LIVE UPDATES
Politike

Rama vlerëson gatishmërinë e NATO-s për bazën e Porto Romanos: Të dialogojmë me Serbinë

Edi Rama tha gjithashtu se ndihet krenar që parlamenti shqiptar është ndër të parët që ka ratifikuar protokollin pro aderimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO.

13 Korrik 2022, 13:37 Nga k.m.
Rama vlerëson gatishmërinë e NATO-s për bazën e Porto
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg vlerësoi gatishmërinë e NATO-s për të vënë në funksion një bazë detare në Porto Romano. Në fjalën e tij, gjatë një konference për shtyp, ai tha gjithashtu se ndihet krenar që parlamenti shqiptar është ndër të parët që ka ratifikuar protokollin pro aderimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Shqipëria është krenare për rolin e saj në rajon.

"Nder që kthehem dhe kam mundësi të ndaj me ju opinione pas samitit që ishte moment historik në përgjigje ndaj rreziqeve. Duhet vazhdojmë bashkëbisedimin për detyrimet që kemi në Ballkanin Perëndimor, që të parandalojmë çdo përshkallëzim. Ne besojmë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që përfshin Serbinë, që nuk është pjesë e aleancës tonë por është pjesë e rajonit. Jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një. është e rëndësishmë që të diskutojmë bashkëbisedimin tonë për detyrime në Ballkanin Perëndimor, të ndalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në probleme për rajonin. Ne do vazhdojmë që të luajmë rolin në paqe, pajtim dhe koncepti i ri që sapo kemi miratuar thekson rolin e BP për NATO. është e rëndësishme që të vazhdohet dialogu me të gjitha vendet e BE, përfshirë Serbinë që është pjesë e rajonit. Edhe njëherë kam shansin t'ju them atë që kam përmendur në Samit. Nevojën për të konsideruar Kosovën. Në këndvështrimin tim modest, është e mençur që kjo të konsiderohet. E vlerësoj disponibilitetin tuaj. Duke vënë në dispozicin të NATO-s fjalën e fundit duke mundur që të ndërtohet sfida e kohës. E gjitha ndihmon të kthehesh me energji të plotë dhe të vazhdosh ti shërbesh kësaj aleance të shenjtë,"-tha Rama.

FJALA E PLOTË:

Është kënaqësi e madhe dhe po kështu një nder që kthehem këtu dhe që kam mundësinë të ndaj me ju disa opinione pas samitit të Madridit, i cili siç e theksuat, ishte vërtetë një moment historik për Aleancën Trans-atlantike në përgjigje ndaj rreziqeve të sigurisë europiane për shkak të luftës së qëllimtë të Rusisë e po kështu dhe me miratimin e vendimeve të rëndësishme për të transformuar dhe forcuar Aleancën dhe për të siguruar që NATO të vijojë të mbrojë paqen dhe të parandalojë konfliktin e të mbrojë popujt dhe vlerat e Aleancës. Nga ana tjetër, jam krenar që parlamenti shqiptar u bë një prej parlamenteve të para të vendeve aleate për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë, vetëm pak ditë pas nënshkrimit të tyre nga ambasadorët e vendeve aleate. Ne qëndrojmë me forcë në solidaritet të plotë me Ukrainën dhe sigurisht që është e padiskutueshme mbështetja jonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht, mbështetje që është më e palëkundur se kurrë. Nga ana tjetër, është e rëndësishme që ne të vazhdojmë bashkëbisedimin tonë përkundrejt situatës dhe po kështu edhe detyrimet që ne kemi në Ballkanin Perëndimor, që pikërisht të parandalojmë çdo përshkallëzim e të parandalojmë që çdo ndikim i keq të kthehet në problem për rajonin tonë. Në kapacitetin tonë si vend aleat dhe si vend kandidat për në BE, ne do vazhdojmë të luajmë rolin tonë tradicional, në mbështetje të paqes rajonale, pajtimit dhe sigurisht, stabilitetit. Ndërkohë që koncepti i ri strategjik që sapo kemi miratuar thekson rolin strategjik të Ballkanit Perëndimor për NATO-n, ne besojmë shumë se është tejet e rëndësishme që të vijojmë një dialog të përhershëm me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, e cila nuk është pjesë e aleancës sonë, por ende është pjesë e rajonit tonë. Nga ana tjetër, pata dhe njëherë shansin t’ju them atë që kam përmendur tashmë në Samit. Nevojën për të konsideruar përfshirjen e Kosovës në partneritetin për paqe edhe pse e dimë që ka disa kufizime politike nga disa aleatë dhe e dimë që ky është organizëm konsensual. Megjithatë, në kohët ku jetojmë, në këndvështrimin tim modest, është vërtetë e mençur që kjo të ri konsiderohet. Së fundmi në radhë, por jo nga rëndësia, e vlerësoj shumë disponibilitetin tuaj për të na kushtuar pak kohë në bisedën tonë për t’ju prezantuar ambicien tonë, për të shtuar një vlerë tjetër të rëndësishme në infrastrukturën dhe logjistikën e aleancës sonë, duke vënë në dispozicion të NATO-s një bazë të flotës detare të fjalës së fundit që do të jetë një vend që jo vetëm mund të ndërtojmë, por mund ta ndërtojmë duke patur parasysh sfidat e kohës sonë, nga ndryshimi i klimës, nga mbrojtja e mjedisit e gjithçka tjetër. Faleminderit shumë edhe për këtë dhe është përherë kënaqësi të kthehesh këtu dhe është gjithnjë e dobishme të kthehesh me energji të plota e të vazhdosh t’i shërbesh kësaj aleance të shenjtë

edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet