13 Korrik 2022, 15:26
Nga e.k
Evis Kushi
TIRANË- Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas akuzave të deputetes së PD-së, Albana Vokshi mesditen e sotme para SPAK-ut duke theksuar se në fakt, ishte ajo që e kishte paditur në prokurori për shpifje dhe jo e kundërta.
“Keqardhje që edhe sot mashtroi përpara medias duke deklaruar që unë kam tentuar që ajo të tërhiqet nga denoncimet. I kujtoj deputetes që është e akuzuara në këtë çështje, dhe jam unë ajo që e kam ngritur këtë padi dhe e kam akuzuar për shpifje. Është guxim i madh të mashtrosh edhe mbi deklaratat brenda seancës në gjykatë, të cilat janë të dokumentuara dhe lehtësisht të verifikueshme. Me besimin e patundur tek drejtësia e re, unë do t’i shkoj çështjes deri në fund, me qëllim për të kontribuar për një politikë të ndershme, pa shpifje dhe pa mashtrime”, tha Kushi.
E gjithë përballja mes deputetes demokrate Albana Vokshi dhe ministres së Arsimit Evis Kushi nisi me 7 prill ku deputetja demokrate denoncoi faktin që sipas saj pyetjet e testit të vlerësimit për mësuesit parauniversitarë kanë dalë një ditë para provimit për të “favorizuarit”. Demokratja publikoi një mesazh të marrë nga një mësuese në Elbasan, e cila ka dërguar me dokumenta pyetjet e provimit që i kishte shpërndarë drejtori i shkollës së saj një ditë para provimit që do të zhvillohej në Tiranë. Sipas mësueses, të gjitha ishte nxjerrë me porosi të ministres së Arsimit, Evis Kushi, për personat e saj të afërm. Nga na tjetër Kushi iu përgjigj menjëherë teksa i cilësoi shpifje akuzat e bëra si dhe ngriti një padi në Gjykatë kundër Vokshit madje e sfidoi dhe me dorëheqjen e saj nëse akuzat provohen. Dy javë më parë nga seanca e mëparshme gjyqësore, Vokshi është shprehur se Kushi nuk është paraqitur në gjyq. Ajo gjithashtu ka kërkuar që ministrja të dorëhiqet.
evis kushi
Politike
13 Korrik 2022, 15:20
k.m.
Naureda Llagami
TIRANË- Debate në Komisionin e Ligjeve mes kryetares së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit,&nbs...
Politike
13 Korrik 2022, 15:15
e.k
Dhurata Çupi
TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet një seancë dëgjimore për hartën e re Gjyqëso...
Politike
13 Korrik 2022, 15:10
e.k
Naureda Llagami
TIRANË-Komisioni Parlamentar i Ligjeve po zhvillon një diskutim në lidhje me hartënb e re Gjyqësore. Në Komis...
Politike
13 Korrik 2022, 14:47
d.a.
Maks Haxhia
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca dëgjimore për hartën e re gjyqësore ku pjesë e saj do të jen...
Politike
13 Korrik 2022, 14:46
e.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Në Komisionin e Ligjeve po zhvillohet një seancë dëgjimore për hartën e re Gjyqësore. G...
Politike
13 Korrik 2022, 14:41
d.a.
Fatmir Xhafaj
TIRANË- Ka filluar pak më parë seanca dëgjimore me kryetaren e KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë...
Politike
13 Korrik 2022, 14:02
k.m.
Edi Rama
BRUSKEL- Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë për mediat me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens ...
Politike
13 Korrik 2022, 13:41
e.k
Qytetari i shtrirë përtokë në Urgjencën e QSUT
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar një...
Politike
13 Korrik 2022, 13:37
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takim me Sekretarin e Përgjithshë...
Politike
13 Korrik 2022, 13:32
k.m.
Edi Rama dhe Jens Stoltenberg
BRUKSEL- Pas takimit me kryeministrin Edi Rama në selinë e NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stolten...