LIVE UPDATES
Politike

Bardhi kërkon llogari për Apelet: S’më vë dot kufizime kohe! Bushka: Të flet Sula në vesh

Bardhi kërkoi që Manja të mos e 'ndihmonte' Bushkën, por kjo e fundit i kërkoi të mos merrej me komente, por të vijonte me pyetjet.

13 Korrik 2022, 15:40 Nga F.M
Bardhi kërkon llogari për Apelet: S’më vë dot kufizime
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar llogari në Komisionin e Ligjeve për Hartën e re Gjyqësore. I pranishëm në sallë, Bardhi tha se harta është vendosur dhe se këto mbledhje vetëm sa paralajmërojnë qytetarët për ngërçin që i pret. Ai pyeti se përse ishte vendosur që të shkriheshin Apelet kur në fakt Kavaja, Kurbini dhe Kruja kanë ngarkesë, por nuk mori përgjigje. Në ato momente, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i foli kryetares së Komisionit Klotilda Bushka dhe debati kaloi në këtë gjë. Bardhi kërkoi që Manja të mos e 'ndihmonte' Bushkën, por kjo e fundit i kërkoi të mos merrej me komente, por të vijonte me pyetjet.

Pjesë nga debati:

Gazment Bardhi: Duam të dëgjojmë opinionin e tyre, e ndoqa më vëmendje fjalën e Llagamit, pot ë bëj të qartë që Opozita nuk e ka votuar atë ligj. Nuk ndjejmë asnjë kompleks kur ju përmendi këto gjëra. Së dyti, ju përmendët disa….ligji nuk lexohet i shkëputur, janë parashikuar edhe degët e gjykatave dhe kjo gjë duhet të ishte marrë parasysh. Për KLGJ, vendimi që ka marrë për miratimin e hartës së re gjyqësore është përfundimtar, apo një vendim i hapur për të dëgjuar zërat e hapura. Nëse ngrihen çështje thelbësore që janë të pranishme, institucionet duhet të jenë të hapur për të dëgjuar ligjvënësit, komunitetet janë kundër, avokati i Popullit është kundër, ndërkohë që edhe ne si deputetë jemi këtu për qytetarët, jo për të mbuluar gropat e dështimit që ka pasur reforma në drejtësi. Për çfarë të diskutoj nëse më thotë që ne e kemi mbyllur si çështje?

Klotilda Bushka: Ju lutem bëni të gjitha pyetjet

Gazment Bardhi: Po një sekond se kjo është pyetje thelbësore, kjo është një çështje që është në vëmendje të opinionit public, sa më shumë grupe interesi të dëgjohen, aq më shumë problematika ka. Këshilli i lartë gjyqësor….patjetër do t’i hyj një nga një sipas analizës që ju keni bërë, sigurisht që edhe ajo analizë është e mangut.

Naureda Llagami: Ne kemi vepruar siç thotë ligji, kemi ngritur grup punë që në 2019, pasi grupi mbaroi punëne tij, ia kemi përcjellë ministrit të Drejtësisë dhe më pas kemi diskutuar për çështje sensitive, më pas në dhjetor të 2021 kemi lançuar produktin, u është përcjellë të gjithë aktorëve që ne mendonim se kishte interes për hartën. Në këto tryeza të rrumbullakta ishin të përfshirë shoqëri civile, qytetarë, prokurori dhe zyra të ndihmës juridike, gjithë ky konsultim shërbeu për pjesën e ballafaqimit të produktit. Çfarë ndodhi? Duke parë sensitivitetin, zhvillua dy takime ekstra me biznesin e shoqërinë civile. Pasi morëm të gjitha këto komente dhe sugjerime, si në çdo iniciativë ligjore, KLGJ dhe MD u ul dhe vlerësoi të gjitha komentet e aktorëve. Më pas u bënë dy ndryshimet për gjykatën e shkallës së parë Krujë e Sarandë, këto ishin pjesë e reflektimit të procedurës. Është një analizë që ka mundësuar që të shkojmë deri tek pjesa e shërbimit për qytetarin, të mos u kufizonin aksesin për qytetarët. Pasi pamë të gjitha këto dhe ramë dakort, u bë mbledhja penale dhe u miratua. Ky është qëndrimi përfundimtar i KLGJ. Unë nuk e di si nuk e kemi pyetur ministrinë kur ka qenë aty ministria.

Gazment Bardhi: Pra ju e konsideroni të përfunduar

Po

Gazment Bardhi: Faleminderit kryetare, mora përgjigjen që prisja. Siç e prisja, domethënë ky diskutim është vetëm për të vënë në dijeni qytetarët për dëmet që u shkaktohen nga kjo hartë, avokati kishte të drejtë. Nisur nga momenti që flasim, kjo është periudha më e keqe që po kalon sistemi i drejtësisë, të projektosh organizimin e sistemit të drejtësisë, do të thotë të thellosh destabilizimin, analiza e ngarkesës së gjyqtarëve, nga 408 gjyqtarë, sot sistemi ka më pak. Analiza është bërë me të dhënat që ka aktualisht, por sistemi nuk është me të dhënat e plota. Si mundet që ta organizoni sistemin e 30 viteve të ardhshme bazuar në këto të dhëna të magëta. Mungojnë gjyqtarë, por pjesa që është aty janë të destabilizuar, sepse mendojnë, a do ta kalojmë apo jo Vettingut, nuk janë në kapacitetin e tyre të plotë. Është gjëja më normale. Pyetjen e bëra, tani po sqaroj kontekstin e pyetjes. S’kemi punë tjetër sonte, këtë punë kemi.

Klotilda Bushka: Pyetjet të gjitha ju lutem zoti Bardhi, 5 minuta kohë

Gazment Bardhi: Të lutem me këtë kohën se s’më intereson ç’keni vendosur

Klotilda Bushka: Nëse ju nuk ju intereson, as rregullores nuk i intereson.

Gazment Bardhi: S’ka regullore që më kufizon kohën. A ka mundësi, janë katër gjykata Apeli që e justifikojnë ekzistencën, pyetja ime ka të bëjë me të gjithë gjykatat e Apelit dhe klasifikimin e një të vemti, ma gjeni një vend që ka një model të tillë. Sa ndihmon vijimi i eksperimenteve, asnjë vend nuk e ka një model të tillë, Shqipëria merr flamurin për të bërë modele. Ju keni vendosur të mbyllni Gjykatën e Kavajës, Kurbinit, Krujës, që sot kanë më shumë ngarkesë se Saranda.

Flet Manja

Dashnor Sula: Mos e ndihmo zoti ministër, mos e ndihmo

Gazment Bardhi: Mos ma shpërqëndro të lutem, se i flet në vesh

Të lutem, më shumë që shpërqëndron zoti Sula që e ke në vesh

Gazment Bardhi: Atëherë siç po thoja, kanë më shumë ngarkesë këto se sa Dibra, Kukësi e Saranda bashkë me bashkimet që u janë bërë. Sa është respketuar kriteri për këtë vendimmarrje?

gazment bardhi klotilda bushka ulsi manja ligjet 13 korrik 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj