27 Tetor 2022, 20:50
Nga k.m.
Bardh Spahia
SHKODËR- Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka konfirmuar se do të marrë pjesë në procesin e Primareve që do të zhvillohen nga Partia Demokratike për të nxjerrë kandidatët e zgjedhjeve të ardhshme lokale. Në një intervistë për "Ora News", Spahia e shprehu qartë se do të donte që të garonte për të marrë tashmë një mandat të plotë në kryeqendrën e veriut të vendit.
"Do ketë primare dhe në Shkodër, nuk ka sesi të jetë ndryshe. Primaret kanë qenë jo vetëm risi por në rastin e Shkodrës një histori suksesi siç e vërtetoi rezultati i 6 marsit. Patjetër do marr pjesë në procesin e primareve. E konsideroj detyrim karshi qytetit tim, qytetarëve të mi mundësinë e projektimit të Shkodrës në vendin që i takon jo vetëm në raport me pjesën tjetër të Shqipërisë por dhe në rajon e më gjerë. Kemi sfida përpara, kemi ide të jashtëzakonshme të cilat synojmë ti vëmë në jetë në një mandat të plotë. E konsideroj një detyrë dhe përgjegjësi të lartë karshi tyre,"-u shpreh ai.
Ndërkohë që deri më tani i vetmi që ka shpallur kandidaturën e tij është Belind Këlliçi, i cili do të garojë me demokratët për të fituar një vend për Tiranën. Faza e dorëzimit të kandidaturave është hapur por duket se ka ende hezitime për të dorëzuar aplikimet, ndërkohë që qëllimi është i qartë. Fillimisht, do të dalin emrat e kandidatëve për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin, më pas, procesi do të zhvillohet në të gjithë vendin.
bardh spahia primaret ne pd zgjedhjet lokale 2023
Politike
27 Tetor 2022, 20:25
I.A
Elva Margariti dhe Alastair King-Smith
TIRANË- Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar foton e bërë nga ambasadori britanik në v...
Politike
27 Tetor 2022, 20:03
k.m.
Sabri Demiri
PRISHTINË- Shqiptari nga Shkupi, Sabri Demiri, këshilltar kryesor i presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka pranuar...
Politike
27 Tetor 2022, 19:43
k.m.
Belind Këlliçi
TIRANË- Belind Këlliçi është kandidati i parë brenda opozitës që ka njoftuar se do t&e...
Politike
27 Tetor 2022, 19:15
k.m.
Foto ilustruese
BRUKSEL- Në seancën e tij të 43-të plenare, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të K&...
Politike
27 Tetor 2022, 19:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur një pikëpyetje lidhur me udhërimet e kryeministrit Edi Rama me charterin ...
Politike
27 Tetor 2022, 18:28
Edi Rama, Ursula von der Leyen dhe Belinda Balluku
DURRËS- Për konferencës për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama, Pr...
Politike
27 Tetor 2022, 17:45
I.A
Ursula von der Leyen dhe Bajram Begaj
TIRANË- “Niveli i ri i marrëdhënieve të Shqipërisë me BE-në pas çelje...
Politike
27 Tetor 2022, 17:41
k.m.
Edi Rama
TIRANË- "HomeLand Justice" nuk harron dhe sot ka nxjerrë sërish të dhëna, por kësaj here janë të kryemini...
Politike
27 Tetor 2022, 17:15
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka harruar pa shkëmbyer kunja me gazetarët e pranishëm në konferencën për sht...
Politike
27 Tetor 2022, 17:11
k.m.
Ursula Von der Leyen dhe Edi Rama
TIRANË- Pas takimit, presidentja e Këshillit të Europës, Ursula Von der Leyen dhe kryeministri Edi Ra...