Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
GREQI- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është takuar në Athinë me Sekretarin amerikan të Energjisë, Chris Wright, dhe Sekretarin amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum. Takimet u mbajtën në kuadër të punimeve të Samitit të Partneritetit për Bashkëpunim Transatlantik në Energji (P-TEC), një nismë strategjike që synon forcimin e bashkëpunimit energjetik ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore.
Samiti u organizua nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë, në bashkëpunim me Qeverinë Greke dhe Qendrën Globale të Energjisë pranë Këshillit Atlantik, duke mbledhur në Athinë ministra të energjisë, ekspertë dhe përfaqësues të lartë politikë nga rajoni.
Në një video-mesazh nga Athina, Zv.Kryeministrja Balluku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit transatlantik në fushën e energjisë, duke vlerësuar mesazhin e Sekretarit Wright si një vizion frymëzues për të ardhmen energjetike të Europës.
“Sekretari i Energjisë, Chris Wright, adresoi fjalën e tij me një vizion frymëzues, i cili kishte në qendër sigurinë energjetike, bashkëpunimin transatlantik, por mbi të gjitha bashkërendimin e shteteve për të minimizuar impaktin e gazit rus në Europë,” u shpreh Balluku.
Ajo shtoi se prania e Sekretarit Amerikan të Punëve të Brendshme, Doug Burgum, në këtë samit tregon qartë rolin thelbësor që energjia luan jo vetëm në zhvillimin ekonomik, por edhe në sigurinë globale.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në këtë forum të nivelit të lartë nënvizon angazhimin e vendit për t’u bërë pjesë aktive e dialogut ndërkombëtar mbi tranzicionin energjetik, diversifikimin e burimeve dhe forcimin e qëndrueshmërisë energjetike në rajon.
Samiti P-TEC shërben si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe politikave që synojnë reduktimin e varësisë nga burimet e paqëndrueshme të energjisë dhe nxitjen e investimeve në teknologjitë e pastra, në përputhje me objektivat e transformimit të gjelbër global.
Berisha-Balla TIRANA- Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet të hënën në orën 14:00 pë...
Belinda Balluku ATHINË- Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se Shqipëria brenda vitit 203...
Fatos Nano SHBA- Media prestigjoze amerikane New York Times i ka kushtuar një artikull ish-kryeministrit Fatos Nano dhe ndarjes së tij ...
Foto ilustruese DURRËS- Media SeeNews shkruan në një artikull se Bashkia e Durrësit ka nënshkruar një marrëveshje trevje...
Foto ilustruse TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ftuar ditën e sotme në podcastin e tij "Flasim" kandiatët, të cilët do t&eum...
Foto ilustruese CËRRIK- Materialet zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit kanë mbërritur në Cërrik...
Iris Luarasi TIRANA- Deputetja socialiste Iris Luarasi deklaroi sot se miratimi i projektligjit për barazinë gjinore ka shkaktuar debate dhe...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se një regjim që nuk pranon votën e lirë,...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se PD do të krijojë hapësirën e saj media...