pensionistët shkonin, paguanin thjesht për t'i lehtësuar. Për këtë arsye, ke kemi ndërmarrë të gjithë këtë proces, për t'i bërë me dije të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm moshave të treta, por edhe ata qytetarë që nuk kanë akses të mundshëm në pajisje elektronike, që ofrojnë aksesin direkt në e-Albania.
Kështu që me shumë durim, vajzat dhe djemtë që punojnë këtu në zyrën me një ndalesë, duhet që t'i ndihmojnë të gjithë qytetarët, jo vetëm moshat e treta, ashtu siç e thamë, që të marrin shërbimet e e-Albania pa pagesë, pasi ky është një nga shërbimet digjitale, që qeveria shqiptare është shumë krenare që e ofron prej kaq kohësh, ku mund të aksesohen një sërë shërbimesh, që janë kërkuar nga qytetarët, duke nisur nga certifikatat personale dhe te shumë shërbime të tjera dhe janë falas, ju nuk duhet të paguani tek askush.
Kështu që ne këtë proces do ta bëjmë përmes zyrave me një ndalesë të bashkive. Është e rëndësishme që ju ta promovoni këtë nënkryetare. Dmth të gjithë duhet ta dinë që nuk ka nevojë të shkojnë asgjëkundi, duhet të vijnë vetëm në bashki, ose edhe në njësitë administrative, pasi ne nuk i kërkojmë dikujt që të vijë nga Zharëza, apo nga Ruzhdie dhe të marrë shërbimin këtu, sepse shërbimet digjitale pikërisht këtë kanë, që të jepen në kohë reale, që të mos ketë nevojë të lëvizin nga vendi që ndodhen, por edhe në 2 njësitë duhet patjetër që t'i ndihmoni atje.
Administratorët që të kenë një staf, një vajzë apo një djalë, i cili ofron këto shërbime të e-Albania, pra aksesin për të gjithë ata që e kanë të pamundur ta bëjnë përmes telefonit, apo pajisjeve të tjera elektronike", u shpreh Balluku.
besjan pesha TIRANË- Ish-kryetari i Nisma Thurje, Besjan Pesha ka reaguar lidhur me konfliktin në koalicioni "Nisma Shqipëria Bëhet" p&...
endrit shabani TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka folur sot lidhur me përplasjet paszgjedhore në koalicionin “Nisma...
Endrit Shabani TIRANË- Kreu i Nismës Thurje, Endrit Shabani, ka rreth debatit të hapur me ish-aleatin Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin e ...
Nigel Farage TIRANË- Politikani britanik Nigel Farage ka deklaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama ka rënë dakord të marrë ...
Albana Vokshi TIRANË- Deputetja demokrate Albana Vokshi foli sot për mediat pasi GJKKO e shpalli atë të pafajshme për shpifj...
Albana Vokshi TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur të pafajshme deputeten ...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ndarë në rrjetet sociale një pjesë të para...
Arianit Koci KOSOVË- Avokati Arianit Koci ka protestuar sot para Kuvendit të Kosovës në një mënyrë të pazakont...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar urdhin e Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio për diplo...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se PD po paraqet të vërteta të mëdha të fars&e...