LIVE UPDATES
Politike

LSI: SPAK në provë për megaaferën e evazionit fiskal, Edi Rama ideatori i skemës së vjedhjes

Sipas LSI, SPAK ka në dorë të gjithë dokumentet e denoncimit të asaj që ata e quajnë afera e madhe e inceneratorëve.

13 Korrik 2022, 12:01 Nga k.m.
LSI: SPAK në provë për megaaferën e evazionit fiskal, Edi
Erisa Xhixho

TIRANË- Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho i kërkon Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. LSI i kërkon SPAK-ut që të veprojë për të vendosur përpara drejtësisë të gjithë aktorët e skemës kriminale të inceneratorëve që përdorën të gjallë dhe të vdekur për të vjedhur miliona euro. Sipas LSI, SPAK ka në dorë të gjithë dokumentet e denoncimit të asaj që ata e quajnë afera e madhe e inceneratorëve.

“SPAK në provë për mega-aferën e inceneratorëve, Edi Rama ideatori i skemës së vjedhjes,”-tha Erisa Xhixho.

Deklarata e plotë e nënkryetares së LSI, Erisa Xhixho

Të nderuar qytetarë,

Skandali i inceneratorëve i denoncuar me forcë nga LSI sa vjen e thellohet. Ai është shembëlltyra më e plotë e qeverisjes së vendit, është prova më e qartë e kapjes së qeverisë nga mafia e plehrave dhe e shndërrimit të qeverisë në shërbëtore të klaneve kriminale të korrupsionit. Kjo megaaferë ka përlyer emrin e njerëzve të pafajshëm e të pamundur, të cilët paratë që janë qarkulluar në emër të tyre nuk i kanë parë as në ëndërr. Ky grup i strukturuar kriminal që nuk kursen të gjallë as të vdekur nuk mund të ketë vepruar pa bekimin qeverisë Rama. • Janë 24 kompanitë fiktive me të cilat janë vjedhur plot 189 milionë dollarë, të cilat janë fonde publike.

• Ndërkohë, ne paguajmë çdo ditë 80 mijë dollarë për kontratat korruptive të Klodian Zotos, i cili ndodhet në kërkim. Por pavarësisht kësaj, të varfërit shtohen në Shqipëri, ku vetëm një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro, ku inceneratorët që nuk kanë djegur një gram të vetëm mbetje deri tani, u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro. Të varfërit sa vijnë e shtohen në vendin me çmimin më të lartë të naftës në rajon, të certifikuar nga bordi i zhvatjes. Të varfrit shtohen përditë në Shqipëri, ku qeveria injoron çdo nismë që do të lehtësonte sadopak barrën e krizës së çmimeve. Të varfrit shtohen përditë në Shqipërinë e miliona turistëve të huaj, ku vetë shqiptarët nuk ia lejojnë dot vetes as një javë pushime.

Të varfrit shtohen sepse nuk kanë pasur as kanë asnjë mbështetje financiare nga kjo qeveri, e cila i braktisi gjatë pandemisë, ndërsa bosët e inceneratorëve shpenzonin miliona euro për udhëtime jashtë vendit. Prioriteti i vetëm i kësaj qeverie janë një grusht njerëzish që pasurohen përditë në kurriz të qytetarëve të varfër. Sepse kjo është qeveria e përfituesve nga tenderat pa garë e nga koncesionet. Kjo është qeveria që bekon zhvatjen, evazionin dhe korrupsionin.

Edi Rama është ideatori dhe përgjegjësi kryesor i kësaj skemës kriminale të inceneratorëve. Vetëm me mbështetjen e tij mund të zbatohej një skemë e tillë grabitjeje. Qeveria e inceneratorëve, e cila vjedh qytetarët që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, duhet ndalur sot. SPAK ka në dorë dokumentet, provat dhe besimin tonë. Më shumë se kurrë, SPAK është sot në provë me megaaferën e 30 viteve, sepse askush nuk e pret drejtësinë as nga Edi Rama, as nga Erion Veliaj. Me reformën në drejtesi, që erdhi si vullnet i të gjithë politikës shqiptare, dhe si mbështetje e partnerëve tanë ndërkombëtarë, të cilët kanë vendosur fytyrën dhe integritetin e tyre në këtë sistem të ri. Prokuroria Speciale AntiKorrupsion dhe Gjykata Speciale, duhet të ngrihen në nivelin e kërkuar, për t’i treguar forcën e ligjit çdo zyrtari që prek financat publike, pavarësisht se me kë parti është ai. Drejtësia e re nuk duhet t’i lexojë ligjet, duke i shërbyer qeveritarëve, siç bënte drejtësia e vjetër, sepse ndryshe çdo investim që është bërë për drejtësinë e re barazohet me zero, por vetëm të garantojë mbizotërimin e ligjit mbi çdo gjë tjetër. SPAK duhet të nxjerrë para drejtësisë krerët e kësaj piramide abuzimi me pushtetin, pa rënë pre e intimidimit prej tij. SPAK duhet t’u tregojë sot shqiptarëve se drejtësia nuk njeh asnjë pushtet mbi veten!

Si nisi skandali me evazionin fiskal?

Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

lsi skandali me evazionin fiskal erisa xhixho

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës